Në fund të verës vjen koha për të bërë lutenicë-mbase kjo është zajreja më e dashur dhe e preferuar nga të gjitha llojet të cilat i përgatit bullgari. E duan që të gjithë-që nga fëmijët e vegjël deri tek gjyshet dhe gjyshërit. E lyer mbi fetën e bukës, lutenica është shumë e shijshme për të ngrënë mëngjes. Ajo mund të jetë dhe një pjesë nga sallata aborti ose një garniturë ndaj gjelbrave të ndryshme. Me të bëhen dhe shumë alaminute-për shembull lutenicë me djathë ose me gjizë, me sallatë me fasule.
Recetat për përgatitjen e saj janë jashtëzakonisht të larmishme. Produktet bazë janë specat e kuqe dhe domatet, që aty e tutje me dëshirë mund të shtohen qepë, karota, kunguj, patëllxhanë, domate jeshile, bile dhe patate të ziera. Kurse merudhitë janë kripë, piper i zi, kimjon, majdanoz dhe pak sheqer-që tu shuaj thatësinë e domateve.
Të ndryshme janë dhe mënyrat për përgatitjen e lutenicës. Rregulli i vetëm , i cili zakonisht respektohet është se specat e kuqe duhet të jenë të pjekura, dhe jo të ziera-thjesht sepse bëhen më të shijshme. Në disa vende pjekin dhe domatet, por më shpesh ato bluhen-më mirë me makinën e mishit, e cila heq luspat dhe farat. Pas kësaj vihen në zjarr, derisa të shter uji dhe lëngu të trashet. Shtohen dhe merudhitë. Specat e pjekura dhe të spastruara po kështu bluhen dhe shtohen ndaj lëngut të domates. Në fund hedhet dhe pak vaj. Me këtë përzierje mbushen kavanozat, të cilat vihen për tu zier për rreth 10-15 minuta. Vihen në një vend të freskët.
Në qoftë se kalohet me mikser, lutenica bëhet në pure. Në fakt, në kohërat e socializmit kishte vetëm një lloj lutenicë e cila shitej-nën formën e puresë. Tani në dyqane mund të shikohen variante nga më të ndryshmet të saj: me copëra më të mëdha, me shtesë të patëllxhanëve, karotave, kungujve e kështu me radhë.
© Foto: phood-tales.com
Që ku vjen emri i lutenicës? Nga djegia e saj-ajo mund të djeg pak ose shumë, sipas shijes të krijuesve të saj. Të afërme me lutenicën janë të ashtuquajturat “apetitka”-këto janë sose të trasha me domate të grira dhe të bluara, ndaj të cilave shtohen speca të gjata rrogaçe , të prera në copëra të mëdha, sipas dëshirës mund të vihet dhe hudhër, dhe karotë të prerë në formë rrumbullake. Specat rrogaçe në fjalë të gjata dhe të kthyera si brinjë janë me një djegie të matur. Ky sos i shkëlqyer është shumë i përshtatshëm për spageti dhe për konsum me një bukë të ngrohtë-për ata të cilët e duan dhe e preferojnë kuzhinën pikante.
Por le të kthehemi drejt lutenicës. Në qoftë se mendoni se përgatitja e saj është një punë shumë e rëndë shtëpiake, keni gabim. Të bëhet lutenicë me të vërtetë nuk është e lehtë: pjekja dhe qërimi i specave, një përzierje e vazhdueshme, që të mos të digjet. Por, në qytetet e vogla dhe fshatrat bërja e saj është një përjetim i ndarë bashkë me komshinjtë. Këmbehen receta, provohet dhe produkti i fqinjëve. “Mamaja ime gatuan lutenicë pas pallatit...”-shkruan në një vjershë të tij poeti Gjeorgji Gospodinov. Dhe me të vërtetë, lutenica ka mbledhur ngjyrat, shijen dhe aromën e verës, që ti çojë në ditët e zymta të dimrit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..