Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liqenet e Smoljanit shërojnë dhe rinojnë

Foto: biodiversity.bg

Në rrëzë të malit Bukova (Malit të Ahut) që është pjesë e masivit të maleve Rodope, në afërsi të vendpushimit të njohur dimëror Pamporovo gjenden liqenet e bukura të Smoljanit. Duke u shtrinë në shpatën e majtë të luginës ku kalon lumi Çerna dhe nën majën Snezhanka, liqenet ndodhen pranë qytetit Smoljan. Dikur këto numëronin 12. Me kalimin e kohës për shkak a të pakujdesit të njeriut, a të fatkeqësive natyrore, liqenet mbetën 7 dhe një është kthyer në një liqen të vogël artificial. Ndonjëherë gjatë pranverës kur koha është me reshje disa nga liqenet sërish mbushen me ujë. Më pas kthehen në këneta dhe moçalishte. Mistike si malet Rodope, këto liqene ringjallin me ujërat e veta organizmat më të dobësuar dhe neutralizojnë rrezatimet e dëmshme.

© Foto: wikipedia.org

Pas tragjedisë në centralin bërthamor “Çernobill” në Ukrainë, pranë liqeneve të njohura që nga koha e lashtë me cilësitë e tyre kuruese, u bë një eksperiment me mineral uraniumi. Para se t’i afronte ngarkesa e dëmshme e transportuar me kamion rajonit të liqeneve, rrezatimet përreth u shtuan. Mirëpo, kur kamioni u vendos pranë Liqeneve të Smoljanit, rrezatimet u zhdukën. Specialisti Ivan Todorov, i cili prej vitesh studion cilësitë e ujit, e shpjegon këtë fakt kështu: “Mineralet dhe elementët rrezatues kanë një periudhë të gjysmë-shpërbërjes – sqaron ai. – Fakti se rrezatimet në një çast të caktuar janë të forta, ndërsa në tjetër – të dobëta, ka të bëjë me shpërbërjen e lëndëve dhe përhapjen e rrezatimeve. Mbase ka të bëjë edhe me liqenet. Uji në natyrë e ka cilësinë që të ndryshojë mjedisin dhe rrezatimet elektromagnetike, si dhe përqendrimin e joneve në ajër. Në një mjedis ku ka shumë jone negative të favorshme për njeriun dhe ku asimilohen rrezatimet, kjo mund të ndodhë. Janë bërë prova të këtilla në disa institucione të njohura shkencore, siç janë ai i Hulumtimeve Kozmike në Graz të Austrisë dhe Akademia e Shkencave Natyrore në Moskë. Në këto qendra u hulumtua se ujërat e pastra në natyrë mund të spastrojnë ato të ndotura. Mbase e njëjta gjë ndodh edhe në rajonin e Liqeneve të Smoljanit. Është krejtësisht e natyrshme që uji të spastrohet vetë. Duke kaluar prej një gjendjeje agregate në tjetër, uji vazhdimisht ndryshon strukturën e vet. Ai çlirohet nga informacionet dhe lëndët e ndryshme të mbledhura.”

Sipas fizikanit Georgi Kazaliev, i cili ka bërë hulumtime në rajon gjatë eksperimentit me mineralin e uraniumit, pranë Liqeneve të Smoljanit dominojnë flladet e malit – këto erëra ristrukturojnë dukuritë elektrike në atmosferë. Atëherë shkencëtarët kanë hulumtuar se gjendja më e përshtatshme atmosferike për njeriun është ajo nga 600 deri në 6000 jone negative në një centimetër kub. Numri i joneve ndryshon te orët e caktuara gjatë ditës dhe këto janë më shumë në mëngjes dhe në darkë.

© Foto: wikipedia.org


“Kur bie fjala te Liqenet e Smoljanit, mikroklima andej është unike. E keqja është se këto liqene zhduken dalëngadalë. Lartësia është nga 1200 deri në 1600 metra nën nivelin e detit dhe vendi është shumë i favorshëm për njeriun – tregon Ivan Todorov. – Në lartësi prej 1200 metrash gjendet i ashtuquajturi “kufi i borës”. Kjo është lartësia ku uji ndryshon në katër gjendjet agregate dhe spastrohet në mënyrë të natyrshme. Pa dyshim, natyra e bukur në rajon me pyje halore dhe gjetherënëse gjithashtu është një premisë. Mos harrojmë se në Bullgari ka sasi të konsiderueshme të tokave të mbjella natyrale me ah. Dihet se në pyjet e ahut uji buron vazhdimisht. Për fat të keq gjithnjë e më shpesh vërejë se depot e mallrave për ngrohje janë plot me ah. Prerja e pyjeve të ahut do të çojë në mungesën e kësaj pasurie të jashtëzakonshme në kohë kur uji do të fillojë të zhduket. Nuk është e rastit se në rajonin e Liqeneve të Smoljanit gjenden drurë shumëshekullorë të ahut, të cilave u janë vënë emrat “Froni e Euridikës” dhe “Lira e Orfeut”. Në rajon gjendet edhe njëri nga drurët më të vjetër të ahut në Bullgari. Ai është i llojit të nënës së ahut dhe e ka diametrin mbi katër metra e gjysmë. Gjëja kureshtare te këta drurë është se kur të zhvillohet ahu përreth tij fillojë të rritet një pyll i tërë. Çdokënd ku hasen drurë të këtillë, vendi konsiderohet si i shenjtë. Nuk është e rastit se drurët e ahut gjenden pikërisht në malet Rodope.”

Liqenet e Smoljanit tërheqin shumë turistë të cilët shkojnë për të çlodhur në natyrë. “Kur njeriu të gjetet në rajone të tilla, ai ndihet sikur ringjallet. Çlirohet nga frika, lodhja, stresi dhe emocionet negative të qytetit të madh. Të mos humbim bilancin me natyrën, sepse kohën e fundit shumë kënde shëruese të Bullgarisë u ndërtuan masivisht”, rekomandon Ivan Todorov.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD