Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalendari Ortodoks: Shën Stefani

Në ditën e tretë pas Krishtlindjeve nderojmë kujtimin e Shën Stefanit – martiri i parë i krishterë. I përmbushur me shumë besim dhe forcë, Shën Stefani është bërë dhjak i parë në bashkinë e Jerusalemit. Ajo u ndërtua në mënyrë kaq të drejtë saqë hebrenjtë janë zilepsur dhe e kanë akuzuar Shën Stefanin dhe turma e ka vrarë me gurë. Legjenda tregon se, Shën Mëria e ka vërejtur vdekjen e tij dhe është lutur për të. Duke vdekur Shën Stefani e ka lutur Zotin t’i falë armiqtë e tij.

Për ditën e tretë të Krishtlindjeve njerëzit thonë, se “mbyll ciklin” sepse me të përfundojnë festat e Krishtlindjeve, ai është festa e fundit gjatë vitit. Dita pritet në mënyrë festive nga të gjithë. Familjet mblidhen rreth tryezës me gjellë të gatuar me mish – mish derri me lakër arme, byrek me mish, këndojnë këngë dhe argëtojnë. Në ditën e Shën Stefanit më të rinjtë shkojnë për vizitë te kumbarët e vet dhe te më të moshuarit nga farefisi. Në këtë ditë kanë emër Stefan (që në përkthim nga greqishtja do të thotë kurore) Stefana, Stefka, Venko, Stojan, Stojko, Stoiçko, Stoimen dhe të gjitha emrat të cilat rrjedhin prej tyre.

Emri i shenjtorit e mban dhe një nga kishat bullgare përhapëse e frymës bullgare – Kisha e hekurt “Shën Stefani” në Stamboll, të cilën e lidhim me luftën për pavarësinë kishtare, e cila ka filluar akoma gjatë viteve 30 dhe 40 të shekullit të XIX. Kisha bullgare është një bazilikë me formë kryqi dhe me ornamente të bukura, e ndërtuar me elemente prej hekuri. Oltari është i kthyer drejt Bririt të Artë, kurse nën arkë ngrihet një kambanari 40 metrash.

Kisha e hekurt është e ndërtuar në fund të shekullit të XIX, kur kolonia bullgare në Stamboll numëron 50 mijë veta. Gjatë vitit 1849, bullgari princi Stefan Bogoridi, një nëpunës osman me autoritet, dhuroi për nevojat kishtare të bullgarëve një oborr të madh me ndërtesa – një prej druri dhe dy prej guri në lagjen e Stambollit “Fener”. Toka është në vetë bregun e Bririt të Artë, në afërsi me Patrikanën Ikumenike.

Më 17 tetor 1849 është botuar fermani i sulltanit, i cili u lejon bullgarëve të kenë një kishë të vet. Atëherë kati i poshtëm i shtëpisë prej druri të dhuruar nga Stefan Bogoridi është kthyer në një paraklis të përkohshëm. Më vonë ai do të rritet në një kishë më vete, e cila i përkushtohet martirit të parë Shën Stefan, për nder të dhuruesit Stefan Bogorodi. Kisha është quajtur “Kisha prej druri”.

Gjatë vitit 1850 ndërtesat prej guri në pronën e Bogoridit janë shkatërruar dhe është ndërtuar një ndërtesë me 3 kate, e njohur akoma si “Metoha” e cila më vonë bëhet qendër e Ekzarkisë Bullgare, të krijuar më 27 shkurt 1870. Ekzarkia funksionon në Stamboll dhe pas Çlirimit të Bullgarisë deri në luftën Ballkanike gjatë vitit 1912.

Më 25 qershor 1890 me ferman të sulltanit i lejohet Ekzarkisë Bullgare të ndërtojë një kishë të re në vend të kishës prej druri. Guri është i vënë nga ekzarku Josif I më 27 prill 1892. Me qenë se terreni nuk është shumë stabil, arkitekti Hovsep Aznavur propozon që konstruksioni i kishës të bëhet prej copërave prej hekuri të cilat mbërthehen njëra pas tjetrës, dhe jo prej një bazamenti prej betoni. Elementet prej hekuri, të cilat peshojnë rreth 500 tonë, janë të punuar në Vjenë dhe janë shpënë në Stamboll me anije përmes Danubit dhe Detit të Zi. Formimi dhe montimi përfundon më 14 korrik 1896. Nga jashtë kisha gërsheton stilet neobarok, neogotik dhe bizantin. Interieri po kështu është i punuar në Vjenë, ku stili përcaktohet si shembulli i parë për “ar nuvo” në Stamboll. Ikonat janë të zografuar nga një piktor rus, kurse gjashtë kambanat janë nga Rusia, ku dy prej tyre tingëllojnë edhe deri më sot.

Përurimi festiv i kishës së re “Shën Stefani” është bërë nga ekzarku Josif I në ditën e lindjes së Shën Mërisë – 8 shtator 1898. Sot “Shën Stefani” është një nga kishat e pakta të hekurta në botë. Në oborrin e saj janë të varrosur veprimtarët kishtarë bullgarë Illarion Makariopollski, Avksentij Veleshi, Meletij Veleshki dhe Paisij Pllovdivski.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: doc. dr. Valentina Dineva nga Akademia Bullgare e Shkencave

По публикацията работи: Valentina Dineva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Treguan monumentin më të vjetër cirilik të ruajtur në Bullgari

Shumë qytetarë përfituan nga mundësia për të parë Dorëshkrimin Eninski dhe Triodin e Argirovit, të cilat u ekspozuan sot, më 20 janar, për dy orë në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Ngjarja u zhvillua me rastin e 1170 vjetorit të..

botuar më 25-01-20 4.44.MD

Dita e Shën Athanasit (Athanasovden) - midis krishterimit, riteve dhe besimeve

Dita e Athanasit, e quajtur edhe "mesdimri" në kalendarin popullor bullgar, është një festë në të cilën Kisha Ortodokse dhe traditat tona folklorike nderojnë Shën Athanasin e Madh – kryepeshkop të Aleksandrisë dhe luftëtarit kundër Arianizmit - një..

botuar më 25-01-18 5.55.PD

Një tempull i ri pranë Sandanskit mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Athanasi i Madh

E vetmja kishëz në vend që mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Thanasi dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Nevrokopit Serafim, raporton Andon Kotev - një nga iniciatorët e idesë për ndërtimin e tempullit. Ai tha për..

botuar më 25-01-17 7.20.PD