Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës

Festivali u hap me koncert të mbretëreshës së muzikës fado Mariza
Foto: BGNES

Gjatë muajit dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje organizohet një festival kushtuar Vitit të Ri me pjesëmarrje të artistëve bullgarë dhe të huaj. “Kemi përgatitur një program të pasur dhe mjaft interesant. Do të dëgjohet si muzika klasike, ashtu edhe ajo etno. Festivalin e kemi hapur me këngëtaren portugeze me famë botërore Mariza, e cila interpreton në stilin fado”, tha z. Ivajllo Georgiev, kryetar i Këshillit të Drejtorëve të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ndër surprizat në kuadër të festivalit është koncerti i tenorit Hose Kareras.

“Ai është për herë të dytë në Bullgari, bëri të ditur z. Georgiev. – Më 10 dhjetor Hose Kareras do të japë koncert në Sallën 1. Tashmë të gjitha biletat janë shpërndarë. Ai do të interpretojë nën dirigjimin e David Jimenez-it. Aktualisht ky i fundit është njëri nga dirigjentët më të suksesshëm në botë. I ka kryer studimet në Akademinë Mbretërore në Londër. Filarmonia e Sofjes dhe Kori “Svetosllav Obretenov” do të shoqërojnë Hose Karerasin në interpretime. Programi i festivalit përbën një bilanc të artit bullgar dhe atij të huaj. Më 12 dhjetor në skenë do të ngjiten kërcimtarët e koreografes Neshka Robeva. Ata do të sjellin spektaklin e tyre të ri. Më 22 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të jepet koncerti i zakonshëm i korit të fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Themelues dhe udhëheqës i korit është akademiku Hristo Nedjallkov.”

© Foto: BGNES

Surprizat e Festivalit janë tenori Hose Kareras dhe këngëtarja spanjolle Concha Buika

Për herë të parë në Bullgari do të vijë Orkestra e Mocartit në Vjenë. Më 14 dhjetor 30 muzikantë të veshur me kostume karakteristike për fundin e shek. XVIII-të do ta prezantojnë Vjenën e periudhës së klasicizmit.
Deri tani një koncert ka dhënë këngëtarja spanjolle Concha Buika. Ajo ka lindur në Palma de Mallorca dhe me sukses bashkon stile të ndryshme si flamengo, xhaz etj.

© Foto: BGNES

Muzikë klasike nën dirigjimin e maestros Emill Tabakov do të tingëllojë në orët e para të Vitit të Ri

Kulmi i festivalit do të jetë në prag të Vitit të Ri – tha z. Ivajllo Gergiev. – Dirigjenti Emill Tabakov dhe Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do t’i ngjiten skenës së sallës 1, të shoqëruara nga Olga Mihajllova-Dinova dhe tenori nga Opera e Burgasit, Georgi Sulltanov. Të dy janë artistë, të cilët me sukses prezantojnë talentin e bullgarëve jashtë vendit. Programi i 1-janarit është përgatitur nga maestro Tabakov. Ndryshe nga vitet më parë, sivjet ai nuk zgjodhi vetëm një vend për sa i përket organizimit të aktivitetit. Siç duket nga vetë titulli i spektaklit simfonik – “Udhëtim nëpër Danub”, në koncert do të përfshihen disa kompozitorë nga vendet buzë shtratit të lumit të madh – Shubert, Bartok, Lehar etj.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD