Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

110 vjet nga lindja e shkrimtares Fani Popova-Mutafova

Sende, libra dhe dokumente të shkrimtares së njohur
Foto: libsofia.bg
Fani Popova-Mutafova

U mbushën 110 vjet nga lindja e Fani Popova-Mutafovës – shkrimtare dhe përkthyese e njohur bullgare. Ajo është ndër autoret tona më të mëdha në fushën e beletristikës historike. Bën përshtypje tetralogjia e saj “Mbretërit e dinastisë Asen”, e cila na çon në epokën e Mesjetës, në kohën e Mbretërisë së dytë bullgare. Fani Popova ka dhe disa vepra, kushtuar personaliteteve të shquara nga Rilindja bullgare, si enciklopedisti doktor Petër Beron dhe poeti-revolucionar Hristo Botev. Deri më 9 shtator 1944, kur në Bullgari u vendos pushteti prosovjetik, librat e saj ribotoheshin dhe gëzonin tirazhe të mëdha. Në vitin 1945 shkrimtarja u dënua për shovinizëm nga e ashtuquajtura “Gjykata Popullore”. U rehabilitua në vitin 1948, por në vitin 1950 përsëri filluan hetime kundër saj. U rikthye në tregun e librave që në vitin 1962.

Përvjetori i lindjes së shkrimtares u bë shkas për të folur me drejtoreshën e Muzeut Kombëtar të Letërsisë Katja Kuzmova-Zografova, historiane letrare. Si shpjegohet interesi i Fani Popova-Mutafovës ndaj së kaluarës bullgare – me prejardhjen e saj, me kohën, në të cilën ajo ka jetuar...?

Katja Kuzmova-Zografova“Ajo është bija e oficerit të guximshëm bullgar gjeneral Dobri Popov – heroi nga beteja e madhe për Edrenenë në Luftën e parë ballkanike (1912-1913). Deri në moshën 12 vjeç Fani Popova ka banuar në Itali, sepse i ati ka mësuar atje në Akademinë e shtabit të përgjithshëm në Torino. Atje shkrimtarja mësoi gjuhën e Dantes dhe Petrarkës dhe më vonë u bë një prej përkthyesve më të mirë të italishtes. Desha të nënvizoj një fakt pak të njohur nga biografia e saj krijuese. Në vitin 1962 ajo u ringjall si krijuese me librin e vogël “U pushtua Edreneja” – vepër e Fani Popovës dhe Georgi Diçevskit – një autor pak i njohur sot. Kështu qe Fani Popova ka qenë vërtetë shumë e pasionuar pas idealit kombëtar dhe ka rikrijuar edhe këtë kulm të vërtetë të mjeshtërisë ushtarake bullgare – pushtimin e Kështjellës së Edrenesë, e cila konsiderohej si e papushtueshme. Kuptohet, koha në të cilën ka jetuar Fani Popova gjithashtu ka luajtur një rol të konsiderueshëm për interesin e saj të madh ndaj historisë, sepse vitet 30 ishin koha e kërkimit të identitetit kombëtar. Nuk është e rastit se Fani Popova është themeluese dhe anëtare e organizatës shkencore “Hordhia bullgare”, në të cilën bashkëmendimtarë të entuziazmuar merreshin me rrënjat e origjinës bullgare – një temë shumë e vështirë, e cila gëzon interes të madh edhe sot e kësaj dite.”

Me sa romanet për dinastinë Asen janë historike në kuptimin e ngushtë të fjalës, me sa ato paraqitin vlerat universale të njeriut dhe karakteret njerëzore?

“Romanet e Fani Popovës mund të lexohen edhe si prova historike, domethënë nga ato mund të mësojmë të dhëna historike nga e kaluara jonë – thotë Katja Kuzmova-Zografova. – Ndërkaq, ato përbëjnë dhe një projektim të vlerave universale, sepse Fani Popova është një psikologe shumë e mirë. Nuk është e rastit se profesori i shquar në degën e studimeve bullgare Enriko Damjani thotë se Fani Popova si nënë dhe grua parqet në mënyrë gjeniale shpirtin e femrës. Kuptohet interesi i saj ndaj psikologjisë së udhëheqësit, siç është mbreti Joan Asen i dytë është i jashtëzakonshëm. Por unë jam e bindur se përshtypje më të madhe bëjnë protagonistet e saj në romanin “E bija e Kallojanit” dhe në tregimet e saj legjendare me titullin “Hijet e mëdha”. Ky libër është ribotuar pesë-gjashtë herë. Zakonisht Fani Popovën e akuzojnë se mbivlerëson rolin e udhëheqësve dhe mbretërve dhe nënvlerëson rolin e popullit. Por në fakt ajo është një autore shumë e balancuar.”

© Foto: libsofia.bg


Një shkrimtare tjetër e njohur bullgare e romaneve historike – profesoresha Vera Mutafçieva shkruan për qëndrimin idealist të Fani Popova-Mutafovës ndaj historisë bullgare, për atmosferën përrallore në romanet e saj. A është kjo markë e rezervuar e shkrimtares në prozën historike bullgare?

“Jo vetëm prof. Vera Mutafçieva, por edhe prof. Ivan Dujçev dhe prof. Mihaill Arnaudov – shkencëtarë me autoritet të madh dhe njohës të mëdhenj të historisë bullgare, e vënë theksin mbi talentin e saj të studiueses precize të fakteve dhe burimeve historike. Ajo ka studiuar të gjitha kronikat, në saje të gjuhëve të huaja, që zotëronte: latinishtja, frëngjishtja e vjetër, gjermanishtja, italishtja. Nga njëra anë ajo kishte për qëllim të paraqiste sa më saktë faktet historike. Nga ana tjetër Fani Popova dispononte vetinë e shkrimtarit të mirë – të rrëfejë në mënyrë interesante. Fani Popova-Mutafova është një evropiane e vërtetë – ajo ka bërë studime në Toronto, më vonë ka studiuar piano në Konservatorin e Munihut, i njeh nga afër kulturat dhe gjuhët e huaja. Ndërkohë, ajo njeh shkëlqyeshëm dhe gjuhën e saj amtare – bullgarishten.”

Sot Muzeu Kombëtar i Letërsisë disponon tërë arkivin e Fani Popova-Mutafovës – që nga fotografitë dhe të dhënat më të hershme e gjer tek faktet e pakëndshme të cilat na informojnë për fatin e saj të rëndë pas 9 shtatorit, kur u ndalua botimi i librave të shkrimtares. Ne, në Muzeun Kombëtar të Letërsisë, e duam Fani Popovën. Nuk është e rastit se ajo është një prej heronjve në librin tim “Bullgarja me shumë faqe”. Desha të përfitoj nga rasti dhe të ftoj të gjithë studiuesit e rinj për të vizituar fondet tona, ku është arkivi i Fani Popovës. Në të ka shumë fakte të pastudiuara. Për shembull në arkiv ruhet projekti dhe oferta ndaj shtëpisë së botimit “Rinia popullore” për sagën e saj të madhe “Lumi i madh”. Ky është një epos, i cili fillon që nga koha e trakëve dhe arrin deri më sot. Pjesa e parë titullohet “Vendi i shenjtë i Dionisit”, e dyta – “Shpërngulja e minatorëve”. Në qoftë se kishte interes ndaj krijimtarisë së Fani Popova-Mutafovës në ato kohëra të vështira pas 9 shtatorit, ndoshta ky dorëshkrim do të ishte botuar. Ka dhe një roman të papërfunduar – “Elena Dragash”, një libër, mbi të cilin ajo ka punuar në vazhdim të rreth dy dekadave. Elena Dragash është një princeshë bullgare dhe është perandoresha e fundit bizantine. Vërtet në këtë arkiv ka shumë drejtime të pastudiuara, ku jo vetëm mund të studiohet krijimtaria e Fani Popovës, por dhe të shihet fati i një shkrimtareje të talentuar bullgare, e cila ka koncepte historike, njohuri politike dhe nëpërmjet tyre të ndiqet tërë drama e intelektualit nga shekulli i XX-të.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD