Tashmë nuk ekzistojnë çezmat e vogla të qyteteve, pranë të cilave para 20 vjetësh bullgarët ndalonin, kur kishin etje. Sot qypat janë të thata dhe këto tërheqin vëmendje vetëm me vlerën e tyre arkitekturale ose sjellin emocione sentimentale. Kuptohet se të etur nuk kemi qenë.
Pamja e zakonshme që shihet është shishja e vogël me ujë, e cila mbajmë në dorë, duke bërë shëtitje, duke punuar në zyrë ose duke bërë ushtrime në palestër etj. Nëpër lokalet kamerieri na bën pyetje si e preferojmë ujin – të ngrohtë apo të ftohtë. Në vitrinat e dyqaneve mund të shihen shishe të vogla dhe të mëdha uji të rajoneve të ndryshme të vendit, të formës dhe të firmës së ndryshme. Teleshikuesit shijojnë ujin e freskët nëpërmjet publiciteteve të shumta të burimeve ujore, ku uji hidhet në gotat e kristalit, duke u dëgjuar tingujt e copave të vogla të akullit. Dietologët rekomandojnë të zëvendësohet uji mineral me atë me mineralizim të ulët, i cili pa problem konsumohet përditë.
© Foto: EPA/BGNES
Sot lëngu i rëndësishëm për ekzistencën e njeriut bëhet modë në mënyrën e shëndetshme të jetesës. Kohën e fundit paketimi i shisheve me ujë mineral u bë një biznes i vërtetë. Kryetarja e Asociacionit të Prodhuesve të Pijeve me gaz në Bullgari, znj. Zhana Veliçkova, e sqaron çështjen: “Bullgaria është shumë e pasur me burime ujore. Kemi mbi 240 burime të ujërave të pijshme minerale, debiti i të cilave është shumë i lartë – 3 100 litra në sekondë. A mund të imagjinoni për çfarë pasuri bëhet fjalë. Nëse mblidhet debiti gjatë natës, shifrat u afrohen 100 miliardëve në vit te konsumimi mesatar i ujërave botërore në vit rreth 45 miliardë. Për sa i përket listës së ujërave të BE-së, Bullgaria zë vendin e 10-të mes 31 ujërave të vendeve të tjera. Të parat janë Franca, Italia, Gjermania etj, të cilat kanë tradita 100-vjeçare. Gjithsesi vitet e fundit dega në Bullgari zhvillohet me tempe të shpjeta. Gjatë 1990-ës prodhimi i ujit në shishe ka qenë 70 milionë litra, ndërsa gjatë 2012-ës – rreth 655 milionë litra. Kjo do të thotë se bullgarët kanë filluar të përdorin në mënyrë të konsiderueshme uji në shishe qoftë ai mineral, qoftë ai i përditshëm, d.m.th. me mineralizim të ulët.”
Distributorët e ujit në shishe ndajnë tregun në dy pjesë – në të ngrohtë dhe në të ftohtë. “Tregu i ngrohtë” ka të bëjë me muajt e ngrohta të vitit. Kuptohet se atëherë shitjet dyfishohen se sa kur koha është e ftohtë. Kriza financiare botërore vitet e fundit ndikoi negativisht mbi prodhimin e ujit në shishe në vend. Sipas znj. Veliçkova konsumimi i kufizuar krijon pengesa për firmat që të bëjnë investime më të konsiderueshme. Bullgaria ende është me një hap prapa për sa i përket zhvillimit të këtij biznesi në shkallë botërore, megjithëse specialistët i kemi të mirë, siç pohon znj. Veliçkova.
© Foto: EPA/BGNES
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..