Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nata e Buzmit – festa e familjes

Foto: arkiv

Që prej shekujsh në kalendarin festiv të bullgarëve ka një sërë datash të shënuara, të cilët sipas traditës kremtohen nga mbarë familja. Kështu gjatë të gjitha stinëve të vitit gjyshër, baballarë dhe nipër mblidhen dhe mbajnë të gjalla lidhjet farefisnore. Ditë të emrit, takime të fiseve, tubime fshatare – të gjitha ato, krahas datave të shënuara, vjen të sugjerojnë sa me rëndësi janë lidhjet me të afërmit. Ndër të gjitha festat, me një gëzim të madh dhe me një kujdes special bullgarët përgatitin Natën e Buzmit – një festë familjare me histori mijëvjeçare.

© Foto: BTA

Krishtlindja është një nga festat më të respektuara për katolikët dhe protestantët. Të krishterët ortodoksë, i vënë theksin më tepër mbi Pashkët Ngjalljen e Krishtit. Megjithatë me solemnitetin e domosdoshëm kremtojnë edhe Krishtlindjen. Si Kremtimi i Ngjalljes, ashtu edhe i Lindjes së Krishtit, paraprihen nga kreshma të gjata. Data e saktë, në të cilën lindi Shpëtuesi nuk mund të caktohet me përpikëri, ajo ngaqë është e harruar, që në kohën më të lashtë. Deri në shekullin VI kjo festë nuk kishte ndonjë ditë e saktë në kalendar. Me qëllim të zëvendësohen disa kulte të lashta në atë epokë, Kisha shpalli datën 25 dhjetor për ditëlindjen e Krishtit. Shumë kohë para se të pranohet dhe të përhapet feja e krishtere në trojet bullgare, ditët rreth solsticit dimëror, që gjithnjë bien rreth kësaj date, stërgjyshërit tanë pranuan si data, të cilat shënojnë lindjen e diellit të ri. Më vonë këtë festë ata e quajtën Mllada Boga. Pak pas kësaj me këtë figurë ata e mishëruan fëmijën Krisht. Duke marrë parasysh fëmijën Krisht, ata përqendruan në këtë pamje tërë respektin e tyre ndaj sekretit të lindjes. Gjurmët pagane të ritit shihen edhe më sot në ritualet bullgare. Sidomos në trapezën festive, e cila Natën e Buzmit duhet të jetë e pasur dhe rregulluar bukur. Kjo trapezë është plotë simbole dhe shenje. Pjesa dërmuese e riteve i kushtohen familjes. Respektohen stërgjyshërit, mbrojtësit e shtëpisë, drejtohen lutje për shëndet, mirëqenie dhe bereqet.

© Foto: BTA

Përgatitja e ushqimit fillon që me dritën e parë të mëngjesit. Vend qendror zë kulaçi, Pitja e Krishtit, që bullgarisht quhet– bogovica, bozhiçnik, veçernik, svetec. Kulaçin e bënë ndonjë vajzë ose nuse e re të veshur zakonisht me petka festive, me tufë borziloku ose bushi në flokë. Brumosen tri lloje bukash. Dhe kjo nuk është e rastit, buka konsiderohet kurbani i pagjak për Zotin e Porsalindur. Një nga tri bukët e përgatitura i kushtohet punës ekonomike – bujqësisë, blegtorisë, të gjitha punimeve bujqësore. Me më shumë zell brumosen Kulaçet e Krishtlindjes. Këtë bukë zakonisht e bënin gocat e reja të pamartuara si një dhuratë dashurie.

Dikur në familjet brumosnin sasi të mëdha buke. Mbi bukët e ritit vihen simbole të ndryshme – diej, lule, zogj. Disa prej kulaçeve të ritit zbukuroheshin me subjekte të mëdha si për shembull kope, pendarë, barinj e të tjerë. Çdo familje përgatitej dhjetëra kulaçe për kolendarët. Natën e Buzmit, kolendarët shkonin shtëpi më shtëpi, që t’u urojnë familjeve, jetë të gjatë, bereqet, mirëqenie dhe bollëk të madh. Zakonisht kolendarët ishin djem të rinj dhe çdo vashë i dhuronte të preferuarit një kulaç. Ndërsa ata uruan shëndet, bereqet, paqe dhe pajtim.

© Foto: BGNES


Një nga punimet e para, me të cilat fillon përgatitja e Natës së Kërshëndellave është caktimi i buzmit – një kërcu, që vihet në zjarr Natën e Buzmit, pra në Vigjiljen e Lindjes së Krishtit. Me buzmin bëhen parashikime të rëndësishme për vitin që vjen. Buzmi përbën një copë kërcuri i trashë, i cili duhet të jetë aq i madh, që të mjaftojë që zjarri të digjet gjatë tërë natës. Besohet, se shkëlqimi i flakës gjatë tërë natës paracakton një vit të mbarë dhe të bereqetshëm. Për buzmin zgjidhet ndonjë pemë frutore dhe prerja e tij ishte detyrë e kryefamiljarit. Që herët në mëngjes burri i familjes me petka festive prenë buzmin. Prerja bëhet në mënyrë speciale, sepse në njërën anë bëhet një vrimë jo aq e madhe, ku vihet temjan, gjalpë, verë. Sipas shkencëtarëve ky rit mban në vet veten gjurmët e riteve sllave. Forca pastruese e zjarrit, energjia vitale e bukës, të gjitha këto rite i mbajmë të gjallë edhe më sot dhe i transferojmë përmes kohës, që t’u transmetojmë brezave të ardhshëm

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD