Georgi Çerkin ka lindur në Sofje në vitin 1977 dhe mban emrin e gjyshit të tij – pianistit të famshëm Georgi Zllatev-Çerkin. “Mund të thuhet se tërë familja ime janë muzikantë – babai im merret me pop dhe xhaz. Unë jam trashëgimtar i violinistes së jashtëzakonshme Nedjallka Simeonova, e cila është motra e gjyshes sime. Kam shumë të afërm, të cilët gjithashtu janë lidhur me muzikën” – na tregon pianisti dhe shton se ka filluar të merret me muzikë nga kureshtja.
“Interesi im ndaj muzikës lindi që në moshën 5-6 vjeç. Njohja ime me veglën muzikore ndodhi në formën e lojës. Gradualisht fillova të njihem me tonet dhe akordet e ndryshme – thotë Georgi Çerkin – E gjithë kjo më bënte shumë të lumtur. Në moshën 7 vjeç u regjistrova në shkollën muzikore në kryeqytet, ku mësuesja ime e pianos ishte Antonina Boneva, u diplomova në akademinë “Santa Cecilia” në Itali. Atje mësova tek pedagogu i njohur Sergio Perticaroli. Më vonë specializova në Zalcburg të Austrisë te Karl-Heinz Kämmerling. Kam mësuar te muzikantë me famë botërore dhe jam shumë krenar për këtë.”
Georgi Çerkin është mbajtës i shumë çmimeve prestigjioze për kontributin e tij ndaj kulturës dhe artit bullgar – “Lira e kristaltë”, “Shekulli i artë” etj. Është laureat i një sërë konkursesh ndërkombëtare dhe kombëtare – “Alber Rusel”, “Talente të reja muzikore”, “Muzika dhe Toka”... Repertori i tij përfshin mbi 25 koncerte për piano. Interpretuesi virtuoz është bullgari i parë, i cili interpretoi në moshën 18 vjeç Koncertin e dytë për piano dhe orkestër të Rahmaninovit. Ka qenë solist i të gjitha orkestrave të njohura te ne dhe ka dhënë shumë recitale në Berlin, Bruksel, Nju Jork dhe në qytete të tjera.
“Mendoj se kam trashëguar gjenetikisht talentin e gjyshit tim. Për fat të keq ai ka vdekur dy muaj para lindjes sime dhe nuk kam kujtime për të. Kohët e fundit kam dëshirë të madhe për t’u marrë me kompozim dhe orkestrim” – thotë Georgi Çerkin. Ai është autor i orkestrimit të një sërë veprash të njohura për piano, ndër të cilat është “Stinët e vitit” vepër e Çajkovskit.
Po të klikoni mbi ikonën AUDIO do të dëgjoni interpretime të zgjedhura të Georgi Çerkinit
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..
Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria..
Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re..
Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të..