Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Nesebër gjatë verës

Foto: imagesfrombulgaria.com

Nesebër është një prej vendpushimeve tona bregdetare, të cilat mund të lavdërohen me vizitues të rregullt çdo verë. Po të keni shëtitur një herë nëpër rrugicat me kalldrëm në pjesën e vjetër të qytetit dhe keni parë mbeturinat e vendbanimit të vjetër me emrin antik Mesemvria, nuk mund të mos dëshironi të ktheheni përsëri këtu. Nesebër ndodhet në pjesën jugore të bregdetit tonë pranë Detit të Zi.



Qyteti gëzon një klimë më të ngrohtë dhe përkatësisht stinë më të gjatë turistike në krahasim me pjesën veriore të bregdetit. Gjurmët e shumta historike të ruajtura deri më sot e bëjnë këtë vend një destinacion edhe më të kërkuar turistik. Në vitin 1956 Nesebër u shpall rezervat arkitekturor dhe arkeologjik, kurse nga viti 1983 monumentet kulturore të qytetit u regjistruan në listën e UNESKO-s për trashëgimi kulturore botërore.



Historia antike e këtij vendbanimi bregdetar e radhit ndër themeluesit e Organizatës së qyteteve të trashëgimisë botërore. Muzeu “Nesebëri i vjetër” disponon një prej koleksioneve më të pasura në këtë pjesë të vendit dhe vazhdimisht plotësohet me eksponate të reja. Që nga viti i kaluar këtu ndodhet dhe thesari i porsazbuluar i artë nga epoka bizantine.



Adhuruesit e artit teatral dhe muzikor gjithashtu nuk janë harruar. Pothuaj çdo ditë në skenën e Amfiteatrit mund të shihen interpretime të artistëve të stileve dhe gjinive më të ndryshme. Në qoftë se doni të shijoni dëfrimet më moderne, më pak se 30 km ndodhet qyteti më i madh në bregdetin tonë jugor Burgas. Edhe atje ka shumë befasime verore. Akoma më afër gjenden disa vendpushime të njohura bullgare. Për to na tregon Zllatin Çaushev – shef i degës “Nesebër-Trashëgimi botërore” në Bashkinë Nesebër:



“Qyteti Nesebër është pothuaj bashkuar me vendpushimet e afërta Sllënçev Brjag, Vllas dhe Ravda. Kjo është një hapësirë e madhe prej rreth 30 kilometrash – duke filluar nga Elenite e gjer tek Vllasi. Tërë bregdeti ofron përjetime shumë të këndshme në plazhe, lokale dhe restorante. Ka shumë dëfrime për më të vegjlit. Për ta kemi dy akuaparqe – njëri është në fillim të Nesebërit, kurse tjetri – në fund të vendpushimit Sllënçev Brjag – thotë z. Çaushev. – Kuptohet atraksionet janë të këndshme jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit e tyre. Brenda ka shumë argëtime, të cilët mund të provokojnë çdo një vizitues. Në të gjitha vendpushimet detare ofrohen specialitete peshku. Për herë të parë udhëtojnë kometa deri në Varna. Këto janë anijet më të shpejta detare, të cilat ishin ndaluar për një kohë të gjatë. Ato udhëtojnë edhe deri në Stamboll. Shëtitje me varka, me jahte, me anije më të vogla, me kometa – të gjitha këto dëfrime të këndshme gëzojnë turistët tanë. Vazhdojmë të ofrojmë edhe dëfrimet tashmë të njohura për turistët – si kërcimi me parashutë, shëtitja me avion mbi Nesebër, si dhe dëfrime më të ndryshme sportive dhe atraktive. Aktualisht qyteti është plotë turistë, por meqenëse tërë kjo hapësirë që nga Elenite deri në Vllas është shumë e madhe dhe disponon rreth 300 mijë shtretër askush nuk do të kthehet, do të ketë shtretër për të gjithë.”



Nesebëri është një qytet i preferuar nga pushuesit edhe për dy fytyrat e tij të ndryshme – pjesa e re dhe ajo e vjetër e qytetit ofrojnë përjetime interesante dhe të paharrueshme. Qyteti i vjetër ndodhet në një ishull të vogël, të lidhur me pjesën e re nëpërmjet një istmi të ngushtë të natyrshëm. Kalimi përgjatë istmit ofron një pamje shumë të bukur dhe romantike – një mulli i vjetër me erë, i cili tërheq turistët dhe është një prej vendeve më të preferuara për fotografi. Nuk është e rastit se sheshet e vogla prej guri në qendër të Qytetit të vjetër janë plot piktorë, që vizatojnë. Ata mund të shihen edhe në shkëmbinjtë afër detit dhe rreth shtëpive plotë histori. Shtëpitë e vjetra të Nesebërit, të cilat ruajnë arkitekturën e tyre specifike që prej shekujsh, zakonisht janë me një themel prej guri, mbi të cilin shihen korpuset e tyre prej druri. Disa prej banesave vendase bregdetare janë me ngjyrë të bardhë – ngjyra karakteristike për portet detare. Ato ngjajnë me pulëbardha, që janë ulur nëpër bregdet dhe janë në pritje të miqve të Nesebërit edhe këtë verë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: imagesfrombulgaria.com

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD

Maja Stançov Kamëk është një xhevahir në kurorën e Rodopeve Perëndimore - një eko-shteg i ri në bashkinë Llëki

Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..

botuar më 24-07-14 8.40.PD

#Buzlluxha: simboli komunist bullgar është bërë i famshëm në Instagram

Monumenti i braktisur në majën Buzlluxha është bërë i famshëm në Instagram, duke zënë vendin e 10-të në renditjen e ndërtesave të braktisura më të vizituara në botë. Të dhënat e kompanisë së sigurimeve Alan Boswell Group, e specializuar në..

botuar më 24-07-13 9.30.PD