Afro 30 milion veta vizitojnë shenjtëroret dhe kishat e mbarë botës, dhe kështu shndërrojnë pelegrinazhin në një industri fitimprurëse, me të ardhura nga 18 miliard dollarë amerikan për vit. Një pjesë e vogël prej këtyre pelegrinëve vizitojnë edhe Bullgarinë. Dhe megjithëqë vitet e fundit vendi evidenton rritja e numrit të këtyre udhëtimeve, ka çfarë tjetër të arrihet në këtë drejtim.
Pelegrinazhi ka të ardhmen e vet në Bullgari. I tillë është qëndrimi unik i specialistëve. Problemi është, se akoma nuk ka një vizion të saktë si duhet të duket dhe të zhvillohet ky sektor i turizmit. Krahas kësaj nuk ndërmerren edhe masa efektive për zhvillimin e tij. Në këtë sfond mund të themi, se vendi ka një pasuri të madhe tempujsh që datojnë nga epoka të ndryshme dhe artefakte të paçmueshme, që kanë të bëjnë me trashëgiminë fetare bullgare. Pikërisht ndaj këtyre objekteve përqendrohet interesi i disa prej miqve që vijnë në Bullgari. Mirëpo, doli, se mezi 1.8 për qind prej tyre vijnë për pelegrinazh. Dhe shkaku për këtë është mungesa e informacionit dhe organizimit të mirë. Kohët e fundit vendi u përfshi në projektin ndërkombëtar Recultivatur, orientuar pikërisht te zhvillimi i pelegrinazhit në Evropën Juglindore. Në kuadrin e këtij projekti në fillim të vitit 2013 do të krijohet një sajt me të dhëna për vendet, që janë më të përshtatshme për pelegrinazh tek ne. Kështu firmat turistike dhe turistët individualë, më lehtë do të krijojnë itineraret e pelegrinazhit në Bullgari. Pa diskutim, atraksion më të madh ndër pelegrinët përbën Manastiri i Rilës, që u themelua në shekullin X. Për vit ai vizitohet nga 780 mijë veta. Në vendin e dytë të klasifikimit është një objekt relativisht i ri i interesit të pelegrinëve – kjo është kisha “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në pushimoren bregdetare Sozopoll. Në të janë lipsanet e Shen Joan Pagëzorit, që u zbuluan në vitin 2010 tek ne. Vetëm gjatë verës së vitit 2011 kishën e vizituan më se 240 mijë turistë. Ndër të tjerët nuk është e domosdoshme, që njeriu të jetë besimtar, që të vlerësojë bukurinë dhe rëndësinë e kishave dhe manastireve ortodokse të shpërndara në të gjitha këndet e vendit. Në territorin e Bullgarisë ka më se 160 manastire, që ruajnë ikona të paçmueshme dhe sende kishtare. Ka mundësi të caktohen itinerare të ndryshme, që përfshijnë objekte nga krishterimi i hershëm, nga Mesjeta ose nga Rilindja Bullgare. Kështu që turistët kureshtarë kanë çfarë të shikojnë në Bullgari. Lidhur me këtë ekspertja Hristina Petrova nga Fondacioni “Hramët” shpjegon:
“Bullgaria është një vend, i cili përqendron në vet veten mundësi të mrekullueshme të pelegrinazhit. Për shembull rajoni i qytetit të Bullgarisë Jugperëndimore Mellnik është plotë objekte fetare, që tërheqin dhjetëra mijë pelegrinë. Më të vizituarit prej tyre janë Manastiri Rozhenski, kisha monument “Shën Petka Bëllgarska” në rajonin Rupite, fshatin Zllatolist, ku jetonte profetja Prepodobna Stojna. Një rajon tjetër tërheqës për zhvillimin e pelegrinazhit është ai i qytetit Asenovgrad, që njihet si Jerusalemi i Vogël me më se 40 kishat e vogla. I tillë është rajoni i qytetit Veliko Tërnovo me kishat mesjetare dhe dëshmitë e shumta për lulëzimin e kulturës gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare vitet 1185 – 1396.”
Një mënyrë jo tradicionale për njohjen e trashëgimisë kishtare është turizmi me biçikleta. Kjo ide është relativisht e re dhe realizohet në kuadrin e iniciativës “Të rilindim atmosferën e Malit të Shenjtë në rajonin e Sofjes”. Adhuruesit e pushimit aktiv, që dëshirojnë të zbulojnë arritjet shpirtërore, kanë mundësi të vizitojnë 40 manastiret afër kryeqytetit tonë të lashtë me biçikleta duke kaluar një itinerar special. Mirëpo, në Bullgari ka vende që meritojnë vëmendjen e turistëve, por rrallë herë hyjnë në itineraret e tyre paraprake. Të tilla janë Manastiret Ivanovski dhe Besarabovski në luginën e lumit Rusenski Lom dhe Manastirin Alaxha në bregdetin verior bullgar.
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..