Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania franceze “Total” do të kërkojë naftë dhe gaz në ujërat bullgare të Detit të Zi

Foto: Архив
Gjiganti francez “Total” do të studiojë shelfin bullgar të Detit të Zi për shtresa të naftës dhe të gazit. Shpresa e Bullgarisë është se, në ujërat e thella të të ashtuquajturit bllok “Han Asparuh”, i cili gjendet në ujërat territoriale të Bullgarisë në afërsi me kufirin me Rumaninë, gjendet një depo gazi, si edhe pas 5 vjetëve do të bëhemi më të pavarur nga importi i lëndës.

Kompania franceze “Total” në konsorcium me OMV austriake dhe me spanjollen “Repsol” fituan konkursin e Ministrisë së ekonomisë, energjetikës dhe turizmit për studimin dhe nxjerrjen e gazit në depo. Ajo shtrihet mbi një sipërfaqe prej afro 15 mijë kilometra katrore, fillon nga qyteti Burgas dhe arrin deri te kufiri me Rumaninë. Shpresat për zbulimin e lëndës blu janë reale, sepse në të njëjtin vend, por në ujërat territoriale të Rumanisë, tanimë qenë të zbuluara shtresa të konsiderueshme të gazit natyror. Ministri i resorit Deljan Dobrev komentoi se, si ky fakt, ashtu edhe pjesëmarrja në konkursin e kompanive botërore në degë, japin bazë për optimizëm sa i përket potencialit të bllokut. Taksa e koncesionit, të cilën do ta marrë Bullgaria në varësi nga sasitë e fituara të naftës ose të gazit është midis 2 dhe 30 për qind. “Kemi bindje se depoja është e madhe, sepse në Rumaninë fqinje zbuluan rreth 80 miliardë metra kubike me gaz. Kjo në mënyrë drastike do të ulë çmimet e lëndës dhe do të ndihmojë gjatë zhvillimit të bisedimeve për blerjen e sasive të reja të gazit”, deklaroi nga ana e vet kryeministri Bojko Borisov. Ministri Dobrev shtoi se, në qoftë se edhe në depon bullgare zbulohen sasia të tilla, Bullgaria do të ketë gaz për 30 vjet.

Analizat e ekspertëve tregojnë për shtresa të konsiderueshme të naftës dhe të gazit në bllokun “Han Asparuh” në ujërat e thella të Detit të Zi. “Kurse nxjerrja e lëndës vendase në këtë moment është me 40 për qind më e lirë nga alternativa e importuar”, komenton ministri Dobrev. Bullgaria konsumon rreth 3 miliardë metra kubike gaz për vit, ku mezi 10-15 për qind janë nga nxjerrja vendore.

“Kompania jonë shpreson të zbulojë sasia të mëdha të gazit dhe naftës në rajonin e Bllokut “Han Asparuh” të cilat janë me potencial të lartë”, deklaroi zëvendëspresidenti i “Totalit” Mishell Borell. Bashkërisht me partnerët e vet, kompania ka përpunuar program për studimin e të gjithë territorit të bllokut. Afati është prej 5 vjetëve, kurse ka mundësi për zgjatje. Sipas Mishell Borelit më i rëndësishëm është studimi sizmik. “Për ne është simbolike se, blloku quhet “Han Asparuh” – në emër të themeluesit të shtetit bullgar “, shtoi akoma zëvendëspresidenti i firmës “Total”.

Kjo nuk është kompania e parë e madhe botërore ka projekte në territorin bullgar. Kompania britanike “Melrose” tanimë ka përvojë në fitimin e gazit natyror në Bullgari. Ajo është koncesionere e depos tanimë të shterur të gazit “Gallata”, kurse në këtë moment fiton gaz në “Kaliakra” dhe “Kavarna”. Këto dy depo sigurojnë rreth 15 për qind nga konsumi i lëndës blu në vend. Me këto sasi dhe depoja “Devenci”, ku pritet që shtresat të arrijnë 3 miliardë metra kubike, pjesa e fitimit vendas në Bullgari mund të arrijë deri më 30-35 për qind.

Shtresa e gazit në Detin e Zi konsiderohet si një nga më premtueset dhe vendi ynë ka shpresa të mëdha për të dëshmuar potencialin ekonomik të fitimit. Në qoftë se aty zbulohet lënda blu, kjo do t’i japë prioritet Bullgarisë në bisedimet e ardhshme me Kompaninë shtetërore ruse “Gazprom” si për uljen e çmimit të lëndës, ashtu dhe për gazsjellësin “Rryma Jugore”, i cili kalon përmes territorit tonë dhe do të furnizojë gazin rus për Evropën Qendrore. Përveç kësaj, Bullgaria do të bëhet më e pavarur nga gazi rus, i cili në këtë moment siguron përafërsisht 90 për qind nga konsumi në vend.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kolazh: Vergil Mitev
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD