Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katrin Llaljumier: Evropa ka nevojë nga një Rilindje të re

Foto: Maria Dimitrova-Pisho

Më 16 tetor Katrin Llaljumier e quajtur nga ish presidenti bullgar Zheljo Zhelev “nuna e demokracisë bullgare”, ishte përsëri në Bullgari, 20 vjet pas pranimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës. Sekretarja e atëhershme e përgjithshme e këtij institucioni më të vjetër evropian e gjen sot Bullgarinë shumë të ndryshuar.

“Për 20 vjet Bullgaria ka ecur shumë përpara – deklaroi ajo para Radio Bullgarisë. – Kur erdha këtu për herë të parë, isha e mahnitur nga vuajtja, e cila rridhte nga të gjitha anët. Tani shikoj një atmosferë fare tjetër, ndiej flladin e lirisë së rikthyer, më në veçanti nëpër fytyrat e të rinjve. Nuk them aspak se të gjitha çështjet janë zgjidhur. E di shumë mirë se ekzistojnë probleme serioze sociale, një pjesë jo e vogël prej njerëzve jetojnë në varfëri. Kurse për atë Evropë, të cilën që të gjithë e dëshirojmë, kjo është e papranueshme.”

Duke u kthyer ndaj takimit festiv në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje në lidhje me hyrjen e Bullgarisë në Këshillin e Evropës gjatë vitit 1992, zonja Llaljumier bëri një pohim: “Isha e mahnitur nga shpresa e madhe të cilën e shikoja në sytë e njerëzve. Kjo më emocionoi fort. Por në të njëjtën kohë ndjeva dhe frikë, e cila më shtrëngonte fytin. Thellë në vetvete e dija se rruga drejt lirisë dhe demokracisë do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Kisha frikë se këto shpresa të mëdha mund të mbeten të gënjyera. Sot shikoj përparimin e arritur dhe kjo e ngroh zemrën time.”

Më shumë se 20 vjet pas entuziazmit dhe shpresave të mëdha, të shkaktuar nga rënia e murit të Berlinit, Evropa po përjeton një krizë serioze: ekonomike, morale, sociale, politike – mendon luftëtarja e njohur franceze për Evropën e Bashkuar. Bashkimi Evropian dhe sot është në udhëkryq, thotë zonja Ljumier. Kriza botërore e cila e ka prekur ve në sprovë disa nga idetë dhe parimet bazë. A do të mbizotërojë refleksi mbrojtës secili të mbyllet në vetvete ose bashkësia do të gjejë forca të shkojë përpara drejt një integrimi më të madh? Për Katrin Llaljumier rrugëdalja e vetme realiste është që Bashkimi Evropian të forcojë proceset bashkuese, ku në të njëjtën kohë kthehet drejt vlerave pak të harruara bazë të bashkësisë.

“Mbyllja në vetvete, në bindjen e nacionalizmit, do të jetë një gabim i rëndë, do të jetë katastrofë për Evropën – paralajmëron Katrin Llaljumier. – Sepse një kthesë e tillë do të marrë me vete të gjitha arritjet tona – modelin tonë të rregullimit shoqëror, të mendimit, mënyrën tonë të jetesës, kulturën tonë me të gjitha anët e saj të mira si respektimi i të drejtave të njeriut, liri, drejtësi sociale, një mirëqenie të qëndrueshme. Përse e gjithë kjo të shkatërrohet? Sepse sot bota është shumë e ndryshuar dhe asnjë shtet, bile dhe Gjermania e fuqishme, nuk mund të mbrojë interesat e veta vet. Për herë të parë në historinë e Bashkimit Evropian, i cili akoma është forca më e madhe ekonomike dhe tregtare në botë është i drejtuar përpara sfidës të një tipi të ri, siç janë mbase ekonomitë të cilat zhvillohen jashtëzakonisht shpejt të vendeve të mëdha si Kina, India, Brazili. Kësaj sfide nuk mund t’i rezistojë asnjë shtet evropian veç e veç. Vetëm një Bashkim Evropian i reformuar edhe më i fortë është në gjendje të mbrojë interesat e popujve evropian. Kjo duhet të kuptohet shumë mirë dhe të përshtatet projekti evropian ndaj realiteteve të shekullit të XXI. Puna është e madhe.”

“Evropa ka nevojë nga një Rilindje të re”është e bindur drejtoresha e tanishme e “Shtëpisë së Evropës”, organizatë joqeveritare, e cila mund të jetë hallka lidhëse midis qytetarëve dhe Bashkimit Evropian. Euro-skepticizmi, dëshmitarë të rë cilit jemi, është i shkaktuar deri në një shkallë të madhe nga kriza, të cilën po e përjetojmë, më e thellë pas asaj të vitit 1929, thotë zonja Llaljumier. Por ajo është e shkaktuar jo nga ajo, të cilën e bëjnë institucionet evropiane, por nga ajo të cilën ato nuk e bëjnë, mendon ajo. Njerëzit presin që Bashkimi Evropian t’i mbrojë. Në fakt ata nuk e “duan më pak Evropën”, apo më shumë.

Sipas fjalëve të saj një nga shkaqet për pamjen e keqësuar të Bashkimit Evropian mes qytetarëve të zakonshëm janë 30 vjetët e fundit të tërheqjes pas ultra-liberalizimit ekonomik.
“Pamja e krijuar e Bashkimit Evropian është kryesisht ekonomike. Njerëzit e shikojnë si një treg të madh të lirë, një pamje të ftohtë materialiste pa shpirt, pa ngrohtësi. Shumë evropianë dënojnë liberalizimit e tepruar me de-rregullimin, gara për fitime gjithnjë e më të mëdha, dominimi financave mbi industrinë. Ulltra-liberalizmi i shkaktoi goditje të mëdha pamjes së Evropës në mendimin shoqëror. Për shumë njerëz ai u kthye në një dogmë të ftohtë, në amulli ndaj drejtësisë sociale dhe vlerave humane.

Zonja Llaljumier përshëndeti Dekoratën e Nobelit të marrë kohët e fundit për paqe nga Bashkimi Evropian të cilën e konsideron si krejtësisht të merituar. “Pas 30 vjetëve të një konkurrence të madhe, e cila në disa raste arrin deri në konflikte të mëdha, popujt evropian ndryshuan krejtësisht këtë paradigmë dhe pas vitit 1945 filluan të jetojnë në paqe dhe bashkëpunim”, nënvizon ajo. Ajo e ndërmerr dekoratën si një inkurajim drejt Evropës të vazhdojë nëpër rrugën e ndërmarrë, pavarësisht nga vështirësitë e mëdha dhe sfidat e kohës, në të cilën jetojmë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD