Referendumi i ardhshëm për central të ri bërthamor përmes vështrimit të sociologut Ilija Xhambazov
Më 27 janar 2013 do të realizohet referendumi i katërt në historinë e Bullgarisë dhe i pari pas kalimit të vendit drejt demokracisë, që ka filluar gjatë vitit 1989. Realizimi i kësaj forme të një demokracie të drejtë përkon me startin e Vitit Evropian të Qytetarëve dhe u jep shans bullgarëve të ushtrojnë aktivisht të drejtën e vet të miratojnë ose të hedhin poshtë përmes një votimi të drejtpërdrejt mbi një çështje të rëndësishme për ta. Ata duhet të përgjigjen me “po” ose “jo” mbi pyetjen të zhvillohet më tej energjetika bërthamore në Republikën e Bullgarisë përmes ndërtimit të centralit të ri bërthamor.
Pjesëmarrja aktive në referendum ishte aksent edhe në përshëndetjen me rastin e Vitit të Ri të presidentit Rosen Plevneliev – si një mbrojtje të së drejtës së bullgarëve për drejtësi dhe solidaritet me qëllim edhe një kontroll më të fortë qytetar mbi politikët. “Bullgaria është një nga shtetet më të vjetra në Evropë, vend me një kulturë të lashtë, me një histori të pasur, me një natyrë të papërsëritshme. Kjo na detyron të mbahemi dhe të sillemi si evropianë dhe të shtojmë vlerë dhe forcë në familjen tonë evropiane”, nënvizoi në fjalimin e vet udhëheqësi i shtetit.
Sipas rezultateve nga studimi për qëndrimet e bullgarëve, gjysma prej tyre deklarojnë se do të marrin pjesë në referendumin kombëtar. Afro ¼ janë kategorikë, se nuk do të votojnë, kurse 19 për qind akoma nuk kanë vendosur. Nga ata të cilët planifikon të votojnë, afro 2/3 do të thonë “po” zhvillimit të energjetikës bërthamore përmes ndërtimit të centralit të ri bërthamor. Kurse pothuajse çdo një bullgar i katërt nuk e përkrah këtë perspektivë. Kjo është një përqindje shumë e lartë të pjesëmarrjes së deklaruar qytetare, është kategorik autori i analizës Ilija Xhambazov. Sipas fjalëve të tij shumë interesant është edhe qëndrimi i bullgarëve ndaj ndërtimit të Centralit Elektrik Atomik”Belene” – shkak për pyetjen e ardhshme, pavarësisht se ata nuk do të deklarojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë vullnetin e vet konkretisht për këtë më 27 janar të këtij viti. Sipas rezultateve pak mbi ½ prej tyre janë “pro”ndërtimit të Centralit “Belene”, mbi ¼ janë “kundër” dhe akoma po kaq nuk mund ta përcaktojnë.
Cilat janë konkluzionet bazë?
© Foto: BGNES
“Pavarësisht se 50 për qind nga bullgarët kanë gatishmëri për të marrë pjesë në referendumin e ardhshëm dhe 64,6 për qind prej tyre shprehin përkrahje për zhvillimin energjetikës bërthamore përmes ndërtimit të centralit të ri bërthamor, në dukje është mundësi referendumi të mos të jetë i vlefshëm – tregon sociologun Ilija Xhambazov. – Shkaku bazë është kërkesa e ligjshme se në pyetje duhet të marrin pjesë kaq qytetarë, saç kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Kombëtar. Mund të presim që deri në kutitë zgjedhore të shkojnë afro 3,5 milionë qytetarë bullgarë. Kurse që të jetë i vlefshëm referendumi do të jenë të domosdoshme 4 milionë e 350 mijë veta. Me fjalë të tjera, jemi të drejtuar përpara hipotezës se, Kuvendi Popullor do të jetë i detyruar të shikojë rezultatet e referendumit, por vendimi nuk do të lidhet me votë. Kërkesa e ligjit është që minimum 20 për qind nga të gjithë votuesit të kenë marrë pjesë në referendum dhe mbi 50 për qind prej tyre të jenë përgjigjur me “po”. Analiza tregon se, kjo do të jetë fakt.”
Dhe akoma – sqaroi Ilija Xhambazov:
“Gjendjet pozitive për zhvillimin e energjetikës bërthamore në shoqërinë bullgare janë shumë më të mëdha nga negativet. Përkatësia është 53,8 ndaj 21,1 për qind. Votimet pozitive për ndërtimin e Centralit “Belene”, pavarësisht dhe më të ulëta kundrejt këtyre për zhvillimin e energjetikës bërthamore, po kështu janë të larta. Afro 47 për qind janë “po” ndërtimit të këtij centrali, 26,5 për qind janë “kundër” dhe 26,7 për qind nuk mund të japin vendim. Vlerat më të ulëta pozitive kundrejt këtyre për referendum mund të sqarohen me problemet rreth financimit të këtij projekti të madh dhe të lidhurat me të politika korruptuese të nxjerra publikisht. Për pozitat e një qëndrimi pozitiv ndaj Centralit “Belene” është tregues fakti se, në qoftë se sqarohet mënyra e financimit të centralit, vetëm 12,6 për qind nga bullgarët do të mendojnë se, nuk duhet të ndërtohet centrali. Sa i përket financimit, është kategorik mendimi se, kryesisht ai duhet të jetë nga shteti bullgar ose nga Bashkimi Evropian. Bullgarët nuk e miratojnë idenë se investuesit e huaj të jenë në bazën e këtij projekti, pavarësisht nëse ato janë ruse ose perëndimore.”
Votimi më 27 janar 2013 do të realizohet në territorin e Bullgarisë, përfshi përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të vendit, si edhe të anëve lundruese nën flamurin bullgar. Në 36 shtete do të hapen 45 seksione, në të cilat do të votojnë qytetarët bullgarë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..