Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takime të së dielës

Musalla është maja më e lartë në Gadishullin e Ballkanit
Foto: arkiv

Po të klikoni AUDIO, nga programi, që do të dëgjoni do të njiheni me majën më të lartë, jo vetëm në Bullgari, por në mbarë Gadishullin Ballkanik. Kjo është maja Musalla e malit Rilla. Ngjitja e saj përbën një sfidë të vërtetë dhe një përjetim të paharrueshëm për çdo njeri. Për vit majën e pushtojnë nga 50 mijë bullgarë dhe të huaj. Musalla është pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë. Me lartësinë e tij prej 2925 metrash Musalla zërë vendin e gjashtë ndër pikat më të larta malore të botës. Musalla është maja jo vetëm më e lartë dhe më madhështore, por edhe më piktoreske në territorin jo vetëm të Bullgarisë, por edhe të mbarë Evropës Juglindore. Në se dëshironi të mësoni nga ku vjen prejardhja e emrit të majës, në se jeni kureshtar të dini, kur për herë të parë maja u pushtua gjatë dimrit, patjetër duhet të dëgjoni këtë program.

© Foto: arkiv

Stacioni Meteorologjik në majën Musalla

Nga programi “Takime të së dielës” do të mësoni edhe hollësi për Stacionin Meteorologjik në majën Musalla, i cili 80 vite siguron informacion për motin dhe grumbullon të dhëna për ndryshimin e klimës rajonale dhe globale. Ky stacion u ndërtua fund e krye me punë dhe mjete vullnetare të dhuruara nga bullgarët atdhedashës dhe nga mbreti Boris III. Stacioni i majës Musalla është në sistemin e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

© Foto: bg.wikipedia.org

Çezma e Vjetër, vepër e mjeshtrit bullgar Ustai Koljo Fiçeto, edhe më sot përbën interes si për bullgarët ashtu edhe për të huajit, që vijnë në Samokov gjatë të gjitha stinëve të vitit.

Një nga pikënisjet për majën Musalla është qyteti Samokov. Në fund të programit do të keni mundësi të njiheni me disa nga objektet interesante turistike në këtë vendbanim të lashtë. Kështu që në se do të klikoni AUDIO do të krijoji një përfytyrim relativisht të plotë për rajonin e malit Rila, që i përket majës Musalla.

Ju urojmë dëgjim të këndshëm!
По публикацията работи: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD