Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lojërat energjetike rreth Centralit Atomik Elektrik “Belene”

Foto: EPA/BGNES
Centrali Atomik Elektrik “Belene” prapë provokoi opinionin publik. Kësaj here në diskutimet u përfshin tri pushtetet. Shkaku për pasionet e nxehta u bë padia e kompanisë ruse “Atomstrojeksport” ndaj Bullgarisë për 1 miliard euro për ndërprerjen paraafatit të ndërtimit të centralit. Që gjatë vitit të kaluar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris u ngrit një padi për 58 milion euro. Mirëpo, shuma e re e vë Bullgarinë në shah. Përmasa e saj i është baras gjysmës së aktiveve të Kompanisë Kombëtare Elektrike.

“Miqësia e mirë do të thotë kontrata të mira për të dy palët – jo vëllazërisht, por baras”, kështu duke cituar proverbin e lashtë reagoi presidenti Rosen Plevneliev. Ai theksoi, se shteti është duke përgatitur vizitën e presidentit rus Vlladimir Putin në Bullgari. Dy palët kanë për t’u zhvilluar bisedime të rënda si për gazsjellësin rus “Rryma Jugore” dhe për projektin evropian “Nabuko”, ashtu edhe për Centralin Atomik Elektrik “Belene”. Pritet presidenti rus të mbërrijë në Bullgari më 9 nëntor. Në një takim me kryeministrin Bojko Borisov do të zgjidhen mosmarrëveshjet rreth kalimit të “Rrymës Jugore” përmes territorit të vendit. Bullgaria do të jetë vendi i parë i BE-së, i cili do të përfshihet në projektin rus të transportimit të gazit. Deri në mesin e muajit nëntor qeveria bullgare duhet të miratojë vendimin definitiv për investimet. Rusia shpejton, sepse për Moskën është me rëndësi të madhe të marrë pajtimin e Sofjes, që të startojë pjesën detare të projektit, tubacioni i të cilit del në territorin bullgar. Bullgaria gjithashtu pret lajme të mira, sepse do të nënshkruhen marrëveshje të reja për furnizimet e ardhshme të gazit rus për vendin.

“Jam me shpresë, se presidenti Putin nuk është në dijeni për vendimin e kompanisë ruse “Atomstrojeksport” për padinë për 1 miliard euro, sepse në rast të kundërt takimi më 9 nëntor nuk do të jetë i këndshëm aq miqësor nuk do të kalojë aq lehtë”. Kështu kryeministri Bojko Borisov i reagoi padisë së ngritur në Paris nga kompania ruse, zbatuese e projektit të centralit të dytë atomik. Ai theksoi, se Bullgaria plotëson të gjitha detyrimet, që rrjedhin nga kontrata. Zëvendës kryeministri Simeon Djankov u shpreh në mënyrë më të prerë, duke thënë, se padia e kompanisë ruse nuk do t’ia arrijë qëllimit. Sipas tij, kjo është një provë tipike ruse të kërcënimit. “Ne kemi treguar, se nuk trembemi nga rusët, as nga kompani të caktuara, as nga viganët energjetikë”. Kështu ministri i financave Simeon Djankov iu përgjigj palës ruse.

Deputetët reaguan në mënyrën tashmë të njohur. Pushtetarë dhe opozitë filluan t’i drejtojnë akuza njeri tjetrit kush është fajtor për nënshkrimin e kontratave të paleverdishme për Bullgarinë për ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik, kush e mban përgjegjësinë për pezullimin e projektit dhe për padinë e ngritur. “Përmasa e të gjitha abuzimeve të projektit arrin 1.5 miliard leva, para, të cilët do të ishin mjaftë për rritjen e të gjitha pensioneve me 20 për qind”, komentoi ministri i energjetikës Deljan Dobrev. Sipas tij një nga “dallaveret” e mëdha është, se kabineti i mëparshëm i shiti Rusisë një reaktor nga sheshi i Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Megjithëqë ai kushtonte 2 miliard euro, Bullgaria mori nga Rusia vetëm 78 milion euro. Ky reaktor sot punon në Centralin Atomik Elektrik në Kaliningrad. Në të njëjtën kohë vendi i porositi Rusisë dy blloqe të reja bërthamore. Lidhur me padinë e ngritur në Paris, ministri energjetik tha, se “të flitet për një shumë të tillë nuk është realiste. Bullgaria do të ngrijë një kundërpadi ndaj rusëve. “Punojmë me avokatët më të mirë, të cilët jo një herë kanë fituar gjyqin kundër kompanive të mëdha ruse” – kështu ministri Dobrev zbuti pasionet. Ai “hapi një çik dorën” e lojërave të mëdha politike me fjalët: “U morëm vesh në parim me kompaninë “Atomstrojeksport”, se nuk do të ketë proces gjyqësor”, por do të “kontraktojmë një ndarje miqësore pa gjyqin”.

Që nga viti 2006 e deri më sot Centrali Atomik Elektrik “Belene” gëlltiti 1.35 miliard leva nga buxheti shtetëror sipas marrëveshjes paraprake me rusët, pa të ishte arritur një kontratë. Akoma nuk ka informacion zyrtar sa do të kushtojnë dy reaktorët rusë që parashikohen për sheshin. Sipas ekspertëve, pasi ata nuk janë gati, Bullgaria duhet të paguajë akoma 130 milion leva, plus 25 milion leva për punimet e kryera në kuadrin e projektit. Mirëpo, kjo nuk bënë 1 miliard euro, shuma për të cilën Rusia na hodhi në gjyq. Në fakt kjo është shuma, të cilën Bullgaria duhet të paguajë në projektin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Ato para janë tepër për buxhetin e holluar të Bullgarisë, prandaj përgjigja e palës bullgare vonon. Mirëpo, trysnia e Rusisë është e madhe, sepse në fillim të vitit 2013 do të hyjë në fuqi politika e re energjetike e BE-së, e cila do të kufizojë strukturat e monopolistëve. Dhe në se realizimi i projektit do të vonojë, kjo mund të jetë fatale për gazsjellësin rus “Rryma Jugore”, i cili do të hyjë në BE-në përmes Bullgarisë. Prandaj disa deputetë dhe ekspertë energjetikë filluan të flasin për lojëra politike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët mbajnë në banka mbi 75 miliardë euro, po rriten edhe paratë nga emigracioni

Depozitat në banka për tremujorin e parë të vitit 2024 arritën shifrën rekord prej 75.4 miliardë euro (150 miliardë leva). Nga janari në mars, depozitat u rritën me 1.35 miliardë euro (2.7 miliardë leva) ose me 1.8%. Rritja është kryesisht për shkak..

botuar më 24-07-25 10.46.PD

Sofja do t'i kërkojë Komisionit Evropian ndryshime në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Qeveria e përkohshme e ngarkoi zëvendëskryeministren dhe ministre të financave Ljudmila Petkova që të paraqesë deri më 11 shtator një propozim për një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë sipas kapitullit REpowerEU. Kjo bëhet për të..

botuar më 24-07-18 12.01.MD
Pllamen Dimitrov

1315 euro është minimumi i jetesës për një familje me tre anëtarë për një muaj

Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon..

botuar më 24-07-17 10.56.PD