Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

In memoriam – Georgi Borisov

Emri i Georgi Borisovit do të mbetet në historinë e xhazit.
Foto: arkiv
Më 13 gusht u nda nga jeta Georgi Borisov. Ai është një prej muzikantëve më të njohur bullgarë të stilit xhaz, trombonist, kompozitor dhe autor orkestrimesh me autoritet të madh.

Georgi Borisov ka lindur më 6 gusht 1943 dhe ka mbaruar Shkollën muzikore në Plovdiv. Shfaqjet e tij profesionale janë lidhur me orkestrën e Ushtrisë popullore bullgare, orkestër kjo e cila është e njohur me emrin “Estrada e ushtrisë”, me dirigjent Kirill Donçev. Në vitin 1981 Georgi Borisov themeloi “Dinamit Bras Bend” – ky është formacioni, me të cilin ka punuar më shumë jashtë. Më vonë është lider i “Georgi Borisov Bend”. Me këto orkestra muzikanti realizoi një sërë projektesh, kushtuar emrave të mëdhenj të xhazit – Djuk Elingtën, Çarli Parkër, Hërbi Henkok, Glen Milër, Xhorxh Gershuin etj. Ka incizuar rreth 20 albume. Në vitin 1999 fitoi çmimin “Trëndafili i artë” për arritjet e tij në artin e varietesë, kurse në vitin 2003 mori çmimin “Lira e artë” për krijimtari të tërësishme.

Georgi Borisov nuk jepte intervista, nuk kërkonte zhurmën e mediave. Për të nuk do të gjeni shumë informacion në internet, por, patjetër, do të lexoni emrin e tij në enciklopeditë bullgare dhe në ato të huaja të muzikës xhaz.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD

Festivali i muzikës elektronike LOST in HILLS në Plovdiv

Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..

botuar më 24-06-08 3.15.PD