Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi televizioni bTV, duke cituar burime të veta.
Rruga profesionale e Kirill Mariçkovit si muzikant rock filloi në fillim të viteve 1960 si basist i grupit të parë rock bullgar "Bëndaracite". Më vonë, ai u bë një nga themeluesit e "Shturcite" - grupi me të cilin regjistroi dhe këndoi këngë të dashura nga disa breza. Grupi ka 8 albume në studio dhe këngë të shumta.
Në vitin 2010 Kirill Mariçkov u nderua me Urdhrin “Shenjtorët Kirili dhe Metodi” për meritat e tij veçanërisht të mëdha në fushën e kulturës dhe artit, dhjetë vjet më vonë mori çmimin më të lartë shtetëror – Urdhrin “Stara Pllanina” – shkalla 1.
Nga viti 2013 e deri më tani, Kirill Mariçkov arriti të takojë bullgarë nga e gjithë bota përmes koncerteve të tij me "Fondacijata" - grupi që bashkoi muzikantë të shkëlqyer si Ivan Leçev, Doni, Sllavço Nikollov dhe Venko Poromanski.
Muzikantët e "Fondacijata" po përgatisnin një koncert special më 30 tetor në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) për të shënuar 80-vjetorin e lindjes së Kirill Mariçkovit dhe për të performuar së bashku me publikun këngën e paharrueshme "Betimi":
"Betohem për Djallin dhe Zotin se do të bëj për ty atë që mundem. U betova!"
U prehtë në paqe!
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..