Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qilimat e Kotelit – shprehje e kërkimeve shpirtërore të bullgares

Ekspozita “Qilimat dhe pëlhurat e vjetra të Kotelit” në Shkollën e vjetër të Gallatanit
Foto: ranica.eu

Prodhimi i qilimave është një zanat, i cili trashëgohet brez pas brezi dhe në Bullgari ka tradita të vjetra. Në vendin tonë ka disa shkolla, të cilat e përhapin këtë zanat. Më të njohurat prej tyre janë Shkolla e Çiprovos dhe ajo e Kotelit. Pikërisht në këto dy rajone prodhohen qilimat më cilësorë bullgarë, të cilët janë përhapur edhe në tregun botëror. Për fillimin e prodhimit të qilimave në Kotel ekzistojnë dy mendime. I pari është se zanati është transferuar nga Çiprovci pas një ngjarjeje tragjike – shuarja e kryengritjes kundër pushtetit osman në vitin 1688. I dyti është se teknika e prodhimit të qilimave është transferuar nga Gjeorgjia nëpërmjet kontakteve të tregtarëve të Kotelit. Të dhënat për historinë e qilimit të Kotelit janë të pakta për shkak të zjarrit në Kotel në vitin 1894, i cili asgjësoi pothuaj tërë qytetin. Për fat të mirë në fondin e Muzeut Etnografik janë ruajtur 34 qilima. Qilimi më i vjetër prej tyre është nga viti 1860.

© Foto: ranica.eu

Një nga sallat e muzeut në Shkollën e vjetër të Gallatanit

“Këta qilima bëjnë përshtypje të madhe me përpunimin e përsosur, me vitalitetin dhe harmoninë e ngjyrave – thotë Stefan Ivanov – drejtori i ekspozitës “Qilimat dhe pëlhurat e vjetra të Kotelit” në Shkollën e vjetër të Gallatanit. Qilimi i Kotelit paraqet shpirtin e pasur të gruas së Kotelit, e cila është njëkohësisht bashkëshorte, nënë dhe krijuese. Qyteti Kotel gjatë Rilindjes ishte qendër e shumë zejeve, të krijuara si rezultat i zhvillimit të rritjes së deleve. Është interesant fakti se meshkujt-çobanë kanë qenë në Dobruxha, gjersa gruaja-nënë ka qëndruar në Kotel. Ndërsa kontaktet e shumta tregtare të Kotelit me Lindjen, me tregjet e mëdha të Perandorisë Osmane kanë çuar në prodhimin e këtij qilimi të njohur. Ai është transferuar pikërisht nga Lindja dhe është një produkt shumë interesant artistik dhe tregtar.”

© Foto: ranica.eu


“Fuçillata”
Pikërisht nuhatjes artistike të gruas së Kotelit i detyrohen modelet e bukura të qilimit autentik të Kotelit me emra origjinalë. Kështu për shembull “Fuçillata” (“Balonat”) është një prej modeleve më të vjetra të qilimit, kurse emri i tij u detyrohet rombeve në qendër të qilimit, të cilat ngjajnë shumë me balona për fëmijë. Qilimi “Ogërlicite” (“Gjerdanet”) ngjan shumë me “Fuçillata”. Atje rombet janë rrethuar me vija zigzag. Modeli “Lëkurët e shalqirit” është me rozeta gjeometrike në fushën qendrore, të cilat ngjajnë me lëkurë shalqiri. Zakonisht ai mbushet me lesh, që është një element i përdorur në modelet më të vjetra.
“Lëkurët e shalqirit”

Kulmi në zhvillimin e prodhimit të qilimave të Kotelit gjatë shekullit të XIX-të janë qilimat “Këdrjavi zvezdi” (“Yje kaçurrele”) dhe “Surovaknicite” (shkop thane, i zbukuruar, i përdorur nga fëmijët për të prekur shpinën e njerëzve, kur dëshirojnë t’ju urojnë Vitin e Ri). Motive shumë të preferuara në qilimat e Kotelit janë fluturat, pulat e vogla, pemët e lulëzuar, të lidhura me pranverën dhe bagëtinë. Të gjitha këto elemente tregojnë nuhatjen estetike të gruas së Kotelit.

“Ka shumë qilima, të cilat janë fryt i dhimbjes, gëzimit, mënyrës së jetesës së gruas së Kotelit – vazhdon tregimin e vet Stefan Ivanov. Në buzët e qilimave ajo ka endur “K” – shkronjën e parë të emrit të Kotelit. Dëshira për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha turke është paraqitur nga gruaja e Kotelit me endjen e shpatave, kurse respekti ndaj krishterimit gratë e Kotelit e shprehin nëpërmjet shtambave të vogla dhe temjanicave, të përdorura në ritualet kishtare.”

© Foto: ranica.eu

Karakteristike për qilimin e Kotelit janë ngjyrat e pastelit, të cilat prodhohen nga bimë të ndryshme në Ballkan: “Në fund të shekullit të XIX gruaja e Kotelit i ka prodhuar vetë bojërat në laboratorin e natyrshëm në këtë krahinë – na tregon Stefan Ivanov. – Kështu për shembull ngjyrën e zezë ajo e ka prodhuar nga lëkura e bredhit, ngjyrën e verdhë – nga rrënjat e pelinit të egër, bojën e gjelbër - nga gjethet e mollës së egër etj. Pas zhvillimit të industrisë në shekullin XIX gratë e Kotelit kanë përdorur bojëra aniline. Është interesant fakti se të gjithë qilimat në fondin e Muzeut Etnografik, të cilët janë ngjyrosur me bojëra të “Yje kaçurrele”

natyrshme, janë ruajtur, gjersa ata me bojëra aniline janë dëmtuar nga koha dhe po vëzhgohet erozion. Në Muzeun Etnografik ka një qilim “Yje kaçurrele”, i cili është 136 vjeçar dhe u bën përshtypje vizituesve me bukurinë e tij. Gjatë socializmit prodhimi i qilimave në Kotel dhe në fshatrat e afërta u industrializua. Kishte një shkollë, e cila përgatiste endës. Për fat të keq pas mbylljes së Gjimnazit për arte figurative në Kotel në vitin 1980, ky zanat filloi dalëngadalë të harrohet. Ende ka gra – trashëgimtare të endëseve të njohura, të cilët endin në kushte shtëpiake qilima unikalë si ata në të kaluarën. Megjithatë ka rrezik që ky zanat të zhduket dhe të mbetet vetëm një kujtim i bukur për zhvillimin e zanateve gjatë epokës së Rilindjes dhe shekullit të kaluar.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD