Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktorja Tatjana Llollova zbulon talentin e saj muzikor

Tatjana Llollova, e cila njihet me rolet e saj komike, është edhe këngëtare e mrekullueshme.
Foto: BGNES
Vitet e fundit Tatjana Llollova është pothuajse pa u ndërprerë në sheshin kinematografik. Dhe megjithëqë merr pjesë në disa filma televizivë, kjo nuk është pengesë për takimet e saj me publikun teatror. Bullgarët e njohin nga rolet e shumta komike të rikrijuara në skenë. Krahas talentit artistik ajo posedon edhe dhunti prej një këngëtareje të mrekullueshme.

Tatjana Llollova mbaroi Institutin e Lartë të Artit Teatror në klasën e profesorit Stefan Sërçaxhiev. Shfaqjet e para në skenë ishin që në vitet studentore. Karrierën e nisi në teatrin e qytetit Ruse. Në fund të vitit 1956 ishte artistja e parë, që u emërua në Teatrin e porsakrijuar Satirik në kryeqytet. Atje ajo rikrijoi role të ndryshme të paharrueshme. Në vitin 1978 Tatjana Llolova u transferua në teatrin “Sofje”. Krahas kësaj ajo është nga ata artistë, të cilët shpesh herë marrin pjesë në programet e Radios Kombëtare Bullgare, gjë që i sjell një popullaritet të madh. Tatjana Llolova ishte ndër artistët pjesëmarrës në Festivalin e Këngës Satirike “Zllatnija Kos” ose në përkthim “Mëllenja e Florinjtë”, të cilin Radioja Kombëtare Bullgare organizonte vite me radhë. Për këtë periudhë Tatjana Llolova kujton:
“Para vitesh, kur shefe e redaksisë “Humori, satira dhe argëtimi” pranë Radios ishte Katja Vodeniçarova, autorët e programeve humorisike vendosën, se artistët duhet të këndojnë. Ose të paktën disa prej tyre. Ata organizuan krijimin e këngëve të përshtatshme për artistët komikë, dhe angazhuan disa muzikantë dhe disa artistë, të cilët ta interpretojnë. Edhe unë isha ndër të zgjedhurit. I besova në forcat e veta në sajë të mjeshtrit Dimitër Vëllçev. Ai punonte në Teatrin Kombëtar të Operës, por ishte ndër bashkëpunëtorët më të respektuar të Radios Kombëtare Bullgare. Ai ishte edhe ndër krijuesit e këngëve, të cilët i interpretuan artistët. Mirëpo, kryesorja ishte, që ai u ndihmoi shumë artistëve të zbulojnë talentin e tyre muzikor. Para vite në teatrot e mëdha të kryeqytetit kishte edhe orkestra dhe kjo jepte një mundësi të madhe për pasurimin e shfaqjeve. Patëm fatin, se dirigjent i orkestrës së Teatrit Satirik ishte Mitko Vëllçev – një muzikant i përsosur, dhe një njeri shumë këmbëngulës. Kur punonte me mua, ai më inkurajonte të vazhdojë përderisa nuk do të arrijë rezultatin më të mirë. Në fakt kënga e parë, të cilën e incizova ishte i atij, dhe kjo ishte shumë kohë para Festivalit të Këngës Humoriste të Radios Kombëtare Bullgare.”

Megjithëqë është pothuajse 80 vjeçare Tatjana Llollova vazhdon karrierën aktive artistike. Ajo e shpjegon vitalitetin skenik ashtu: “Unë jam një njeri optimist. Si artiste respektoj disa të rregulla, që janë të detyrueshme për formën e mirë. Më frymëzojnë të gjithë, me të cilët komunikoj. Më pëlqej të bëjë shaka dhe është një përparësi për mua, se punoj kryesisht me njerëz, që në moshë janë më të rinj. Kontakti me ta më mbush me energji dhe vitalitet. Përpiqem t’u transmetoj kolegëve të rinj gjithçka, që mësova gjatë karrierës shumëvjeçare.”

Bashkëpunimi i artistes Tatjana Llollova me Radion Kombëtare Bullgare ka një histori të pasur dhe të gjatë: “Punova në redaksinë “Humori, satira, argëtimi” të radios. Krahas kësaj para mikrofonit kamë lexuar shumë tekste poetike. Vite me radhë isha drejtuese e një programi i redaksisë “Muzika Popullore”. Më pëlqen folklori bullgar, por nuk mund të interpretojë asnjë këngë popullore. Krahas kësaj mora pjesë edhe në emisionet e gjuhës franceze të Radio Bullgarisë. Kështu që Radioja Kombëtare Bullgare është një institucion, i cili ka rëndësi të madhe në jetën time.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD