Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blloku i shënimeve të Levskit është një univers - aty zbulohen fytyrat e shumta të Apostullit

"Popull" dhe pikëpyetjet para lirisë bullgare

Foto: nationallibrary.bg

Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë Apostulli i Lirisë. Ai personalisht udhëtoi rreth të gjithë vendit për 4 vjet dhe themeloi komitete revolucionare vendase. 
Vasil Levski, portret i vitit 1870
Ai u kap nga Perandoria Osmane në 1872 dhe u var më 18 shkurt në 1873. Përgatitja dhe agjitacioni që krijoi shërbeu për organizimin e Kryengritjes së Prillit të vitit 1876, e konsideruar si kulmi i lëvizjes nacionalçlirimtare. Seria e ngjarjeve të shkaktuara nga kryengritja, çoi në ringjalljen e shtetit bullgar pas pesë shekujve të sundimit osman.
Blloku personal i shënimeve të Vasill Levskit konsiderohet si një nga reliket e Rilindjes sonë kombëtare. Në këtë dokument autentik, ne mund të zbulojmë jo vetëm Apostullin e Lirisë në rolin e tij si revolucionar, aktivist komiteti, komplotist që konceptoi një rrjet ilegal përmes të cilit t'i jepte fund dominimit të huaj, por mbi të gjitha, ne e shohim Levskin si një njeri, thotë profesori i Universitetit të Sofjes, Pllamen Mitev.
Prof. Pllamen Mitev
"Një lexues në faqet e këti blloku shënimesh do të gjejë informacione për jetën e përditshme të Apostullit, për mënyrën sesi ai jetonte, si ushqehej, si vishej, si mbante kontakte me të afërmit e tij ose me njerëz krejtësisht të panjohur që e ndihmonin në një farë mënyre në punën konspirative. Për mua personalisht, ky bllok është një univers që zbulon shumë anë të Apostullit - jo vetëm anën revolucionare, jo vetëm politikë, jo vetëm ideologji, por mbi të gjitha njeriun e gjallë, që mund t’ia lejojë vetes të përcjellë emocionin që ka përjetuar. Për shembull, në ditën e Shën Vasilit 1872, kur disa fëmijë të panjohur erdhën tek ai për ta uruar, ai nuk kishte asgjë për t'u dhënë atyre, përveç disa karameleve dhe këtë e shënon si shpenzim në këtë ditar. 

Ose ai mund të përmendte në mënyrë anonime një të ve bullgare me të cilën jetonte prej javësh dhe shënonte një shumë të vogël që ka lënë mënjanë për ta ndihmuar atë që të ushqejë fëmijët e saj. Për mua, këto janë pika shumë të rëndësishme që vështirë se mund t'i gjejmë në korrespondencën e tij, në dokumentet e tij politike, në atë shtyp politik të emigrantëve që flet për çështjen e çlirimit me një gjuhë dhe theks tjetër. “Ndërsa blloku i shënimeve na zbulon anë të ndryshme të Apostullit, ato më njerëzoret”, thotë historiani.
Është shumë e rëndësishme të dini se informacioni në këtë bllok shënimesh nuk shkruhej vazhdimisht. Levski i paraqet informacionet në mënyrë disi rastësore, dhe informacionet nga faqet e ndryshme duhet të ndiqen me shumë kujdes dhe të kombinohen me dokumente të tjera që do të siguronin lidhjet dhe do të shpjegonin situatën në të cilën ai përshkruante një fakt të caktuar. Në bllokun e shënimeve mungojnë shumë faqe, ka edhe faqe të bardha të pastra. Prandaj pyesim Prof. Mitevin, si duhet të lexojmë dhe kuptojmë një fjalë të shkruar në ditar me katër pikëpyetje "Popull????"

                                                           "Popull????" dhe pyetjet në lidhje me lirinë bullgare

Studiuesi thotë se vite më parë, Prof. Dojno Dojnov i lidh këto fjalë me fjalët "kloroform" dhe "amoniak" të shkruara në latinisht në faqen ngjitur. Pas një grabitjeje të postës turke në kalimin e Botevgradit, autorët u kapën. Ndihmësi i Levskit, Dimitër Obshti, ia dorëzoi hetuesisë turke të gjithë aktivistët e komitetit që njihte.
"Secili mund të mbështetet në mënyrën e tij, për të kërkuar deshifrimin e këtyre pikëpyetjeve të "Popullit". Por për mua personalisht, ato janë një shprehje e atij zhgënjimi, që do ta bëjë Vasill Levskin të pranojë para hetuesve që e marrin në pyetje në Sofje se "bullgari pret që liria t'i shërbehet në pjatë. Sepse për dy vjet e gjysmë ai bëri shumë përpjekje për të krijuar një organizatë komiteti të fuqishme, ilegale, që do të fillonte përgatitjet për një kryengritje mbarëkombëtare. Dhe befas ajo që ndodhi në kalimin e Botevgradit më 22 shtator 1872, grabitja e postës turke, rezultoi në një goditje aq të rëndë sa që ia thyen para syve shpresën, ëndrrat për një kryengritje të shpejtë kombëtare. Pra, ndoshta çdo brez do të përpiqet të gjejë shpjegimin e vet për këto pikëpyetje. Por për mua personalisht janë shprehje e zhgënjimit që ka kaluar Apostulli në muajt e fundit të jetës së tij”, thotë pedagogu universitar Prof. Pllamen Mitev.

Lexoni më tepër: 
Foto: nationallibrary.bg, museumvt.com, BTA, Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Provadia - Kriporja" është kandidate për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..

botuar më 25-03-14 6.36.MD

Kisha “Shën Dyzet Dëshmorët” është një vend i shenjtë për historinë bullgare

Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...

botuar më 25-03-09 10.05.PD

Arkeologjia si një kauzë për njerëzit që zbulojnë dhe mbrojnë trashëgiminë tonë historike

Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..

botuar më 25-03-07 7.05.PD