E larmishme me shumë shije dhe ngjyra, liria e pafund për krijimtari dhe improvizime... Kështu duket bota e kuzhinierisë të parë përmes syve të Antonia Viçevës. Për veten e saj ajo thotë: “Unë jam Toni dhe jam njeriu, i cili fshehurazi jeton nën emrin “Ëmbëltorja”. Më pëlqen shumë të gatuaj për miq dhe vendosa që të zhvilloj më tej këtë pasion për më shumë njerëz”.
Gruaja e re pohon se, asnjëherë nuk ka ëndërruar për një karrierë kulinari. Ëndrrat e saj fëmijërore, të cilat shpesh kanë ndryshuar me kalimin e viteve, gjithmonë kanë qenë të pasuruar me një notë aventureske. Fillimisht ajo e shikon veten në rolin e një gjahtari shumë të mirë të bretkosave rreth bregut të lumit të fshatit dhe si një anëtare e barabartë të bandës së djemve. Pas kësaj vjen dëshira për tu bërë police. “Kisha një përfytyrim shumë romantik për këtë profesion – kujtohet Toni. Shikoja një heroizëm të madh në të. Doja të hetoj raste të ndërlikuara kriminele. Lexoja shumë romane detektive dhe mbase dhe që aty kishte lindur dhe kjo ide.” Në realitet ajo përfundon studimet në politologji në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Që të mund të mbahet gjatë kohës së studimeve, punon në restorante të ndryshme të kryeqytetit. “Kështu bërja e gjellëve më gjeti pothuajse rastësisht, por më rrethoi me një magji të veçantë, shkaktoi kureshtjen time dhe nuk kishte sesi ta lë pas këtë pasion”, tregon gruaja e re. Pohon se i pëlqen të gatuaj, por jo për vete, por për njerëz të tjerë. Nga bota e pasur e kuzhinierisë ajo zgjodhi të nisë në rrugën e ëmbëlsirave. Shkaku është se, kjo i jep mundësi të pakufizuara për improvizime. “Një pjesë e madhe nga gjërat, të cilat i bëj i trilloj vet ose dhe i pasuroj”, sqaron Toni. Të parët të cilët shijojnë aromën dhe vizionin e papërsëritshëm të asaj të cilën ajo e bën kuptohet janë miqtë e saj. Ata po kështu janë dhe njerëzit të cilët e shtyjnë të popullarizojë ëmbëlsirat, të cilat ajo i krijon dhe kështu arrihet deri në shfaqjen e “Ëmbëltores”.
“Ëmbëltorja” është një punishte virtuale, e cila shpresoj shumë shpejt të mos të jetë vetëm virtuale – tregon Toni. – Ajo u paraqit në mënyrë spontane gjatë pranverës të vitit 2010. Bëra 2 torta për shokë të mi shumë të afërt. Për tu habitur, ato bënë të lumtur rreth 30 veta. Dhe me qenë se prej shumë kohe bëja ëmbëlsira, vendosa t’i fotografoj në një mënyrë shumë tërheqëse dhe t’i tregoj në hapësirën virtuale. Rrjeti social luan një rol të madh. Shumë shpejt i popullarizova, përsëri me ndihmën e shokëve, në faqen e “Ëmbëltores” mes njerëzve të shumtë.”
Toni nuk ndan mendimin se gratë janë adhurueset më të mëdha të ëmbëlsirave. Është e bindur se njerëzit vështir se u rezistojnë këtyre pasioneve, pavarësisht nga gjinia e tyre. Tregon se ka shumë miq burra, të cilët jo vetëm që pëlqejnë shumë të hanë ëmbëlsira, por dhe mund t’i krijojnë. “Me ta bëjmë gara për receta më të mira”, qesh mjeshtrja e talentuar. Është kategorike se, nuk pëlqen gjërat standarde dhe pohon se kënaqësia fshihet në faktin të mund të bësh gjëra, të cilat janë unikale.
“Recetat i shkruaj në copa letre. Provohem t’i përsëris, por jo gjithmonë bëhen – pohon Toni. Me rëndësi është se në fund rezultati është i mirë. Në shije i bëj në mënyrë të mirë standarde, por nga ana vizuale rrallë duken të njëjta. Çdo gjë varet nga kjo se në çfarë gjendje shpirtërore gjendem dhe se për kë e bëj këtë ëmbëlsirë. Ajo duket çdo herë e ndryshme për shkak të gjendjes shpirtërore dhe të njerëzve, të cilët më kanë provokuar. Kjo është mënyra më e mirë sipas meje, që të mund të kënaqësh shijen individuale dhe gjërat të mos të jenë si konfeksion.”
Antonia është mësuar prej njerëzve me përvojë, me të cilët ka punuar gjatë viteve. Shumë e kanë ndihmuar dhe shokët e saj, të cilët nuk i kursejnë këshillat dhe kritikat, kur është nevojë. Thotë se, gatimi e qetëson. Ai është po kështu mënyra në bazë të së cilës ajo u krijon shije dhe gëzim njerëzve. Ëmbëlsira pa glluten, pa vezë, pa produkte qumështi, të gjalla ose të pjekura të bashkuar nga fjala “jostandarde” janë sfida e saj e dashur.
“Unë punoj me fruta të sezonit. Më pëlqen shumë të zbukuroj tortat e mia me lule të vërteta, që nganjëherë has kritika nga njerëzit, të cilët merren në mënyrë profesionale me punimin e ëmbëlsirave – thotë Toni. – Më këshillojnë të përdor zbukurime të gatshme për ëmbëlsira, por preferoj produktet natyrale, të futura në zbukurimin e ëmbëlsirave. Kanë një shije më të vërtetë, më të afërt deri te natyra e jetesës. Së shpejti bëra një tortë, e cila më frymëzoi shumë. Qe si pikturë në të cilën kisha paraqitur dy stina. Njëra gjysmë qe pranvera, kurse tjetra – vjeshta. Torta qe e gjallë, një sfidë e re përpara meje, të cilën e ndjek në nismat e mija kulinare. Ëmbëlsira të gjalla, të cilat bëhen prej produkteve natyrale, nuk piqen, nuk përmbajnë produkte të qumështit dhe vezë. Ato në një farë kuptimi janë punë për skulptorët, sepse çdo gjë është e bluar dhe produktet duhet t’i punosh në formën e dëshiruar dhe t’i zbukurosh në mënyrën më tërheqëse.”
Toni qëndron dhe pas iniciativës “punishte kulinare për fëmijë të lumtur”. “Përpara festave organizova disa punishte në qytetin Bllagoevgrad – tregon ajo. – Fëmijët gëzohen shumë dhe duan të njihen me botën e kulinarit. U pëlqen të fusin duart në miell të bëhen pis me diçka të ëmbël. Dhe është më mirë, në qoftë se kjo dëshirë e tyre të drejtohet në një mënyrë dëfryese drejt realizimit. Fëmijët pëlqejnë shumë t’u ndihmojnë prindërve në kuzhinë. Prindërit nuk duhet të shikojnë me tmerr se si fëmija i përzien produktet të cilat i kanë përgatitur për darkë. Thjesht duhet të punohet bashkë me fëmijët dhe mendoj se kur ata akoma si të vegjël mësohen me një kulturë të të ushqyerit, të përgatitjes së një ushqimi të vërtet në shtëpi, dhe të mos të blejnë gjëra të gatshme, për të cilat nuk dinë sesi janë prodhuar, mendoj se kjo është mënyra më e mirë të formohet dhe mënyra shëndetësore për t’u ushqyer.”
Në qoftë se vendosni të përgatisni ndonjë ëmbëlsirë për festa me një rëndësi të madhe është ta bëni me dëshirë dhe me zemër, që të mund të arrini sukses, këshillon Toni.
“Mjerisht në Bullgari më në veçanti për Festat e Krishtlindjeve nuk kemi tradita për bërjen e ëmbëlsirave të shumta. Por ka receta të shkëlqyera, të cilat mund të provohen dhe ato janë nga kuzhina italiane dhe gjermane – shtohen, panetone. Ato janë të pasura me fruta të thata, të cilat janë disa nga më të përdorurat prej meje për ëmbëlsirat. Eksperimentin të cilin mund ta bëni, është të shfrytëzoni miell të zi në vend të miellit të bardhë. Kjo është një nga gjërat bazë, të cilat i ndryshoj në recetë. Ky është një proces pak i vështirë dhe delikat – të mund të ndieni se si reagon ai në mënyrë të ndryshme kur ngrohet, por formohet një shije e mirë, shumë e pasur e ngjeshur, që përfshihet dhe në dietat e ndryshme.”
Përveç të bëjë ëmbëlsira mjeshtërie, Toni pëlqen dhe të udhëtojë dhe të fotografojë. Fotografia është fusha tjetër, në të cilën ajo i hedh përpjekjet e saj për tu zhvilluar. Tani ëndërron të bëjë disa udhëtime më të largëta. Një nga destinacionet është Nepali. “Dua të shikoj Himalajet dhe të shëtis të paktën në rrëzat e tyre”, thotë gruaja e re. Në listën e saj me ëndërrime, kuptohet është dhe “Ëmbëltorja” virtuale të kthehet në reale.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..