Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë të Pirinit

Foto: BGNES

Çdo vit mijëra turistë i janë të nënshtruar magjisë të njërit prej maleve më të bukura bullgare – Pirin në Bullgarinë Jugperëndimore. Qytezat dhe fshatrat, e shpërndara në të dhe përreth, mahnitin me jetën autentike, kulturën dhe traditat. Kuzhina vendase propozon gjellëza nga më të ndryshmet, kurse përveç recetës kulinare, miqtë e kësaj krahine mund të marrin me vete dhe prodhime të zanatçinjve.

© Foto: BTA

Stina turistike e verës në Pirin dhe përreth është në kulm. Mali ka hapur prehrin e vet për të gjithë, kurse miqtë e tij do të mund të bëhen pjesë nga festimet e përvitshme “Ditë të Pirinit”, të cilët do të vazhdojnë deri në fund të vitit: “Viti 2012 është jubile për Parkun Kombëtar Pirin – ve në dukje Liljana Dekova, eksperte mbi veprimtarinë arsimuese pranë parkut. – Mbushen 50 vjet nga krijimi i territorit të mbrojtur dhe të gjitha veprimtaritë tona gjatë këtij viti i janë kushtuar jubileut, përfshi dhe festat tradicionale “Ditë të Pirinit”, të cilat ne i organizojmë për vit të 10 të radhës në partneritet me baskitë rreth parkut. Çdo vit formati i festave është i ndryshëm. Por qëllimi është i njëjtë – njohje të miqve me bukurinë e malit dhe një larmi të pasur prej pyjeve, llojeve bimore dhe shtazore, të ruajtur në territorin e parkut, tërheqjen e turistëve bullgarë dhe të huaj drejt skajeve të panjohura nga mali dhe vendet e populluara përreth. Pirinë është emër, i cili është i pranishëm në folklorin bullgar dhe këngët, të cilat i kushtohen malit, janë një pjesë e pandarë nga “Ditët e Pirinit”. Njerëzit, të cilët janë bërë një pjesë nga këto festime, ruajnë kujtime të shkëlqyera për zërat e interpretuesve popullor, për kostumet e tyre të larmishme, për shijen e verës dhe ushqimet vendase.”

© Foto: BTA

Parku “Pirin” është një nga 3 parqet kombëtare të Bullgarisë. Përfshin pjesën më të madhe nga territori i malit dhe është një vend i preferuar për ekologët dhe mbrojtësit e natyrës. Një pjesë nga “Ditët e Pirinit” janë kampet ekologjike të përvitshme arsimuese me nxënës nga vendi dhe nga jashtë. Festat e sivjetshme filluan me një tubim të madh turistik. Do të ketë dhe një vizitë me në partneritet me Bashkinë e Sandanskit, si edhe kalim nëpër itinerarin ndërkombëtar turistik E4, me pjesëmarrjen e shoqërive turistike nga baskitë pranë parkut:

© Foto: bg.wikipedia.org

“Po kështu dhe një iniciativë të madhe për pastrimin e itinerareve turistike malore me pjesëmarrjen e vullnetarëve nga i gjithë vendi – shton Liljana Dekova. – Do të organizohet dhe një shkollë e gjelbër ekologjike me pjesëmarrjen e të rinjve nga i gjithë vendi, anëtarë të organizatave të ndryshme ekologjike të rinisë. Kemi parashikuar dhe një ekspozitë udhëtuese “Pirin nga vështrimi i zogut” me fotografi të malit përmes stinëve të ndryshme.”

Parku Kombëtar “Pirin” është një nga territoret më interesante botanike në Bullgari. Në të ka një numër të madh llojesh bimore nën mbrojtjen e Ligjit për mbrojtjen e natyrës, disa prej tyre janë vendase, të tjerë endemite ballkanike. Një përfaqësues karakteristik i llojeve të mbrojtura bimore është edelvajsi (ylli alpin) i cili me kalimin e kohës është kthyer në simbol të Pirinit. Në territorin e Parkut kombëtar gjendet dhe një kureshtje tjetër natyrore – pisha e Bajkushevit, nga lloji pisha e zezë, e cila me moshën e vet prej mbi 1300 vjet është një nga pemët më të vjetra në Bullgari.

© Foto: bg.wikipedia.org

Pisha e Bajkushevit

Lloje të rralla dhe të mbrojtura ka dhe mes përfaqësuesve të botës shtazore, shtëpia e të cilave është mali. Një pjesë prej tyre janë të caktuar si kafshë, të cilët kanë nevojë prej masave të specializuara për mbrojtje dhe ruajtje. Mes tyre më i madh është numri i shpendëve: shqiponja e vogël, shqiponja e gjahut, shqiponja endacake, qukapikes me shpinë të bardhë e të tjera. Me një statut të veçantë po kështu është arusha dhe dhia malore. Ruajtja e të gjitha llojeve të kafshëve dhe të bimëve në Parkun kombëtar “Pirin” është rruga që mali të ruajë pamjen e vet dhe të mbrojë emrin e vet të “një mbrojtëse të njerëzve” siç e njohin vendasit. Të na rikujtoi për këtë jep shkak edhe një jubile tjetër i ardhshëm – 30 vjet nga përfshirja e parkut “Pirin” në listën e UNESKO-s si një pasuri botërore natyrore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD