Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

А do të ketë krizë gazi në Bullgari?

Skenari i keq nga dimri i vitit 2009 mund të përsëritet, sepse kompania shtetërore “Bulgargaz” nuk disponon mjaftë mjete, që të paguajë furnizimin e gazit rus dhe do të përdorë furnizimet e depos sonë të vetme të gazit në fshatin Çiren.
Foto: BGNES
Po fillojmë me një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i mirë është se prodhimi i gazit në vend do të mbulojë tashmë 25-30 për qind prej konsumimit të lëndës së kaltër në vend nga viti tjetër. Lajmi i keq është se tre vjet e gjysmë pas krizës së gazit në Bullgari, vendi ynë përsëri mund të ndeshet me mungesën e gazit natyror në mes të dimrit.

Pasi është gati fusha e re e gazit “Devenci”, deri në fund të vitit tjetër afro 30 për qind e konsumimit të lëndës së kaltër te ne do të prodhohet në vend. Fusha e gazit do të mirëmbahet nga kompania “Dajrekt Petroleum”, e cila është pronë e kompanisë amerikane “Transatlantik”. Sipas ministrit të ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Deljan Dobrev çmimet do të jenë me 30-40 për qind më të ulëta nga ato të gazit të importuar rus. Gjatë vitit 2015 priten rezultatet e para të studimeve në akuatorinë tonë të Detit të Zi. Përveç studimeve në ujërat e thella Bullgaria shpreson gjithashtu tek disa fusha gazi në pjesën veriore të vendit.

Skenari i keq nga dimri i vitit 2009 mund të përsëritet, sepse kompania shtetërore “Bulgargaz” nuk disponon mjaftë mjete, që të paguajë furnizimin e gazit rus dhe do të përdorë furnizimet e depos sonë të vetme të gazit në fshatin Çiren. Deri në fund të vitit nga atje do të përdoren sasi të mëdha të lëndës, kurse gjatë muajve të ftohtë të dimrit ajo do të mbetet gjysmë e zbrazët. Përveç kësaj furnizimet në depo janë më të ulëta në krahasim me 12 vitet e fundit, kurse ndërmarrja shtetërore ka grumbulluar borxhe me përmasë 150 mln euro. Megjithatë ka arsye për optimizëm, sepse më 9 nëntor të këtij viti “Bulgargaz” duhet të lidhë një kontratë të re, më të leverdishme, me kompaninë ruse “Gazprom”. Sipas informacionit jozyrtar Vladimir Putin mund të mbërrijë në Sofje për nënshkrimin e dokumentit.

Për fat të keq që vitin tjetër do të startojë lidhja e gazit me Rumaninë. Bullgaria e vuri fillimin e ndërtimit të segmentit prej 24 kilometrash në fundin e lumit Danub gjatë muajit gusht të këtij viti. Ndërkaq bisedimet me Turqinë mbi këtë çështje zhvillohen shumë ngadalë. Po diskutohet një variant, sipas të cilit një gazsjellës të përfshihet si pikëfillimi i projektit të përkrahur nga BE-ja “Nabuko”, i cili duhet të transportojë gazin e Detit Kaspik deri në Evropë përmes Bullgarisë. Lidhja me Turqinë do të ketë një kapacitet të dyanshëm, domethënë gazi do të transferohet edhe në dy drejtimet. Mirëpo Ankaraja deklaroi se Bullgaria nuk mund të shpresojë tek ajo për furnizimet e gazit, por mund të sigurojë lëndën nga tregu turk. Lidhja e gazit me Greqinë ende mbetet vetëm në dokument, sepse realizimi i saj faktik po vonohet. Planet janë që eksploatimi i saj të fillojë gjatë vitit 2014. Gazsjellësi po ndërtohet në një trase të re dhe kjo është një prej shkaqeve për vonimin e tij. Interkonektori me Serbinë fqinje ende është në proces studimi. Pritet që ai të jetë gati gjatë vitit 2014. Për këtë lidhje gazi ka akoma pesë trase të mundshme, kurse deri në fund të vitit pritet që të merret financim dhe nga fondet evropiane.

Ndërkohë u bë e qartë se “Bulgargaz” do të shtyjë me akoma një vit planet e tij për lidhjen e rrjetit të transferimit të gazit me ato të vendeve fqinje. Këtë e tregon plani i ri i kompanisë shtetërore për dhjetë vitet në vijim. Bullgaria do të investojë 650 mln. euro në infrastrukturën e saj të gazit për transportimin dhe ruajtjen e gazit natyror. Ndërkohë përgatitja e një plani të tillë është kërkesë e BE-së dhe e ligjit të ri për energjetikën. Vendi ynë do të investojë 117 mln euro bashkë me financimin nga BE-ja, që të paguajë segmentet bullgare të lidhjeve të gazit me Rumaninë, Greqinë, Turqinë dhe Serbinë. Gazsjellësit do të kenë një gjatësi prej 300 kilometrash dhe një kapacitet deri në 15 mlrd metra kubikë gazi. Përveç kësaj do të rritet dhe kapaciteti i depos së gazit në Çiren. Projekti do të kapë shumën 200 mln euro. Kështu Bullgaria do të mund të ruajë gazin në tërë vendin. Që të mos ketë krizë të re gazi, do të ndërtohet akoma një depo. Burimi i dytë i gazit për Bullgarinë do të jetë “Rryma Jugore”. Pritet që më 9 nëntor të merret vendim për ndërtimin e infrastrukturës dhe për caktimin e vendit, ku gazsjellësi rus do të hyjë në territorin bullgar.

Në përfundim mund të themi se shpresa e vetme mbetet prodhimi në vend, por tani për tani ai mbulon vetëm 15 për qind prej konsumimit në vend. Përqindja tjetër importohet nga Rusia.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD