Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vit i Ri, kësmet i ri! Çfarë pritni nga viti i ri?

Foto: arkiv

Si bullgarët vlerësojnë vitin 2012? Cilat ëndrra kanë realizuar dhe për çfarë nuk u mjaftuan 366 ditët e kaluara? Për fitoret e mëdha personale dhe për planifikimet e tyre për 12 muajit e vijueshëm tregojnë katër burra...

Gjatë këtij viti shumë bullgarë u pushtuan nga mania botërore rreth Kalendarit të Majave. A e kemi kuptuar parashikimin e tyre për “fundin e botës” përgjigjet diplomati Bogomill Gerasimovdhe ish-ambasador i Bullgarisë në Meksikë, z. Bogomill Gerasimov, i cili e ka kushtuar librin e vet të fundit kulturës së majave:
“Majat jo vetëm se nuk e kanë parashikuar fundin e botës, por ata nuk kanë bërë asnjë parashikim. Ata, si edhe fiset e tjerë në Meksikë në këtë kohë, u pushtuan nga mendimi për kohën. Majat u vendosën të ardhmen pas tyre, e konsideruan si diçka që nuk mund të shihet. Kjo që mund të parashikohet është e kaluara, d.m.th. ata konsideruan, se e kaluara është e ardhmja e njerëzimit. Në këtë ka diçka shumë simbolike.” Sipas Bogomill Gerasimovit studimi i kulturës së majave është rrugë ndaj të gjitha kulturave të tjera. Ai nuk është fatalist për 2013-ën, bile kundrejt – u uron shëndet të gjithë të afërmve, si edhe vetvetes për të përfunduar dy librat që i ka planifikuar.

Gjatë 2013-ës Bojan Petrovi planifikon të kthehen në malin Karakorum

Për biologun, alpinist dhe speleolog të njohur Bojan Petrov vitin e kaluar ishte shumë e suksesshme: “2012-a ishte plot me studime të lakuriqëve të natës. Mora pjesë në një projekt të madh për hartimin e zonave të tyre në Bullgari. Tre muaj kalova në shpella, pyje, maja dhe male. Bashkë me ekipin vizituam mbi 700 shpella dhe grumbulluam të dhëna unike për numrin dhe shpërndarjen e lakuriqëve të natës. Gjatë 2013-ës do të kthehem tërësisht ndaj alpinizmit. Me shumë frymëzim dhe motivim planifikoj një ekspeditë në Pakistan në malin Karakorum për ngjitjen e K2 (8,611 m). Kjo maje akoma nuk u ngjit nga ndonjë bullgar. Gjatë vitit 2005 bëmë një provë të pasuksesshme duke arritur 8 100 m. Na kanë mbetur 500 metra. Kjo herë shpresoj se do ta pushtojmë majën.”

Maurizio FerreriTashmë 22 vite kulinari dhe somelier i njohur sicilian Maurizio Ferreri jeton në Bullgari. Gjatë 2012-ës ai u dekorua me çmimin prestigjioz “Ercole Olivario” për kuzhinier më të mirë italian në botë.
“Sivjet pas fitores së çmimit kisha shumë fat. Puna e madhe nuk më lejon të ankohem. Megjithë krizën njerëzit kërkojnë kualitetin. Nuk ndihej vështirësi, sepse punoj me dashuri, kurse kur punohet me dashuri, momentet e vështira kalojnë dhe mbeten vetëm këto të bukura. Sipas meje 2013-a do të jetë një viti i vështirë, megjithëse situata po normalizohet. Shpresoj se pak nga pak posaçërisht për njerëzit e zakonshëm situata të përmirësohet. Për vitin e ri u uroj të gjithëve të provojnë kuzhinën e shijshme italiane dhe bile në momentin kur janë në tavolinë t’i harrojnë problemet.”

Shkrimtari dhe dramaturg fëmijëror Panço Pançev, i njohur mes të vegjëlve si Gjyshi Pënç, është i lumtur se edhe në moshën 79 vjeçe po vazhdon të krijojë aktivisht. Për të viti 2012 është i suksesshëm, sepse librat e tij fitojnë çmime dhe adhurues, shfaqet e tij luhen në shumë teatro, kurse vazhdon punën mbi një enciklopedi me gjëza. Por është i merakosur që ka fëmijë të dëshpëruar:

Dramaturgu fëmijëror Panço Pançev

“Duhet më shumë kujdes për fëmijët, si pjesë e rëndësishme prej tij është edhe kultura. Mendoj, se fëmijët duhet të kenë kushte më të mira. Fakti se disa prindër janë të uritur dhe nuk e dinë ku të gjejnë para ndikon mbi fëmijët. Prindërit preferojnë të blejnë ushqim për fëmijët, sesa libra. Në lidhje më këtë kjo krizë në Bullgari nuk është vetëm ekonomike, por edhe politike, krizë e moralit dhe e humanizmit. Dhe në këtë mënyrë nuk mund të kujdeset për fëmijët. Ashtu që unë dua se mrekullitë të ndodhen siç në përrallat dhe njerëzit të mund të jetojnë më mirë.”

Fotografi: arkiv personal

По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD