© Foto: arkiv
Në vitin 1971 u rivendos organoja e Sallës “Bëllgaria”. Që kur ishte nxënës Velin Ilievi shfaqte interes ndaj kësaj vegle muzikore me përmasa të mëdha dhe me tinguj të kumbueshëm. Tepër e natyrshme ishte studimet e larta të vazhdojë pikërisht në këtë fushë me bursën e konservatorit në Bërno të Çekisë. Një ndikim të madh mbi formimin e tij si organist kishin pllakat e para të gramafonit me muzikën e kompozitorit më të njohur të organos Bah. Krahas kësaj pas mbarimit të studimeve të larta Velin Ilievi frekuentonte klasat e mjeshtërisë dhe specializoi në Gjermani, Zvicra dhe Francë te organistët më të njohur botërisht.
Gjatë vitit 1978 Velin Ilievi mori Diplomën Nderi të Konkursit të dytë Ndërkombëtar të Organos “Anton Brukner” në Linc të Austrisë. Që nga viti 1983 u bë pjesë e grupit të Filarmonisë së Sofjes, ku punon edhe më sot. Veprimtaria e tij konceptore ka për qëllim të mbajë gjallë interesin ndaj organos. Çdo sezon ai prezanton vepra të ndryshme dhe të larmishme.
Nëse dëshironi të dëgjoni ekzekutimet e këtij organisti të përsosur bullgar, klikoni AUDIO.
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit,..