Një nga malet më piktoreske në Bullgari është Rodopa. Ky mal posedon një joshje të papërsëritshme gjatë të gjitha stinëve të vitit. Me bjeshkët e buta të mbuluara me pishnaje shekullore, me kreshtat e shtrira në pafundësinë e hapësirës, mali Rodopa tërheq dhe pushton. Ai, i cili vetëm një herë ka bredhur nëpër shtigjet e tij, mbetet i mahnitur përgjithmonë nga bukuria e natyrës. Dhe sa më shumë njeriu shëtitet dhe njihet me ato kodrinore, fundi i të cilave zhytet në kaltërsinë e qiellit, aq më e madhe bëhet dëshira e tij prapë të vijë, që të zbulojë kënde të tjera edhe më piktoreske.
© Foto: Svetllana Dimitrova
Lëndina laramane të stolisura me lule; vargmale të ngjyrosura me nuancën e kuqërreme të rrezeve të diellit, që perëndon; gjelbërim të përjetshëm të pyjeve halore në mesë të të cilit aty këtu shihen gjethet e zverdhura të balosheve – kjo është fytyra e malit Rodopa. Një vend tërheqës dhe piktoresk me emrin e Orfeut janë Shkëmbinjtë e Orfeut, që ngrihen krenar nja gjysmë orë me këmbë larg majës Snezhanka, që ndodhet në zemrën e pushimores së njohur Pamporovo. Legjenda tregon, se pamja dhe hapësira që hapen para shikimit nga ata shkëmbinj e kanë frymëzuar Orfeun për këngët e tij magjepse.
© Foto: Svetllana Dimitrova
Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..
Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..