Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Izraeli forcojnë bashkëpunimin

Mbledhja e qeverive të Bullgarisë dhe të Izraelit në Jerusalem është vazhdim dhe rezultat i bisedimeve gjatë korrikut të vitit 2011 në Sofje.
Foto: BGNES
Më 11 shtator në Jerusalem do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Bullgarisë dhe Izraelit. Duke gjykuar nga rendi i ditës mund të bëhet konkluzioni, se bashkëpunimi midis dy vendeve po zhvillohet dhe po thellohet.

Theksat kryesorë të bisedimeve gjatë korrikut të vitit 2011 ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe turizmit. Atëherë midis dy qeverive u nënshkruan një Protokoll për ndryshimin e Marrëveshjes për Inkurajimin dhe Mbrojtjen Reciproke të Interesave dhe një Marrëveshje për Bashkëpunimin Dypalësh në Punën Kërkimor Shkencore në sektorin privat. Tani në Jerusalem do të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunim në fushën e teknologjive të informacionit dhe të komunikacioneve, në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë, në sferën e shkencës, kulturës dhe arsimit. Pritet të firmoset edhe një marrëveshje midis Ministrive të Punëve të Jashtme, e cila do të rregullojë rendin e punës së anëtarëve të familjeve në misionet diplomatike në territorin e Bullgarisë dhe Izraelit.

Mbledhja e përbashkët qeveritare do të mbahet vetëm një muaji e gjysmë pas atentatit në aeroportin e qytetit bullgar Burgas, në të cilin vdiqën pesë turistë izraelitë dhe një shtetas bullgar. Fakti i zhvillimit të kësaj mbledhjeje vjen të tregojë, se marrëdhëniet dypalëshe nuk u errësuan nga ky akt barbar, ndërsa rendi i ditës i mbledhjes qeveritare sugjeron, se dy vendet janë të vendosur fortë të forcojnë lidhjet tradicionalisht të mira.

Zhvillohen jo vetëm marrëdhëniet afariste, por edhe lidhjet njerëzore. Qeveritë e të dy shteteve parashikojnë të hartojnë një program të përbashkët për shënimin e përvjetorit të 70-të të shpëtimit të hebrenjve bullgarë nga kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, vjetor ky i cili do të mbushet gjatë vitit 2013.

Në kuadrin e mbledhjes pritet të diskutohen disa çështje aktuale ndërkombëtare, sidomos çështja me programin bërthamor të Iranit. Ministri i jashtëm Nikollaj Mlladenov komentoi, se pala bullgare do të mbrojë pozitën evropiane, rikonfirmuar në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve evropiane në Qipro, se problemi me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhet në kuadrin e bisedimeve.

Mbledhje të përbashkëta qeveritare Bullgaria zhvillon edhe me Turqinë, Greqinë dhe Rumaninë. Mirëpo, bënë përshtypje, se në Jerusalem për mbledhjen e përbashkët bullgaro-izraelite do të mbërrijnë më se gjysma e ministrave të kabinetit “Borisov” – ata të punëve të brendshme dhe të jashtme, të transportit, ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, të punës, të ambientit rrethues, të bujqësisë dhe të ushqimeve, të kulturës, të zhvillimit rajonal, të mbrojtjes, të shëndetësisë dhe të arsimit. Vet vetiu ky fakt tregon dëshirën e të dy palëve të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD