Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i Ri në Antarktidë

Foto: EPA/BGNES
Për herë të parë flamuri bullgar do të valëvitet në Polin Jugor. Këtë do ta bëjë studiuesi bullgar i Antarktidës, z. Hristo Pimpirev në Vitin e Ri. “Ndihem krenar, se flamuri bullgar do të vendoset edhe aty, si dhe në Everest dhe në Polin Verior. Por, në Polin Jugor flamur bullgar deri tani nuk kishte”, tha ai. Si anëtar i ekspeditës ndërkombëtare me pjesëmarrjen e amerikanëve, kanadezëve, dhe gjermanëve, z. Hristo Pimpirev do të niset nga Bullgaria më 29 dhjetor. Do të udhëtojë me dy avionë, do të flejë në çadër pa sobë, siç kanë fjetur përpara 100 vjetëve të parët në pol, do të ngasë nga 10 kilometra ski nëpër akull dhe të mund të kryejë ëndrrën e vet.

© Foto: BGNES

“Kjo është pika më jugore në Tokë dhe një nga 3 më ekstremet: Poli Verior, deri tek i cili arrihet shumë më lehtë, Poli Jugor dhe maja Everest – tregon Hristo Pimpirev. – Nuk ka njeri, i cili të mos të ëndërrojë të arrijë deri këto vende ekstreme. Për mua do të jetë nder për herë të parë të valëvitë flamurin bullgar në pikën më jugore të planetit, ku mblidhen të gjitha meridianët. Njeriu mund të rezistojë deri në minus 40 gradë, minus 50 gradë, në qoftë se është i veshur shumë mirë.” Kurse temperatura më e ulët në Tokë është e matur pikërisht në Antarktidë – minus 89 gradë. Temperatura të tilla priten në Mars. Jo rastësisht Antarktida është e treguar si rrugë e njerëzimit drejt Kozmosit.

Studiuesit bullgarë, të cilët tanimë janë në bazën tonë aty, njoftojnë se, prej njëfarë kohe po bie dëborë e madhe dhe trashësia e mbulesës së dëborës ka arritur 3-4 metra. Në disa nga shtëpitë hyhet përmes depove – hapim që sipër tunel, që të arrijmë deri tek ta, hyjmë si në pus”, shpjegon kushtet ekstreme në bazë, z. Hristo Pimpirev. Studiuesit prapë së prapi kanë zbuluar nën 3 metra dëborë një liqen, nga i cili marrin ujë. “Ne jemi mësuar, bullgari është njeri i fortë dhe bile në Antarktidë nuk e jep veten përpara ndonjë kombi të madh, i cili ka pushtuar Kontinentin e Akullt. Studimet tona antarktike do të shënojnë çerek shekull,” tregon me krenari z. Pimpirev. Përpara një muaji morën të dhëna, se në afërsi me bazën bullgare është shkëputur një akullnajë e madhe me përmasat e një çereku nga territori i Bullgarisë. Kjo çon deri në rritjen e nivelit detar dhe ndryshim të rrymave.”

Po, le të kthehemi drejt festave. Hristo Pimpirev ka kaluar të paktën 10 herë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në Kontinentin e Akullt. Sipas traditës për Natën e Buzmit studiuesit bullgarë përgatisin shatë gjellë pa mish dhe pite me para.
“Është një atmosferë shumë e ngrohtë – kujton Hristo. – Kuptohet, familjet, miqtë, të afërmit janë në 14 mijë kilometra, por dhe ne aty jemi një familje e madhe. Jetojmë në botën tonë të izoluar, por është mirë, sepse ndihemi sesi në Bullgari. Për “Natën e Buzmit” sjellim me vete disa merudhi bullgare, oshaf, arra – ashtu siç është tradita. Në Krishtlindjet shkojmë në kishën bullgar në Antarktidë “Shën Ivan Rillski”, ku ndezim qirinj. Për drekën festive kemi peshk ose ndonjë derrkuc të vogël – varet se çfarë kemi blerë. E zbukurojmë bazën me një pemë artificiale dhe secili ve mbi të ndonjë gjë të shtrenjtë, të cilën e ka sjellë me vete nga të afërmit në Bullgari.”

Studiuesit tanimë janë furnizuar me dy tonë ushqim dhe pesë tonë lëndë djegëse për gjeneratorët. Kështu që kanë një komoditet për festat. Si e festojnë Vitin e Ri në Kontinentin e Akullt?
“E presim dy herë – një herë në bazë sipas kohës bullgare dhe herën tjetër – sipas kohës lokale. Ndryshimi është 5 orë. Kur në Bullgari është mesnatë, kur të gjithë i ngrenë gotat e shampanjës për dolli, ne shkojmë në një majë të afërt, e cila është në 2 kilometra nga baza. Quhet guri i Krumit. Deri aty arrijmë me sana me motor dhe ski. Shpiem shampanjë e shtiem nëpër gota dhe në një distancë prej 14 mijë kilometrave pimë nga një gllënjkë me të afërmit tanë, shok e miq, të cilët janë në Bullgari. Të gjithëve ju uroj më shumë optimizëm dhe një vit të suksesshëm.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD