Bullgarët e pasur vazhdojnë të grumbullojnë para në depozitime bankare. Kështu për një vit milionerët kesh u rritën me 106 veta. Vetëm për 3 muajit e fundit numri i tyre u shtua me 40 veta. Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare për gjashtëmujorin e parë të vitit tregojnë, se depozitimet me më se 1 milion leva arritën afro 600. Çdo depozitim përmban mesatarisht nga 2.45 milion leva, ndërsa shuma e përgjithshme arrin 1.46 miliardë leva. Kështu paratë e bullgarëve të pasur janë më shumë se sa kursimet e shumta të popullsisë.
Kjo tendencë është një dëshmi, se depozitat vazhdojnë të preferohen nga bullgarët për kursimin e mjeteve, sepse në ato ditë të krizës u sigurojnë depozituesve një interes të lartë. Kështu vetëm për gjashtë muaji fitimi i bullgarëve nga kamatat arriti 662 milion leva. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare kjo është shuma e interesit, që bankat paguajnë për depozitat e shtetasve. Duhet të theksohet, ato mjete nuk tatohen. Sipas bankierëve të Bankës Popullore Bullgare kjo tendencë do të vazhdojë deri në fund të këtij viti. Krahas rritjes së numrit të milionerëve me depozitime, rritet edhe kuota e kursimeve nga 100 mijë deri në gjysmë milion leva. Ato depozita u rritën me 36 për qind për gjashtëmujorin e parë.
Çfarë është situata me kreditë?
Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare tregojnë, se bullgarët preferojnë të kursejnë dhe të fitojnë nga kamatat e depozitave, në vend të marrin kredi. Gjatë vitit të fundit kreditë e konsumatorëve u ulën me 1.2 për qind. Kreditë që kërkohen më shumë janë nga 25 deri në 30 mijë leva, gjë që tregon se bullgari nuk është i prirë të rrezikojë të marrë kredi të mëdha nga bankat. Kjo për arsye, se secili e bënë llogarinë, se ato para duhet të kthehen. Mirëpo, duke marrë parasysh të ardhurat e ulëta, kjo shndërrohet në një detyrë të vështirë. Brenda muajve të fundit vetëm një njeri, mori kredi konsumatori për më se një milion leva. Kështu numri i përgjithshëm i bullgarëve me kredi aq të larta u bë 110 veta. Për një viti numri i milionerëve me kredi u rrit, dhe shuma e përgjithshme e depozitave të tyre arriti 226 milion leva.
Biznesi gjithashtu ndjek tendencat e tregut. Gjatë viteve të fundit shumë nga paratë e firmave dhe ndërmarrjeve mbahen në bankat si depozitime të shtetasve, jo si mjete e kompanive. Shkaku për këtë, është se depozitat e njerëzve të zakonshëm kanë një interes më të lartë, se sa depozitat e firmave. Bankierët janë të mendimit, se milionerët e rinj me depozitime janë shefat e firmave, të cilët ridrejtuan mjetet e ndërmarrjeve te depozitime personale. Kjo për shkak të interesit më të lartë që sjellin ato lloje depozita. Pavarësisht nga ngecja e tregut, biznesi gjithashtu marr kredi për më se një milion leva. Është e vërtetë, se kreditë janë vetëm 22, por duke marrë parasysh prodhimin dhe konsumimin e kufizuar, ky është një hap i guximshëm. Tjetër është çështja për çfarë merren ato para, për zhvillimin e biznesit ose për ndonjë punë tjetër. Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare tregojnë, se vëllimi i përgjithshëm i kredive të firmave gjatë vitit të fundit u rrit me afro 4 për qind. Kreditë e kompanive kërkuara nga bankat janë të vogla, gjë që flet, se biznesi nuk ka nevojë për mjete. Në etapën e tanishme është e qartë, se investimet në prodhime të reja dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve janë në amulli, ndoshta në pritje të një situate më të mirë ekonomike.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...