Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra e zanateve bashkon qytetet Nesebër dhe Edrene

Në hapjen e qendrës në Nesebër u paraqitën zanate tradicionale turke
Foto: Архив

Tradita shekullore të ruajtura të gjalla deri më sot, do të ndërtojnë një urë dhe do të afirmojnë lidhjet e mira fqinjësore mes një nga vendpushimet detare bullgare Nesebër dhe qytetit turk Edrene. Mjeshtër të shkëlqyer nga të dyja anët e kufirit do t’i njohin kureshtarët me traditat e zanatit të vet, do t’i paraqesin krijimet e veta përpara publikut të gjerë dhe do të këmbejnë përvojë midis tyre.

Kjo ndodhet në sajë të projektit “Qendër demonstrative të zanateve në Nesebër dhe Edrene”, që Bashkia e qytetit Nesebër e ka mbrojtur gjatë vitit të kaluar. Ai është me vlerë afro 600 000 euro dhe realizohet në kuadër të Programit për Bashkëpunim transkufitar Bullgari-Turqi, të bashkëfinancuar nga instrumenti për ndihmë paraaderuese. Kohët e fundit hapi dyer edhe vetë qendra. Një godinë e vjetër dhe e braktisur me dy kate në qytetin Nesebër, e cila dikur ka qenë spital, u kthye në një vend modern me ofise, sallë për arsim dhe një sallë e madhe shumëfunksionuese për ekspozita dhe konferenca.

“Për ne ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të krijojmë këtë qendër, sepse prioritet i bashkisë është pjesëmarrja në projektet e ndryshme evropiane, të cilat të ndihmojnë iniciativat në politikën tonë kulturore. – thotë Galina Babeva, shefe e degës “Drejtim të projekteve evropiane” pranë Bashkisë. – Kurse ky është një projekt i tillë, i cili do të pasurojë programin tonë kulturor dhe do t’u japë mundësi të gjithëve, të cilët punojnë në sferën e zanateve, të paraqiten dhe të saktësojnë kontakte me kolegët e vet.”

Pritjet e pushtetit vendas janë se Qendra e Zanateve të kthehet në një vend tërheqës për turistët tanë dhe të huaj, të cilët kanë vendosur të zgjerojnë pushimin e vet. Hapja është shoqëruar me paraqitjen e ekspozitës së zanateve tradicionale turke.



“Bënë një demonstrim të artit të tyre të punimit të ëmbëlsirave – tregon Mima Markova, kryetar i bashkimit të porsakrijuar të zanatçive në Bashkinë. Paraqitën qëndisje tipike për Edrenenë. Vizita tjetër do të jetë nga vendi ynë. Në të njëjtën mënyrë do të bëjmë demonstrim të zanateve tona. Kemi parashikuar të tregojmë se si bëhen qirinj aromatik dhe neutral. Do të punohen po kështu plastika mbi enët prej balte, do të qëndisim përpara tyre, që të mund të shikojnë dhe qëndisjen tonë kombëtare bullgare, që është një nga më të bukurat në botë, sepse është e pasur me nuanca të shkëlqyera. Janë parashikuar dhe interpretime të Shoqatës Trake, në të cilën ka këngëtare unikale. Shoqata do të paraqesë këngët dhe vallet tona.”

Deri në fund të vitit mjeshtrit bullgarë do të vizitojnë Edrenenë, që të tregojnë përpara publikut të atjeshëm talentin e vet dhe traditën shekullore bullgare në zanatet e ndryshme. Përgjithësisht katër janë ekspozitat e parashikuara tematike mbi projektin – dy në Nesebër dhe dy në Edrene. Njëkohësisht, një shtëpi e vjetër otomane qe kthyer në një qendër të ngjashme të zanateve në qytetin turk. Ajo do t’i përmbledhë mjeshtrit vendas dhe do të jetë mikpritëse e ekspozitave. Si një pjesë nga projekti do të organizohen dhe mësime të ndryshme tematike, të cilat do të jenë në dobi të mjeshtërve bullgarë.

Bashkimi i Zantçive në qytetin Nesebër u krijua me iniciativë të kryebashkiakut Nikollaj Dimitrov Ai bashkon piktorë të ikonave, punues të drurit, punues të bakrit, bletarë, mjeshtër të cilët merren me artin aplikativ dhe me zanatin e vjetër për bërjen e qirinjve. Qëllimi është të popullarizojnë veprimtarinë e vet përmes ekspozitave dhe punishteve të ndryshme, të cilat do t’i organizojnë bashkërisht me degën “Arsim dhe kulturë” të Bashkisë. “Do të ngulmojmë mbi punën me fëmijë nga kopshtet dhe shkollat, që të popullarizojmë zanatet tona dhe të gjejmë trashëgimtarët tanë. Dëshira jonë është t’u transmetojmë mjeshtëritë tona të rinjve”, sqaron kryetarja e Bashkimit, znj. Mima Markova. Ajo vet merret me art aplikativ dhe zotëron teknika të ndryshme. Fillon me pikturim mbi shishe, kurse pas kësaj vazhdon me punimin e plastikëve prej balte mbi një bazë të ndryshme – qelq, qeramikë, poçe e të tjera. “Më e preferuar për të është thurja” pohon ajo dhe thotë se, punimi i sjell një kënaqësi shpirtërore dhe ikje nga tensioni i përditshëm.

A është e mundur që në ditët tona njeriu të fitojë para nga zanatet?

“Ka praktika aplikative të cilat janë shumë më fitimprurëse, por janë shumë të paktë njerëzit të cilët fitojnë para nga zanatet – thotë zonja Markova. – Ja, unë jam punonjëse mjekësore dhe njëkohësisht punoj në atelie. Është mjaft e vështirë, por nuk është e pamundur. Kur njeriu do dhe synon drejt diçkaje, e arrin. Por në këtë etapë, në këtë krizë është mjaft e vështirë. Kriza është botërore dhe kjo ndikon dhe mbi turistët të cilët vijnë. Ata i pëlqejnë shumë gjërat tona, i vlerësojnë. Në rrugën e zanateve në Nesebërin e vjetër ne i punojmë përpara turistit dhe ai e shikon të gjithë procesin. Janë të mahnitur, bëjnë foto, bëjnë video, por ne na nevojitet të shesim punën tonë me një çmim shumë të ulët.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Bashkia e qytetit Nesebër

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD