Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kënga ime, dashuria ime” – radio historia e këngës zbavitëse bullgare – 2

Lili Ivanova – prima e muzikës zbavitëse bullgare
Foto: BGNES

Në mesin e viteve 60-të të shekullit XX estrada muzikore bullgare zhvillohej në mënyrë intensive. Ndërkaq në disa nivele – prezantim konceptor dhe mediatik, muzikë në lokale dhe restorante. Mund të shtojmë edhe interpretimet amatore dhe këndimin shtëpiak, gjë që në atë kohë ishte shumë e përhapur. Mungonte vetëm niveli më prestigjioz i festivaleve dhe i konkurseve. Mirëpo, edhe ky aktivitet nuk vonoi. Bashkimi Shtetëror Ekonomik “Turist” që ekzistonte në atë kohë, organizoi Festivalin e Këngës Bullgare të Estradës. Edicioni i parë i tij ishte gjatë korrikut të vitit 1965 në varietenë e pushimores “Sllënçev Brjag”. Vitin tjetër konkursi u organizua herën e dytë.

Sipas rregullave kënga më e mirë dekorohej me Çmimin e Madh “Orfeu i Artë”. Ideja për këtë emër dhe skulptura i përkisnin piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov. Mirëpo, festivali akoma mbante emrin “Këngë për bregdetin bullgar”.
Ishte e madhe larmia e këngëve, që prezantoheshin në konkurs. Shumë nga kompozimet dekoroheshin me çmimet e jurisë dhe të organizatave të ndryshme.

Gjatë vitit 1966 çmimi i parë nuk u dha. Çmimin e dytë e mori kënga “Kujtim për verën”. Ndjenja e dëfrimit provokohet nga muzika argëtuese e stilit çarlston dhe nga teksti i shkruar nga Zdravko Petrovi. Këtu është vendi të theksojmë edhe rumbën e gëzueshme “Deti më fton” nga Georgi Genkovi. Kjo këngë u dekorua me çmimin e Organizatës “Rodinaturist”. Me çmimin e Organizatës “Rodinaturist” u dallua edhe kënga “Dashuria ime e hallakatur” nga Tonço Rusevi në interpretim të këngëtares Margarita Dimitrova.

© Foto: arkiv

Kompozitori Tonço Rusev

Përsa i përket kujtesës kombëtare kulturore, në të nuk mbahen mend këngët e vallëzimit. Dëgjuesit bullgar sikur preferojnë muzikën më dramatike, më emociononte. Për shembull e tillë është kënga “Delfinët” nga Dimitër Vëllçevi, në interpretim të këngëtares Jordanka Hristova, e cila u dekoruar me çmimin e dytë.

Në kategorinë e baladave mund të radhitet edhe kënga e dekoruar me çmimin e tretë “Varka e bardhë” me kompozitor Angell Zaberski, në interpretim të këngëtares Lili Ivanova. Dhe sikur me interpretimin e kësaj kënge ylli i ardhshëm Lili Ivanova, gjeti stilin që më shumë iu përgjigjej zërit. Gjatë periudhës, për të cilin flasim, popullariteti i madh i këngëtares Lili Ivanova ishte fakt. Gërshetimi i talentit të saj të preokupojë dëgjuesit me aftësitë e përsosura prej kompozitori të Josif Cankovit – Jozhi, dhanë frytet e veta në fushën e muzikës zbavitëse. Kompozitori Razvigor Popov në librin e tij me memuare shkruan: “Jozhi në të vërtetë ishte mjeshtri më i madh i melodisë.” Rezultati i tandemit krijues Lili Ivanova – Josif Cankov në vitin 1966 ishte kënga “Deti i rinisë”, e cila u klasifikua në vendin e parë nga dëgjuesit. Prapë dëgjuesit e radios ishin ata, që e radhitën këngëtaren Lili Ivanova në vendin e parë ndër të gjithë interpretuesit bullgarë të asaj kohe.

Në përfundim të edicionit të dytë të radio historisë së këngës zbavitëse bullgare do t’i kushtojmë vëmendje edhe një kënge tjetër. Me origjinalitetin ajo përbën një dëshmi për ambiciet e mëdha krijuese të kompozitorëve të rinj në periudhën e zhvillimit të këngëve zbavitëse bullgare. “Balada për kambanat e qytetit Nesebar” nga Atanas Bojaxhievi sipas tekstit të krijuesit Bogomill Gudev u dekorua me çmimin special të Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë. Kjo vepër në fakt nuk i përket gjinisë argëtuese. Ajo është më tepër një tablo simfonike e lidhjeve midis njeriut dhe detit si një metaforë e konflikteve në jetën njerëzore. Kjo baladë është tepër prekëse, gjë që i detyrohet edhe interpretimit artistik të këngëtarit Kirill Semov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rozmari Statellova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD