Perperikoni shtrihet në një lartësi prej 470 metrash mbi nivelin e detit, në afërsi të qytetit Kërxhali të Bullgarisë Juglindore. Ky monument i gdhendur në shkëmbinjtë është njëri nga më të lashtat të formuar nga shkëmbinj megalite. Në të fshihen shumë fakte të zbuluara dhe akoma të pazbuluara historike, dëshmi të shkruara dhe të pashkruara që mbajnë në vetveten analet e disa epokave. Sipas shkencëtarëve aty ndodhej edhe shenjtërorja e njohur e Hyjnisë Dionis. Besohet, se profecitë e bëra në të realizoheshin.
Emri i qendrës së lashtë të kultit vjen nga gjuha e vjetër greke. Hiperperakion do të thotë – “zjarr shumë i madh”. Ky ishte emri i monedhës prej floriri me përmbajtje të madhe të arit, e cila emetohej në Bizant në vitin 1082. Lidhjet midis emrin e monedhës dhe kompleksit shkëmbor historianët i gjejnë në burimet vendore të floririt. Galeritë prej të cilave trakët dhe më vonë edhe bizantinët nxirreshin flori janë dy kilometra larg qytetit shkëmbor. Pak pas reformës monetare, fjala e ndërlikuar u ndryshua duke u shkurtuar. Kështu lindi emri i fundit, me të cilën Perperikoni mbeti në histori. Si quhej këtë rajon në të kaluarën, në epokat më të largëta akoma mbetet një enigmë.
Gjurmët e para të jetës datojnë nga Epoka e Neolitit – fundi i mijëvjeçarit të gjashtë dhe fillimi i mijëvjeçarit të pestë para erës sonë. Që në atë kohë, ai ishte objekt i hyjnizimit. Fundi i Eneolitit Epokës së Bronzit është periudha tjetër historike, për të cilën ka dëshmi, se ky monument shkëmbor ishte një vend i kultit. Shenjtërorja e parë ishte ajo e Hyjnisë Diell. Ajo ndodhet në afërsi të ashtuquajturës Salla e Rrumbullakët, ku më vonë u ndërtua shenjtërorja e Dionisit.
Çdo këndë e Perperikonit zbulon copëza të historisë së pafundme të kompleksit. Këtu janë dhomat relativisht të ruajtura nga koha e trakëve. Përshtypje më të fortë bëjnë tre katet e kompleksit të kultit kushtuar Hyjnisë Dionis. Në sallën e ceremonive ruhen ndenjëset dhe shkallët gurore. Aty është edhe froni prej guri të gdhendur lartë në shkëmbin. Pozicioni i tij është i llogaritur ashtu, që tërë ditën rrezet e diellit ta ndriçojnë. Në katin më të lartë, ky është kati i sipër është shenjtërorja, në të cilën kryhej riti me zjarrin dhe me verën. Lartësia e tij është tre metra, ndërsa diametri është dy metra. Gjatë gërmimeve të para, në fillim të viteve 80-të të shekullit XX, u zbulua edhe një sarkofag guror, pesha e të cilit ishte përafërsisht dy tona. Megjithë përmasat e tij të mëdha, sarkofagu u transferua me një helikopter dhe deri tashti nuk ka informacion për përmbajtjen përbrenda.
Në tërë rajonin shihen vaska prej guri, në të cilat punohej vera për praktikat e kultit. Në këndin e poshtëm të së majtës shihet një hulli me vrimë, përmes së cilës derdhej lëngu i ritit. Nëse gjykohet për nga numri dhe madhësia e vaskave, vera e prodhuar në to ishte me sasi të mëdha. Janë të zbuluara edhe shumë poçe prej deltine të ruajtura tepër mirë. Më të mëdhenjtë ishin për ruajtjen e grurit, ndërsa më të voglit ishin për verën.
Gjatë tërë periudhës pagane të Perandorisë Romake shenjtërorja funksiononte. Pronari i saj ishin fisi trak – besi, të cilët jetuan në besëlidhje me romakët. Në periudhën nga viti 393 deri në vitin 98 fisi besi u pagëzuan dhe kështu shenjtërorja u kthye në një pengesë në përhapjen e fesë së re. Prandaj e mbuluan me dhe, gjë me të cilën u ndihmuan shumë shkencëtarëve të shekullit XXI, sepse dheu ka mbrojtur shumë mirë dhoma e ritit.
Në fund të shekullit IV u ndërtua një kishë e fesë së hershme të krishtere, e cila gjithashtu u zbulua nga shkencëtarët. Është pothuajse plotësisht e ruajtur altari prej qeramike. Kopja e saj sot mund të shihet në kishën e objektit, ndërsa origjinali ruhet në Muzeun Rajonal Historik në qytetin Kërxhalli. Aty janë edhe sendet e shumta të epokave të ndryshme, që u zbuluan në rajon.
Perperikoni është një vend me një fushë të fortë energjetike. Shkencëtarët gjithashtu diskutojnë rreth kësaj çështjeje. Disa janë të mendimit, se aty ndjehet një ndikim të fortë kozmik. Të tjerë mendojnë, se sasia e madhe e bakrit, që përmbahet në shkëmbinjtë përreth është shkaku për këtë energji, që buron këtu. Ndoshta nuk është e rastit se dekada të tëra, këtu kryheshin ceremoni fetare. Në fakt jeta në Perperikon u shua, me ardhjen e turqve në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Allbena Bezovska
Afër fshatit Mezek, rreth 6 km në jugperëndim të Svilengradit dhe vetëm 1 km larg kufirit grek, ngrihet një kështjellë e mesjetës bullgare. Ajo është ndërtuar në fund të shekullit të XI dhe në fillim të shekullit të XII, ndoshta gjatë udhëheqjes së..
Vitet e fundit pushimorja e njohur dimërore Bankso zhvillohet dhe po ashtu si një qendër turistike gjatë stinës së verës. Muzetë në Bansko janë shumë interesantë dhe janë hapur gjatë gjithë vitit. Muzetë “flasin” për ngjarjet e rëndësishme lidhur me..
Ka një vend në malin Stara planina, i cili është i shenjtë për çdo bullgari. Kjo është maja Shipka, e kurorëzuar nga Monumenti i lirisë. Ai është njëri prej relikteve më të njohura luftarake që është ngritur për nder të ushtarëve rusë dhe vullnetarëve..