Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë humb dhe çfarë fiton Bullgaria në qoftë se heq dorë nga Eurozona

Foto: Архив
“Bullgaria është një nga vendet e pakta stabile për nga ana financiare në Bashkimin Evropian e cila ngriu për një kohë të papërcaktuar planet e veta për të hyrë në Eurozonë”. Kjo shkruhet në një artikull, kushtuar vendit tonë, në revistën e përditshme amerikane “Wall Street Journal”. Kryeministri Bojko Borisov dhe ministri i financave Simeon Djankov thonë në intervistat për botimin, se vendimi të lihen mbrapa planet për aderimin ndaj Eurozonës, që ishte një qëllim strategjik të disa qeverive, vjen si rezultat të kushteve keqësuese ekonomike dhe pasigurisë në rritje sa u përket perspektivave përpara Bashkimit Evropian. Ka dhe ndryshime në mendimin shoqëror në Bullgari, e cila hyn në vitin e vet të tretë të programit të ekonomive buxhetore. Bullgaria është vendi i radhës, i cili zhvillon një politikë të matur fiskale, entuziazmi i të cilës për euron u ftoh, shkruan “Wall Street Journal”, duke rikujtuar për Letonin dhe Lituaninë.

“Mendimi ynë dhe mendimi shoqëror ndryshuan. Pikërisht tani unë nuk shikoj asnjëfarë dobish nga hyrja në Eurozonë, por vetëm shpenzime – saktëson ministri i financave, z. Simeon Djankov në një intervistë për gazetën. – Shoqëria do që të dijë se cilin do të duhet të shpëtojmë, kur do të nderohemi? Është shumë e rrezikuar për ne, dhe përveç kësaj nuk është e sigurt se cilat janë rregullat dhe cilat do të jenë pas një ose dy vjetëve.” Kryeministri Borisov deklaroi se, më shumë shqetësohet nga forcimi i mosmarrëveshjeve në Eurozonë. “Jam i sigurt, se tani do të vërejmë një ndarje thelluese në Evropë, me qenë se shumë qeveri nuk janë gati të kapërcejnë vendimet e vështira, të cilat duhet t’i marrin. Evropa i përngjan një fëmije të përkëdhelur që nuk do që të vejë te dentisti, që të rregullojë dhëmbët e veta të prishur, pavarësisht se manipulacioni është i domosdoshëm – vuri në dukje kryeministri Bojko Borisovi. – Ky moment është vendimtar për Eurozonën dhe për Bashkimin Evropian.” Për koment mbi temën kërkuam mendimin e makroekonomistit nga kompania analizuese “Industry watch”, z. Llëçezar Bogdanov.

Pse qeveria bullgare përkohësisht e ngrin anëtarësimin për Eurozonën?

Llëçezar Bogdanov
“Sipas meje ky është një akt politik, i cili do që të tregojë se, Bullgaria ka nevojë nga një ndihmë direkte dhe në ndryshim nga vendet e tjera, të cilat janë në planin shpëtimtar, Bullgaria nuk është mes tyre. Baza tjetër është të ngrihet çmimi i anëtarësimit tonë të ardhshëm. Nuk duhet të harrojmë se në pamjen e sotme në Eurozonë supozohet dhe një angazhim mjaft serioz financiar për shpëtimin e vendeve të cilat kanë rënë në gjendje të rëndë. Është absurde që Bullgaria, si një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian, t’u japë paratë e taksapaguesit bullgar, i cili jeton p.sh me 400-500 euro rrogë mujore, që të shpëtohen vende, në të cilat rrogat janë trefish dhe katërfish më të larta, si Spanja ose Greqia për shembull, Kështu që, ky është një gjest, me të cilin të tregohet se, Bullgaria do të donte diçka në këmbim që të vazhdojë përgatitjen e vet aktive. Nuk ka situatë, në të cilën vendi ynë zyrtarisht të heqë dorë nga anëtarësia në Eurozonë. Kjo më tepër është një indikacion politik, se qeveria bullgare ka të drejtë të opinionit.”

Çfarë do të fitojë Bullgaria, në qoftë se hyn në Eurozonë?

“Bullgaria do të fitojë shumë, në qoftë se Eurozona rinovohet në pamjen e vet origjinale si një zonë e përbashkët me rregulla të fiksuara dhe një disiplinë makroekonomike – e tillë, siç qe ishte menduar në fund të viteve 90 gjatë respektimit të të gjitha kërkesave. Atëherë Bullgaria do të fitojë nga ky stabilitet, përkatësisht kjo do të thotë një prani më të lehtë deri te financimi, një siguri më të madhe në sistemin financiar, përqindje më të ulëta, një inflacion më të ulët. Ky është një vazhdim i zgjedhjes sonë ta lidhim levën bullgare ndaj markës gjermane. Ne fituam stabilitet nga kjo lidhje dhe një hyrje e ardhshme në Eurozonë, me kusht se ajo do të mbetet stabile, do të jetë me të vërtetë me dobi për Bullgarinë.”

Çfarë do të humbasë Bullgaria, në qoftë se nuk aderohet ndaj bashkimit valutor?

“Mendoj se, Bullgaria ka një variant afatgjatë, në të cilin të mund të aderohet ndaj bashkimit valutor, përveçse ai nuk kalon përmes një farë metamorfoze gjigante dhe nuk shpërbëhet. Ne kemi ndërmarrë këtë detyrim, kështu që herët ose vonë duhet të nderohemi. Pyetja është: më herët ose më vonë. Sipas meje humbjet janë, në qoftë se Eurozona rivendos besimin në vetvete dhe stabilitetin, kurse ne nuk jemi një pjesë prej saj. Atëherë humbasim potencialin për një besim më të lartë dhe shpenzime më të ulëta për financim, të cilat zakonisht janë të lidhura me një valutë stabile. Por kjo është me kusht, se Eurozona nuk shpërbëhet dhe nuk kthehet drejt mendimit të vet origjinal të jetë një valutë stabile dhe solide, e cila është e fokusuar mbi stabilitetin e çmimeve, dhe jo mbi inflacionin, shtypin e parave dhe shpëtimin e shteteve të falimentuara”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD