Në rrëzë të malit Bukova (Malit të Ahut) që është pjesë e masivit të maleve Rodope, në afërsi të vendpushimit të njohur dimëror Pamporovo gjenden liqenet e bukura të Smoljanit. Duke u shtrinë në shpatën e majtë të luginës ku kalon lumi Çerna dhe nën majën Snezhanka, liqenet ndodhen pranë qytetit Smoljan. Dikur këto numëronin 12. Me kalimin e kohës për shkak a të pakujdesit të njeriut, a të fatkeqësive natyrore, liqenet mbetën 7 dhe një është kthyer në një liqen të vogël artificial. Ndonjëherë gjatë pranverës kur koha është me reshje disa nga liqenet sërish mbushen me ujë. Më pas kthehen në këneta dhe moçalishte. Mistike si malet Rodope, këto liqene ringjallin me ujërat e veta organizmat më të dobësuar dhe neutralizojnë rrezatimet e dëmshme.
© Foto: wikipedia.org
Pas tragjedisë në centralin bërthamor “Çernobill” në Ukrainë, pranë liqeneve të njohura që nga koha e lashtë me cilësitë e tyre kuruese, u bë një eksperiment me mineral uraniumi. Para se t’i afronte ngarkesa e dëmshme e transportuar me kamion rajonit të liqeneve, rrezatimet përreth u shtuan. Mirëpo, kur kamioni u vendos pranë Liqeneve të Smoljanit, rrezatimet u zhdukën. Specialisti Ivan Todorov, i cili prej vitesh studion cilësitë e ujit, e shpjegon këtë fakt kështu: “Mineralet dhe elementët rrezatues kanë një periudhë të gjysmë-shpërbërjes – sqaron ai. – Fakti se rrezatimet në një çast të caktuar janë të forta, ndërsa në tjetër – të dobëta, ka të bëjë me shpërbërjen e lëndëve dhe përhapjen e rrezatimeve. Mbase ka të bëjë edhe me liqenet. Uji në natyrë e ka cilësinë që të ndryshojë mjedisin dhe rrezatimet elektromagnetike, si dhe përqendrimin e joneve në ajër. Në një mjedis ku ka shumë jone negative të favorshme për njeriun dhe ku asimilohen rrezatimet, kjo mund të ndodhë. Janë bërë prova të këtilla në disa institucione të njohura shkencore, siç janë ai i Hulumtimeve Kozmike në Graz të Austrisë dhe Akademia e Shkencave Natyrore në Moskë. Në këto qendra u hulumtua se ujërat e pastra në natyrë mund të spastrojnë ato të ndotura. Mbase e njëjta gjë ndodh edhe në rajonin e Liqeneve të Smoljanit. Është krejtësisht e natyrshme që uji të spastrohet vetë. Duke kaluar prej një gjendjeje agregate në tjetër, uji vazhdimisht ndryshon strukturën e vet. Ai çlirohet nga informacionet dhe lëndët e ndryshme të mbledhura.”
Sipas fizikanit Georgi Kazaliev, i cili ka bërë hulumtime në rajon gjatë eksperimentit me mineralin e uraniumit, pranë Liqeneve të Smoljanit dominojnë flladet e malit – këto erëra ristrukturojnë dukuritë elektrike në atmosferë. Atëherë shkencëtarët kanë hulumtuar se gjendja më e përshtatshme atmosferike për njeriun është ajo nga 600 deri në 6000 jone negative në një centimetër kub. Numri i joneve ndryshon te orët e caktuara gjatë ditës dhe këto janë më shumë në mëngjes dhe në darkë.
© Foto: wikipedia.org
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..