Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skautë bullgarë dhe francezë bashkëpunuan në Rodopet

Foto: Klubi “Skaut i Rodopeve”

Kampet verore të fëmijëve në det ose dhe në mal janë një përjetim i paharruar. Kampe ekologjike, gjuhësore, sportive ose artistike... Ka për çdo shije dhe më dëfryese është kur në to marrin pjesë fëmijë nga shtetet e ndryshme.

Fëmijët nga Organizata e skautëve në fshatin e Rodopeve Pollkovnik Serafimovo pritën miq nga Franca. Bashkërisht, ata dëfryen dhe u njohën me jetesën e ndryshme, kulturën, folklorin dhe e gjithë kjo rreth ideve të parashtruara në Lëvizjen ndërkombëtare të skautëve – sinqeritet, përgjegjësi, gatishmëri për ndihmë të përbashkët dhe përkrahje. Skautët bullgarë dhe francezë u ndihmuan njerëzve të vetmuar dhe të sëmurë nga fshati, morën pjesë në spastrimin e malorit, hapësirës qendrore të fshatit dhe rreth kishës vendase... Gjatë kohës së qëndrimit të vet ata u shkëputën krejtësisht nga qytetërimi dhe fjetën në çadra në mal. Gatuan në zjarr, formuan një banjë të improvizuar, ku uji ngrohej nga dielli. Për skautët nuk ka një punë jo të këndshme, qëllimi është të mësohen të ndihmojnë dhe të shpëtojnë.

Disiplina e skautëve është pothuajse si ajo ushtarake. Kishim patrulla, të cilët në mbrëmje e ruanin kampin. Ditët fillonin me ushtrime gjimnastikore, kalonin në lojë, në stërvitje dhe punë, dhe përfundonin përpara zjarrit të madh të kampit, tregon nënkryetari Georgi Petkovski i cili pas pensionimit të tij themeloi klubin “Skaut i Rodopeve”. Zoti Petkovski është ish komandant i batalionit 101 Alpin, ka marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Irak dhe është mbajtës i dekoratës “Oficer i vitit” për vitin 2005. Në klubin e skautëve, të drejtuar nga vetë ai, marrin pjesë 30 fëmijë dhe rreth 15 të moshuar. Më të vegjlit janë “bobërçetata” (kastorët), sipas klasifikimit të skautëve dhe janë nga kopshti vendas i fëmijëve, kurse më të moshuarit e kanë kaluar moshën e 50 vjeçëve: “Na lidh dashuria ndaj natyrës, ndaj fillestares, mundësia të jemi bashkë, të këmbejmë përvojë, të edukojmë dhe të vendosim miqësia – thotë Gjeorgji Petkovski. – Për realizimin e këtij kampi, pyetja ishte drejtuar nga skautët francez deri tek Organizata qendrore e skautëve në Sofje. Ata na propozuan mikpritjen dhe për të na provuar si një klub më i ri i skautëve në vend. Mendoj se u paraqitëm mirë. Nga data 6 deri më 15 korrik bashkëpunuam dhe dëfryem. Kishte lojëra të ndryshme: veprimtari me një drejtim social, vizita në monumenteve dhe të muzeve vendase... Shikuam po kështu dy nga shpellat më të bukura në Bullgari.”



Kur qëllimi është i përbashkët, kurse parimet të njëjta, barriera gjuhësore nuk është problem. As dhe dallimi në moshë ose fakti se ku ke lindur. “Në mënyrë shumë interesante kaluan nata e talentit dhe dita e artit. Doli se, skautët jo vetëm që mund të gatuajnë shumë mirë dhe të punojnë, por dhe vallëzojnë, këndojnë dhe improvizojnë në batuta të ndryshme. Në mbrëmje rreth zjarrit të kampit skautët kënduan këngë dhe recituan vjersha. Në ditën e fundit u derdhën lot nga ndarja e ardhshme. U këmbyen suvenir dhe peshqeshe për kujtim. U formuan lidhje të qëndrueshme dhe kemi ftesë gjatë verës t’u shkojmë për vizitë miqve tanë francezë” përgjithësoi rezultatet nga kampi z. Petkovski.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga klubi “Skaut i Rodopeve”

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD