Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Spiridoni – çudibërës, mjekues, zanatçi

© Foto: pravoslavieto.com

Shën Spiridoni, kujtimi i të cilit respektohet më 12 dhjetor, jetonte në shekullin IV në ishullin Qipro. Që nga fëmijëria u bë bari dhe siç lexohet në jetëshkrim, ishte “me natyrë të thjeshtë, me zemër të përulur dhe me jetë plotë bamirësi”. Duke arritur moshën madhore ai u martua, por pak më pas mbeti vejan. Ja përse ai vendosi t’u kushtojë jetën atyre që kanë nevojë – ushqente të varfëritë dhe jetimët, strehonte njerëzit që kishin nevojë. Zoti i dhuroi atij talentin të mjekojë sëmundje të ndryshme në mënyrë çudibërëse. Kështu te ai filluan të vijnë të sëmurë nga vende të afërta dhe të largëta. Lavdia e tij u përhap anë e mbanë botës. Gjatë sundimit të perandorit Konstantin, Shën Spiridoni u emërua episkop i qytetit Trimitunt në ishullin Qipro. Megjithëqë zinte këtë post të lartë, shenjtori mbeti një njeri i thjeshtë, i përulur dhe i qetë. Ai vazhdonte t’u ndihmojë të gjithë atyre që kishin nevojë, punonte bashkë me njerëzit e zakonshëm në fushë dhe gjithnjë mbante me veten kërrabën e bariut dhe kësulën e thurur prej degëza të shelgut. Pikërisht me këtë kësulë filluan të rikrijojnë shenjtorin edhe në ikonat. Dalëngadalë ajo u shndërrua në një atribut të tij të dallueshëm, për më tepër, se vet emri i tij në greqishten do të thotë “shporrtë e rrumbullakët e punuar me thupra”.

Shën Spiridoni është një njeri tepër i respektuar në trojet bullgare, sidomos në rajonin e malit Rodopa të Bullgarisë Jugore. Sipas përfytyrimeve tradicionale ai mbron njerëzit nga puçrra, flluska, fshikëza. Prandaj kur është festa e tij më 12 dhjetor për shëndet gratë brumosin dhe shpërndajnë buka të ritit, të quajtura kulaçe. Në qytetin Asenovgrad, njerëzit besojnë, se Shën Spiridoni shëron sëmundjet e të dëgjuarit. Një legjendë tregon, se një herë u shpërfytyrua në gjymin e një njeriu, të cilin i dhembin veshët. Atëherë shenjtori e këshilloi të shkojë në kishën e vogël “Shën Spiridon” dhe atje të zhyt një copëz pambuku në kandilin që ishte para ikonës dhe të fshijë me të veshët. Njeriu plotësoi këshillin e shenjtorit dhe kështu u shërua. Prandaj njerëzit, që kanë probleme të ngjashme edhe më sot kërkojnë ndihmën e Shën Spiridonit në këtë kishë të vogël në qytetin Asenovgrad.

Përveç si mjekues, në përfytyrimet popullore Shën Spiridoni ekziston edhe si një zanatçi mbrojtës i zejtarisë. Ndoshta ky besim ka lidhje me një episod apokrif nga jetëshkrimi i tij. Që kur ishte episkop Shën Spiridoni mori pjesë në Tubimin I Ekumenik. Në të pjesëmarrësit deshën të dënojnë, herezinë e arianëve, e cila nuk pranonte idenë për Trininë e Shenjtë. Episkopët e tjerë, që dinin, se Shën Spiridoni nuk mësonte shkenca, u përpoqën, që ai të qëndrojë anas diskutimeve, që të mos bëjë ndonjë deklaratë të pasaktë. Mirëpo, ai papritmas në vend të sjell argumente, ai bëri një çudi. Mori një qeramidhe dhe e shtrëngoi në duart. Prej saj u derdhën copëza uji, ndërsa drejt qielli u ngritën disa flaka zjarri. Në pëllëmbën e tij shihej vetëm pluhuri i deltinës, prej së cilës ishte punuar qeramidha. Kështu shenjtori u tregoj të tjerëve çfarë do të thotë uniteti i Trinisë së Shenjtë. Për këtë ndodhi në jetën e shenjtorit, ai konsiderohet mbrojtës i tjegullarëve, poçarëve, punuesve të tullave, pra njerëzit, që shfrytëzojnë në punë zjarrin ose deltinën.

Të shumta janë legjendat, që përshkruajnë çuditë e Shën Spiridonit si zanatçi. Tregohet, se ai i pari u përpoq të punojë një enë prej deltine. Për një kohë të gjatë ai bëri prova të shumta, por pa të arrijë asnjë sukses dhe pa të bëjë asgjë. Deltina nuk iu nënshtrohej dëshirës të bëjë ndonjë enë. Atëherë shenjtori filloj të çajë dhe lotët filluan të lagin deltinën. Papritmas prova e radhës u kurorëzua me sukses, dhe atëherë Shën Spiridoni zbuloi, se që të punohet një enë prej deltine, është e domosdoshme të shfrytëzojë ujë. Kështu ai bëri enën e parë dhe prandaj konsiderohet, se është mbrojtës i vorbarëve. Sipas një legjende tjetër, Shën Spiridoni shumë gjatë bëri përpjekje të kallajisë kazanin e punuar prej tij. Shejtani, i cili qëndronte pranë, vetëm e shikonte dhe e bënte shaka me të. Mirëpo, kur e gënjyen dreqin, se shenjtori arriti të kallajisë kazanin, ai pyeti kush e zbuloi sekretin se për kallajisjen është i domosdoshëm nishadër. Në këtë mënyrë u zbulua sekreti i kallajisjes.

Në disa rajone të vendit Shën Spiridon respektohet edhe si këpucëtarë dhe patron i këpucëtarëve. Tregohet, se një herë ai nisi një rrugë të gjatë dhe qëndroi të kalojë natën në një han. Gjatë natës disa njerëz të keq prenë kokën e gomarit me të cilin udhëtonte shenjtori, që t’i pengojnë atij të arrijë qëllimin. Mirëpo, duke u gdhirë shenjtori u zgjua dhe shkoi te kafsha. Ai e ngjiti kokën e gomarit me zamkën dhe kafsha u ringjall. Pas kësaj çudie ata njerëz të keq kërkuan ndjesë prej tij. Pamja e Shën Spiridonit si këpucëtarë u rikrijua edhe në tregimin e mrekullueshëm të shkrimtarit bullgar Elin Pelin. “Sytë e Shën Spiridonit”. Mjeshtri i ri këpucëtarë u josh nga pamja e bukur e këmbës së një gruaje, e cila erdhi te ai të porosisë këpucë. Që të shpëtohet nga pamja e kësaj këmbe, e cila e persekutonte atë ditë e net, ai shpuri sytë, që të mos jetë më i joshur. Mirëpo, megjithatë pamja e këmbëve të bukura vazhdojë të persekutojë këpucëtarin dhe kështu ai zbuloi, se joshja nuk është në sytë, por në shpirt. I prekur nga vuajtjet e tij, Zoti i ktheu syrin, ndërsa njerëzit e njohën Shenjtor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Vihra Baeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD
D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD