Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itineraret fetare shtojnë mozaikun turistik të Bullgarisë

Bullgaria disponon me mundësi të mrekullueshme për pelegrinazh
Foto: Veneta Nikollova

Afro 30 milion veta vizitojnë shenjtëroret dhe kishat e mbarë botës, dhe kështu shndërrojnë pelegrinazhin në një industri fitimprurëse, me të ardhura nga 18 miliard dollarë amerikan për vit. Një pjesë e vogël prej këtyre pelegrinëve vizitojnë edhe Bullgarinë. Dhe megjithëqë vitet e fundit vendi evidenton rritja e numrit të këtyre udhëtimeve, ka çfarë tjetër të arrihet në këtë drejtim.

Në kuadrin e projektit Recultivatur do të krijohet një sajt me vendet e përshtatshme për pelegrinazh në Bullgari

Pelegrinazhi ka të ardhmen e vet në Bullgari. I tillë është qëndrimi unik i specialistëve. Problemi është, se akoma nuk ka një vizion të saktë si duhet të duket dhe të zhvillohet ky sektor i turizmit. Krahas kësaj nuk ndërmerren edhe masa efektive për zhvillimin e tij. Në këtë sfond mund të themi, se vendi ka një pasuri të madhe tempujsh që datojnë nga epoka të ndryshme dhe artefakte të paçmueshme, që kanë të bëjnë me trashëgiminë fetare bullgare. Pikërisht ndaj këtyre objekteve përqendrohet interesi i disa prej miqve që vijnë në Bullgari. Mirëpo, doli, se mezi 1.8 për qind prej tyre vijnë për pelegrinazh. Dhe shkaku për këtë është mungesa e informacionit dhe organizimit të mirë. Kohët e fundit vendi u përfshi në projektin ndërkombëtar Recultivatur, orientuar pikërisht te zhvillimi i pelegrinazhit në Evropën Juglindore. Në kuadrin e këtij projekti në fillim të vitit 2013 do të krijohet një sajt me të dhëna për vendet, që janë më të përshtatshme për pelegrinazh tek ne. Kështu firmat turistike dhe turistët individualë, më lehtë do të krijojnë itineraret e pelegrinazhit në Bullgari. Pa diskutim, atraksion më të madh ndër pelegrinët përbën Manastiri i Rilës, që u themelua në shekullin X. Për vit ai vizitohet nga 780 mijë veta. Në vendin e dytë të klasifikimit është një objekt relativisht i ri i interesit të pelegrinëve – kjo është kisha “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në pushimoren bregdetare Sozopoll. Në të janë lipsanet e Shen Joan Pagëzorit, që u zbuluan në vitin 2010 tek ne. Vetëm gjatë verës së vitit 2011 kishën e vizituan më se 240 mijë turistë. Ndër të tjerët nuk është e domosdoshme, që njeriu të jetë besimtar, që të vlerësojë bukurinë dhe rëndësinë e kishave dhe manastireve ortodokse të shpërndara në të gjitha këndet e vendit. Në territorin e Bullgarisë ka më se 160 manastire, që ruajnë ikona të paçmueshme dhe sende kishtare. Ka mundësi të caktohen itinerare të ndryshme, që përfshijnë objekte nga krishterimi i hershëm, nga Mesjeta ose nga Rilindja Bullgare. Kështu që turistët kureshtarë kanë çfarë të shikojnë në Bullgari. Lidhur me këtë ekspertja Hristina Petrova nga Fondacioni “Hramët” shpjegon:

Në rajonin e qytetit Asenovgrad, që njihet si Jerusalemi i Vogël, ka me më se 40 kisha

“Bullgaria është një vend, i cili përqendron në vet veten mundësi të mrekullueshme të pelegrinazhit. Për shembull rajoni i qytetit të Bullgarisë Jugperëndimore Mellnik është plotë objekte fetare, që tërheqin dhjetëra mijë pelegrinë. Më të vizituarit prej tyre janë Manastiri Rozhenski, kisha monument “Shën Petka Bëllgarska” në rajonin Rupite, fshatin Zllatolist, ku jetonte profetja Prepodobna Stojna. Një rajon tjetër tërheqës për zhvillimin e pelegrinazhit është ai i qytetit Asenovgrad, që njihet si Jerusalemi i Vogël me më se 40 kishat e vogla. I tillë është rajoni i qytetit Veliko Tërnovo me kishat mesjetare dhe dëshmitë e shumta për lulëzimin e kulturës gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare vitet 1185 – 1396.”

Një mënyrë jo tradicionale për njohjen e trashëgimisë kishtare është turizmi me biçikleta. Kjo ide është relativisht e re dhe realizohet në kuadrin e iniciativës “Të rilindim atmosferën e Malit të Shenjtë në rajonin e Sofjes”. Adhuruesit e pushimit aktiv, që dëshirojnë të zbulojnë arritjet shpirtërore, kanë mundësi të vizitojnë 40 manastiret afër kryeqytetit tonë të lashtë me biçikleta duke kaluar një itinerar special. Mirëpo, në Bullgari ka vende që meritojnë vëmendjen e turistëve, por rrallë herë hyjnë në itineraret e tyre paraprake. Të tilla janë Manastiret Ivanovski dhe Besarabovski në luginën e lumit Rusenski Lom dhe Manastirin Alaxha në bregdetin verior bullgar.

Në shumica prej tempujve ruhen artefakte të lidhura me trashëgimin fetar

“Ato objekte akoma nuk kanë një popullaritet aq të madh ndër turistët – shpjegon zonja Petrova. – Vizita e një manastiri shkëmbor gërsheton në vet veten elemente të përjetimeve ekstreme, lidhura me ngjitjen e shkallëve dhe krahas kësaj ushtron edhe një ndikim të fortë shpirtëror. Mendoj, se objekte të tilla mezi tani do të tërheqin turistët.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Nikollova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD