Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjat sezoni turistik deri në fund të tetorit, bien çmimet

Deri në 50 për qind mund të bien çmimet pas muajit gusht, parashikojnë ekspertët.
Foto: Veneta Nikollova

Hotelierët dhe turoperatorët në Bullgari parashikojnë ta mbyllin sezonin turistik në fund të tetorit. Ka mundësi që pushimet sivjet të zgjatin një muaj më shumë se zakonisht. Kjo ide mbështetet në parashikimin e motit dhe temperaturat e favorshme për pushime.

Sezoni i shkurtër turistik, i cili në Bullgari zakonisht zgjat jo më shumë se tre muaj, është njëra nga arsyet që hotelierët vendas të mos nxjerrin fitime të mira dhe të mos gëzojnë qëndrimin e gjatë të turistëve. Vendpushimet detare në Bullgari bëhen plot e përlot që në mesin e qershorit, ndërsa në fund të gushtit shumica e turistëve është larguar. Mirëpo, kushtet e klimës në Bullgari favorizojnë një sezon turistik i cili të zgjatë nga muaji prill deri në tetor. Problemi është që turoperatorët nuk organizojnë pushime në muajt e parë të verës. Nga ana tjetër ata nuk e bëjnë këtë sepse çdo vit hotelierët vonojnë riparimet duke krijuat një kaos të vërtetë, kështu që turistët nuk parapëlqejnë të vijnë në vend. Përveç kësaj çmimet e paketave në fillim të verës nuk janë fare të favorshme në raport me ato që ofrojnë vendet fqinje si Turqia dhe Greqia. Mirëpo, nëse jeni të interesuar për ofertat gjatë shtatorit dhe nëntorit mund t’ju dalin paketa në gjysmë çmimi për natë, si dhe shumë propozime për zbavitje. Në përgjithësi të punësuarit në degë janë të kënaqur me verën 2012. Numri më i madh i turistëve të huaj në Detin e Zi është nga Rusia. Shumë rusë janë pronarë tokash në vend. Po ashtu vijnë mjaft turistë prej Rumanisë, të cilët parapëlqejnë të bëjnë pushime në pjesën veriore të bregdetit bullgar. Shqetësimet paraprake në lidhje me atentatin në Aeroportin e Burgasit gjatë korrikut ishin të kota dhe nuk u vërejt largim turistësh.

“Për sa i përket numrit të turistëve, ai mbetet siç e kishim parashikuar – shënon rritje prej 6-8 përqindësh, sqaron z. Bllagoj Ragin, shef i Asociacionit Bullgar të Hoteleve dhe Restoranteve. – Gjithsesi do të përpiqemi të ofrojmë turizëm kulturor dhe programe relaksuese spa, kështu që të zgjatë sezoni turistik. Jemi në pritje që të përfundojë ndërtimi i autostradave që turitët të lëvizin shpejt brenda vendit. Sidomos pensionistët nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Rusia kombinojnë pushimet detare me vizita nëpër vendin që të njihen me kulturën bullgare. Një pjesë e turistëve nga BE-ja vjen sipas programeve të ndryshme që janë me ulje çmimi, kështu që pushimet në Bullgari u dalin shumë të favorshme. Gjatë vjeshtës vendpushimet tona do të vizitohen nga njerëz që parapëlqejnë freskinë dhe qetësinë.”

Nga 30 deri në 50 për qind do të bien çmimet pas muajit gusht, parashikojnë ekspertët. Që të tërheqin turistë hotelet ne det do të ofrojnë falas banjën në pishinë, shezlongët, çadrat dhe paketat spa, po ashtu do të organizojnë ekskursione në vende turistike. Hiti i sivjetshëm janë paketat all inclusive në çmime mjaft të favorshme. P.sh. një natë përfshirë ushqimin dhe argëtimet mund të kushtojë nga 15 deri në 25 euro.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD