Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – partnere stabile në Bashkimin Evropian dhe NATO-n

Foto: arkiv

Gjatë prillit të vitit 2004 Bullgaria u bë një anëtare fuqiplotë e NATO-s, kurse më 1 janar të vitit 2007 hyri në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Euforia nga këto ngjarje fatpërcaktuese për Sofjen ka kaluar prej kohe, kurse anëtarësia në të dyja organizatat për vit të radhës kalon nën shenjën e krizës ekonomike. Dhe prapë së prapi, Bullgaria ishte edhe gjatë vitit 2012 një partnere stabile në Bashkimin Evropian dhe në NATO-n.

Le të fillojmë me Bashkimin Evropian. Pavarësisht se nganjëherë me kompromise, autoritetet bullgare vazhduan dhe gjatë këtij viti aktivisht dhe në mënyrë konstruktive të marrin pjesë në proceset e ekzistencës dhe të zhvillimit të Bashkimit Evropian. Sa i përket hyrjes së Bullgarisë në Eurozonën, në bazë të shkaqeve të ndryshme gjatë vitit që po përfundon politikanët bullgarë treguan më tepër ndrojtje sesa entusiazëm. Në kushtet e gysmërecesionit ekonomik, të rrogave dhe pensioneve të ngrira, papunësisë dhe inflacionit në rritje, pozita e kundërt do të ishte një çmenduri, sipas vëzhguesve. Në një plan afatgjatë Bullgaria kërkon të pranojë euron si valutë të vet, por jo tani.

Për sa u përket financave dhe ekonomisë, duhet shënuar pozitën e Sofjes për mospranim të kërkesës së disa vendeve anëtare për harmonizimin e taksave, sepse ka nevojë nga taksa e ulët e sheshtë prej 10 për qind, që të mund të avancojmë dhe gjatë 10-15 vjetëve të ardhshme.

Gjatë vitit 2012 Bullgaria plotësoi kriteret e Maastrihtit për deficit buxhetor deri më 3 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto dhe një borxh publik jo më shumë se 60 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto. Vetëm 3 shtete – Finlanda, Danimarka dhe Bullgaria i respektojnë kriteret e Maastrihtit, në qoftë se i respektonin dhe vendet e tjera nuk do të kishte një krizë financiare dhe të borxheve në Evropë, me drejtësi vuri në dukje kryeministri Bojko Borisov.

Bullgaria zuri një pozitë të fortë dhe gjatë kohës së takimit dramatik dhe të pasuksesshëm tani për tani në Bruksel në fund të muajit nëntor për përcaktimin e buxhetit të Bashkimit Evropian për periudhën 2014-2020. Sofja këmbënguli të mos të pakësohet Fondi i Kohezionit dhe për më shumë kompensime për mbylljen përpara afatit të katër reaktorëve në Centralin Atomik “Kozlloduj”.

Hyrja e Bullgarisë në Hapësirën e Shengenit ishte një temë e dhembshme të qeverisë të Borisovit edhe gjatë këtij viti. U organizuan kontrollime nëpër kufijtë, të cilat janë dhe të jashtme për Bashkimin Evropian, që të mund të analizohet se deri në çfarë shkallë janë shpresëdhënëse sistemet e mbrojtjes. Sofja pohonte se janë kryer të gjitha kërkesat teknike, harxhon shumë para, që të mbrojë Bashkimin Evropian, i ruan kufijtë sikurse është prej kohe në Shengen dhe prandaj shpreson që ky precedent i rrezikshëm për plotësimin e kritereve politike me kritere të dhëna nga Holanda.
Gjatë vitit Bullgaria vazhdoi të përkrahë strategjinë për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vende të tjera nga Kontinenti i Vjetër, përfshi edhe nga Ballkani Perëndimor.

Sa i përket pjesëmarrjes së Bullgarisë në NATO-n, viti që po përfundon po kështu mund të përcaktohet si i suksesshëm. Vendi vazhdoi edhe gjatë 2012-ës t’i pranojë standardet e NATO-s për armatim, vazhduan edhe shkurtimet në ushtri, si dhe riorganizimin e komandës.
Bullgaria merrte pjesë aktive në realizimin e konceptit dhjetëvjeçar strategjik për zhvillimin e NATO-s, të miratuar gjatë nëntorit të vitit 2010 në Lisbonë, aksentët e të cilit janë afrimi dhe përshtatja e Ballkanit Perëndimor ndaj zonës euroatlantike për siguri, një koordinim më të mirë midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian për shmangien e dublimit të funksioneve, shpenzime dhe resurse, si dhe ndërmarrja e sigurisë energjetike si një faktor kyç për sigurinë kolektive.

Në takimin e nivelit të lartë të Aleancës në Çikago gjatë muajit maj të këtij viti u finalizua kërkesa që përpara dy vjetëve të autoriteteve bullgare që vendi të hyjë në rrethin e mburojës kundër raketave të NATO-s. Në fjalimin e tij përpara pjesëmarrësve në takim presidenti Rosen Plevneliev shënoi, se Bullgaria e përkrah iniciativën për mbrojtje inteligjente dhe do të punojë për zhvillimin e saj.

Siguria kibernetike po kështu ishte aksent në kontributin bullgar në veprimtarinë e NATO-s gjatë vitit që po përfundon. Gjatë kohës së konferencës gjatë muajit prill në Sofje “Mbrojtja inteligjente – unitet dhe bashkëbisedim”, në të cilën morën pjesë ekspertë ushtarakë prej 20 vendeve, presidenti Plevneliev propozoi që Bullgaria të bëhet qendër për mbrojtje kibernetike të Aleancës. Kjo ide ishte ndarë me këmbëngulje edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Andres Fog Rasmusen.

Duke ndjekur parimin e solidaritetit, Bullgaria vazhdoi pjesëmarrjen e vet në sfidën më të madhe përpara paktit – lufta, të cilën tanimë 11 vjet ShBA-ja dhe NATO-ja po e zhvillojnë në Afganistan. Siç shënuan disa vëzhgues, Sofja është një shembull prijës për një angazhim shtetëror sa i përket misionit aty.

Me rëndësi është vlerësimi i Rasmusenit në deklaratën e tij nga data 21 nëntor me rastin e 10 vjetorit nga takimi në Pragë, kur u morr vendimi ndaj NATO-s të aderohen shtatë vende nga ish blloku sovjetik, mes të cilave dhe Bullgaria. Duke u bërë anëtarë të Aleancës, Bullgaria dhe gjashtë vendet e tjera forcuan sigurinë e vet si edhe sigurinë e NATO-s, shënoi Rasmusen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD