Një vend arkeologjik që përpara 44 vjetëve po vazhdon të zbulojë fshehtësitë e veta. Bëhet fjalë për banesa nga shekulli i VI-të përpara Krishtit, të konsideruara si më mirë të ruajtura dhe me inventar më të pasur nga kjo epokë në Evropë. Ato janë gjetur gjatë vitit 1968 nga arkeologu Minço Dimitrov. Gjenden në qytetin e sotëm jugor bullgar Stara Zagora. Në vitet pas zbulimit të tyre u ndërtua një godinë e mbrojtur muze. Ky vend i lashtë është i përfshirë në listën me 100 Objektet Turistike Kombëtare të Bullgarisë dhe vizitohet nga shumë adhurues të lashtësisë, studiues dhe studentë.
Që të mund të tregohen përpara publikut të gjerë, gjetjet nga banesat e lashta në kohën e mëparshme janë konservuar nga një ekip zviceran dhe bullgar, por nuk janë studiuar plotësisht. Përpara rreth një muaji filloi një projekt i përkrahur nga ana financiare nga Bashkia Stara Zagora, qëllimi i të cilit është një publikim i ngjashëm shkencor për monumentin në gjuhën bullgare dhe angleze. Autor i tij do të jetë arkeologu Petër Kallçev, ndaj tekstit do të ketë fotografi, do të krijohet dhe një pasqyrim tre dimensionesh të godinës neolit. Një konsultat shkencor i projektit është historiani i njohur bullgar profesori Vasill Nikollov. Në procesin e studimit dhe të dokumentimit të gjetjeve arkelogjike ekipi zbulon rezultate jo tipike për një banesë me një kat.
© Foto: BGNES
“Në fakt, bëhet fjalë për 2 banesa të vogla, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 50 metra katrore – tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë prof. Nikollov. – Ato janë të ndarë me një mur. Del se, ato formojnë vetëm katin e poshtëm, kurse mbi të shtrihen mbeturinat nga një furë e madhe, depo për drithëra, një mulli prej guri për drithë. Të gjitha këto gjëra kanë qenë në katin e dytë. Dhe gjatë zjarrit, në të cilin është shkatërruar shtëpia, rreth vitit 5 800 përpara Krishtit, ato kanë rënë mbi katin e parë. Gjatë gërmimeve kjo nuk është vënë re, sepse ideja ka qenë që mbeturinat të përfshihen në një godinë të mbrojtur. Tani gjatë këtij dokumentimi të parë të ngjashëm, mund të interpretojë godinën e neolitit si dykatëshe. Kati i dytë ka qenë nga një sallë dhe ka përmbajtur të gjitha ato orendi, të cilat kanë qenë karakteristike për çdo një nga të dyja banesat në katin e parë. Faktikisht kjo është godinë, në të cilën ka 3 banesa të veçanta.”
Fakti se në çdo një prej tyre ka inventar të ngjashëm, jep bazë që arkeologët të supozojnë se në godinën e lashtë kanë jetuar 3 familje të veçanta. Është shumë e mundur që kjo banesë nga epoka e gurit të ketë qenë fisnore. Dhe në qoftë se ajo është ngritur mbi 50 metrat kuadrat, lartësia e saj bashkë me çatinë fare nuk janë për t’u nënvleftësuar – të paktën 7 metra. “Unë nuk njoh nga letërsia botërore një godinë të ngjashme nga kjo kohë – një shtëpi dykatëshe. Ka dhe disa mbeturina të zbuluara te ne në Traki nga shekulli i VI-të përpara erës së re, por për herë të parë këtu mund të flasim për një plan të plotë të një godine të tillë – ve në dukje Vasill Nikollov. Kështu që do të ishte mirë që në të ardhmen bashkia të organizojë rindërtimin e këtyre ndërtesave, mendoj se kjo do të jetë shumë interesante për vizitorët e qytetit”.
© Foto: BGNES
Sipas arkeologut ky monument është edhe një dëshmi tjetër se, Trakia përpara 8 mijë vjetëve ka qenë një nga qendrat e qytetërimit evropian. “Paraqitja e një konstruksioni kaq të ndërlikuar si kjo shtëpi dykatëshe në kontekstin e të dhënave të tjera për shtëpi dykatëshe nga periudha e neolitit në Traki shënohet logjikisht në përfytyrimin për një kulturë të pasur materiale dhe shpirtërore këtu gjatë shekullit të gjashtë – shënon prof. Nikollov. Kështu që asgjë të re në fakt, por një ripohim të kësaj të cilën e shkruajmë të paktën prej rreth 20 vjetëve, dhe ku dhe specialistët të huaj janë të bindur, e pikërisht – roli prijës i Trakisë në historinë e herët evropiane. Por në të gjitha rastet ky është një element i arkitekturës neolite nga shekulli i gjashtë në Traki.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..