Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji në tryezën e bullgarëve

Foto: arkiv

Tashmë nuk ekzistojnë çezmat e vogla të qyteteve, pranë të cilave para 20 vjetësh bullgarët ndalonin, kur kishin etje. Sot qypat janë të thata dhe këto tërheqin vëmendje vetëm me vlerën e tyre arkitekturale ose sjellin emocione sentimentale. Kuptohet se të etur nuk kemi qenë.

Pamja e zakonshme që shihet është shishja e vogël me ujë, e cila mbajmë në dorë, duke bërë shëtitje, duke punuar në zyrë ose duke bërë ushtrime në palestër etj. Nëpër lokalet kamerieri na bën pyetje si e preferojmë ujin – të ngrohtë apo të ftohtë. Në vitrinat e dyqaneve mund të shihen shishe të vogla dhe të mëdha uji të rajoneve të ndryshme të vendit, të formës dhe të firmës së ndryshme. Teleshikuesit shijojnë ujin e freskët nëpërmjet publiciteteve të shumta të burimeve ujore, ku uji hidhet në gotat e kristalit, duke u dëgjuar tingujt e copave të vogla të akullit. Dietologët rekomandojnë të zëvendësohet uji mineral me atë me mineralizim të ulët, i cili pa problem konsumohet përditë.

© Foto: EPA/BGNES

Sot lëngu i rëndësishëm për ekzistencën e njeriut bëhet modë në mënyrën e shëndetshme të jetesës. Kohën e fundit paketimi i shisheve me ujë mineral u bë një biznes i vërtetë. Kryetarja e Asociacionit të Prodhuesve të Pijeve me gaz në Bullgari, znj. Zhana Veliçkova, e sqaron çështjen: “Bullgaria është shumë e pasur me burime ujore. Kemi mbi 240 burime të ujërave të pijshme minerale, debiti i të cilave është shumë i lartë – 3 100 litra në sekondë. A mund të imagjinoni për çfarë pasuri bëhet fjalë. Nëse mblidhet debiti gjatë natës, shifrat u afrohen 100 miliardëve në vit te konsumimi mesatar i ujërave botërore në vit rreth 45 miliardë. Për sa i përket listës së ujërave të BE-së, Bullgaria zë vendin e 10-të mes 31 ujërave të vendeve të tjera. Të parat janë Franca, Italia, Gjermania etj, të cilat kanë tradita 100-vjeçare. Gjithsesi vitet e fundit dega në Bullgari zhvillohet me tempe të shpjeta. Gjatë 1990-ës prodhimi i ujit në shishe ka qenë 70 milionë litra, ndërsa gjatë 2012-ës – rreth 655 milionë litra. Kjo do të thotë se bullgarët kanë filluar të përdorin në mënyrë të konsiderueshme uji në shishe qoftë ai mineral, qoftë ai i përditshëm, d.m.th. me mineralizim të ulët.”

Distributorët e ujit në shishe ndajnë tregun në dy pjesë – në të ngrohtë dhe në të ftohtë. “Tregu i ngrohtë” ka të bëjë me muajt e ngrohta të vitit. Kuptohet se atëherë shitjet dyfishohen se sa kur koha është e ftohtë. Kriza financiare botërore vitet e fundit ndikoi negativisht mbi prodhimin e ujit në shishe në vend. Sipas znj. Veliçkova konsumimi i kufizuar krijon pengesa për firmat që të bëjnë investime më të konsiderueshme. Bullgaria ende është me një hap prapa për sa i përket zhvillimit të këtij biznesi në shkallë botërore, megjithëse specialistët i kemi të mirë, siç pohon znj. Veliçkova.

© Foto: EPA/BGNES


“Mes të anëtarësuarve në Asociacionin e Prodhuesve të Pijeve me gaz në Bullgari ka edhe ekspertë dhe universitete – sqaron kryetarja znj. Veliçkova. – Ne përpiqemi të financojmë studentët më të mirë dhe kështu t’i tërheqin ata që të punojnë për ne. Për shkak të prodhimit dhe konsumimit të kufizuar u ul numri i të punësuarve në këtë sektor. Ka nevojë për përpjekje suplementare. Çështja e krijimit të një ambienti më të mitë për biznes gjithashtu na intereson shumë. Kemi për qëllim që sektori të ruajë aftësitë e veta për konkurrencë dhe të dalë në tregje të reja. Në të ardhmen parashikojmë të ndryshojmë pamjen e paketimit të shisheve.”

Vitin e kaluar uji me mineralizim të ulët, i mirë për konsumim të përditshëm, zuri rreth 5 për qind të tregut të ujërave minerale. Ekspertët parashikojnë ulje të konsumimit. Në këtë gjendje firmat orientohen ndaj prodhimit më të lirë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD