Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpërdorimi me dunat dhe me Fondin Pyjor

Ndërtimi mbi terrenin afër Nesebërit u ndalua, por duna aty tanimë nuk ka...
Foto: BTA
Viti 2012 filloi me një skandal, lidhur me pyllin bullgar. Rreth Festave të Fundvitit, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në Ligjin për Pyjet, të cilat të lehtësojnë ndërtimin e ski zonave të reja malore. Ja që ditët e para edhe të këtij viti shoqëria bullgare u trondit nga një skandal të ri me terrene pyjesh.

Përsëri në periudhën e euforisë së festave, makinat gërryese hynë në një terren me duna të mbrojtura rreth qytetit Nesebër dhe i rrafshuan si përgatitje për ndërtimin e një kompleksi të ri turistik. Pas shkeljes ekologjike depërtoi dhe një dallavere më serioze. Terreni, i nxjerrë nga Fondi Pyjor Kombëtar gjatë vitit 2008, më vonë i është i shitur një personi privat shumë nën çmimin e vet të tregut. Dhe pikërisht pas një dite, pronari i ri e ka rishitur për një shumë katër herë më të madhe! Një korrupsion i dukshëm, një shembull i qartë për një skemë për këmbim të terreneve pyjore shtetërore rreth detit ose në vendpushimet malore kundrejt tokave shumë më pak të vlerësuara në pjesë të tjera të vendit ose thjesht shitje kundrejt qindarkave.

Pas një proteste të mbrojtësve të natyrës, ndërtimi mbi terrenin e diskutueshëm rreth Nesebërit u ndalua. Por duna aty tanimë nuk ka... Në fakt, banuesit vendas pohojnë se, prej kohe dunat në rajon gërmohen në mënyrë të paligjshme për marrjen e rërës së nevojshme për ndërtimin e bujshëm rreth bregdetit tonë. Dhe prandaj vazhdimisht pakësojnë lartësinë e vet. Drejtori i Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve humbi postin e vet jo vetëm për shkak të kësaj marrëveshjeje të trashëguar, por edhe sepse nuk i ka reaguar sinjale të tjera për synime investuese në zonat e mbrojtura. Tundet karrigia dhe e drejtorit të Inspektoratit Regjional të Mjedisit dhe të Ujërave në Burgas, i cili ka ripohuar në fund të vitit 2012 leje nga viti 2008 të paraardhësit të vet për ndërtim mbi një terren me duna. Justifikimi i nëpunësit është se, dunat e mbrojtura akoma nuk kanë qenë në hartë dhe se ai nuk ka ditur, se në terrenin në fjalë ka pasur të tilla. Tjetër është çështja se, paraardhësi i tij nuk ka marrë nën vëmendje raportin e ekspertëve nga Akademia Bullgare e Shkencave, të cilët tregojnë vlerën natyrore të dunave, të shpallur për një kureshtje natyrore akoma gjatë vitit 1976.

Rasti nxjerr në pah një problem tjetër, të treguar dhe të vënë në dukje prej kohe nga ekologët. Në qoftë se në Bullgari ekzistonte transparencë të qëllimeve investuese dhe mundësi për rishikim të lejeve për ndërtim jo vetëm nga fqinjët e drejtpërdrejtë, por dhe nga i gjithë opinioni shoqëror, ata të cilët jetojnë në rajon menjëherë “do t’u hapin sytë” nëpunësit e përmendur, se aty ka duna, të cilat janë pjesë nga zona e cila hyn në rrjetin evropian “Natura 2000”. Një publicitet i ngjashëm i çdo gjëje lidhur me të drejtën e qytetarëve të një mjedisi të pastër rrethues dhe një natyrë të mbrojtur, kërkohet nga Konventa e Orhuskut, të ratifikuar, por akoma të paaplikuar nga Bullgaria, për të cilën Bullgaria ishte i kritikuar.

Për ndërprerjen e këmbimeve më në veçanti në terrene të mbrojtura, kabineti dhe mbrojtësit e natyrës po mendojnë bashkërisht ndryshime ligjore. Ndër to është ndalimi i ndërtimit në dunat bregdetare. Po ashtu përfshihet ndalimi i ndryshimit të destinimit të tokave, të cilat gjenden në territore të mbrojtura.

Në fakt, ndodhia me marrëveshjen skandaloze hodhi dritë mbi katër çështje të tjera problematike në bregdet. Qeveria vendosi që të stopohen të gjitha procedurat e filluara më parë në lidhje me shndërrimin e tokave të Fondit Pyjor në sheshe ndërtimi, që toka u shiten personave privatë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve këto marrëveshje janë gjithsej 3500. Një komision i Kuvendit Popullor do të hetojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga viti 2003 deri më sot. Marrëveshjet e rregullta do të zbatohen sipas rregullatorëve të 2012-ës. Nëse gjenden shkelje, atëherë shteti duhet t’ia kthejë investitorit taksat e paguara prej tij për ndryshimin e distilimit të tokës. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve tregojnë se nga viti 2003 deri më sot taksat e paguara për ndryshim të distilimit të terreneve pyjore janë në vlerë 38 mln euro. Nënkuptohet se të gjitha marrëveshjet do të dalin problematike, por shuma e kthimit sigurisht nuk do të jetë e ulët.

Rasti me “dunat” është një nga rastet e pakta, kur mbrojtësit e natyrës dhe qeveria veprojnë në një drejtim sa u përket ndryshimeve investuese. Kryeministri Bojko Borisov shprehu shpresën, se brezat e ardhshëm do të jenë falënderues si të mbrojtësve të natyrës, ashtu edhe të kabinetit për këtë, se kanë ruajtur natyrën nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi dhe në përgjithësi në vend. Dunat në fjalë të zhdukura pjesërisht tanimë janë në shumë vende nëpër bregdetin tonë me një lartësi 5-6 metra janë sipas ekspertëve ekosisteme unikale. Në to rriten vetëm bimë, të cilat nuk takohen në vende të tjera, ato mund t’u rezistojnë kripës së shumtë të tokës rreth detit dhe të thatësisë të madhe, pohon docenti Vellko Beserkov, drejtor i Institutit të Larmisë Biologjike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Beteja për natyrën bullgare akoma nuk është e fituar. Koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari” tanimë alarmon, se tekstet konkrete e përgatitura nga ministritë e ndryshme për ndryshime ligjore janë të përgjysmuara dhe nuk do të ndalojnë plotësisht shkeljet. Mjaft të stuhishme pritet të jenë debatet mbi çështjen, kur propozimet do të hyjnë në Parlament, ku janë të paraqitura mirë edhe lobit e mëparshme dhe të tanishme të “këmbimeve” të padrejta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD