Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet e banesave në Bullgari – tendencë për ulje

Sipas të dhënave të statistikës kombëtare banesat sot janë me 38 për qind më të lira nga piku i çmimeve gjatë vitit 2008.
Foto: Boris Dimitrov
Nga fillimi i krizës në Bullgari banesat janë bërë dy herë më të pranueshme. Kjo do të thotë se, numri i viteve të domosdoshme për pagimin e një banese mesatarisht të madhe vetëm me të ardhurat e punës të një familje, po pakësohet më shumë se dy herë. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Popullore Bullgare dhe të Institutit Kombëtar të Statistikës, ekspertë nga MKB Junionbank kanë llogaritur se, në qoftë se përpara krizës një banesë është paguar për 7 vjet, sot kjo bëhet për më pak më shumë se 3 vjet.

Analizat janë bërë sipas standardeve ndërkombëtare, ku si të pranueshme konsiderohet një banesë, e cila mund të blihet dhe të paguhet për pak më shumë se 3 vjet dhe kjo vetëm me të ardhura nga rrogat e një familje. Analizat e ekspertëve tregojnë se, po pakësohet dhe pjesa e kredive të hipotekave në buxhetin familjar. Për shembull, në qoftë se gjatë vitit 2009, 43 për qind nga paratë e një familje ishin për shlyerjen e kredisë, gjatë vitit 2012 përqindja është vetëm 28 për qind. Shkaqet janë rënia e çmimit të banesave, kurse që këtu dhe përmasat më të vogla të kredive bankare dhe pakësimi i kamatës mbi kreditë. Sipas të dhënave të statistikës kombëtare banesat sot janë me 38 për qind më të lira nga piku i çmimeve gjatë vitit 2008.

Cilat janë tendencat e tregut me prona të patundshme gjatë këtij viti?

Viti 2013 vizatohet si një vit stabil dhe i qetë sipas brokerave dhe investitorëve. Çmimet e pronave në sektorin e banesave do të ruhen si edhe deri tani. Kontratat nuk do të jenë më shumë se vitin e mëparshëm, kurse kreditimi për blerje të banesës do të mbetet i ngushtuar. Si një tendencë tjetër në tregun për banesa vizatohet dhe mungesa e pronave me cilësi. Në të njëjtën kohë rreziqet mbeten. Nga njëra anë kjo është rritja e papunësisë. E cila i ngushton të ardhurat e familjeve dhe ata nuk ndërmarrin masa për blerjen e një shtëpie të re. Nga ana tjetër – rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë evropiane reflekton mbi atë bullgare. Agjencitë për prona të patundshme prognozojnë se, gjatë këtij viti tregu do të varet nga zhvillimi i ekonomisë evropiane. Sepse kriza, si në Bullgari, ashtu dhe në Evropë, nuk mund të evitohet për një vit. Aq më tepër se, fillimi i vitit të kaluar filloi me një optimizëm, i cili nuk u realizua. Prandaj analizatorët shpresojnë që kontratat dhe çmimet do të mbeten në nivelin prej 2012-ës.

Si gjatë vitit 2012, ashtu dhe gjatë këtij viti, më të kërkuara do të mbeten banesat nga segmenti i ulët ose i mesëm i çmimeve. Ato janë me vlerë midis 30 dhe 60 mijë euro. Më të lira nga këto apartamente janë ato me një dhomë të cilat gjenden në periferi të qytetit. Analizatorët e disa agjencive për prona të patundshme tregojnë se po shtohet interesi dhe drejt banesave me 3 dhomë, më në veçanti për nevojat e familjeve me fëmijë. Tendenca për pakësimin e pjesës së kreditimit gjatë blerjes së apartamentit mbetet dhe gjatë këtij viti. Tregu i banesave do të dominohet nga kontrata, tek të cilat pjesa bazë e mjeteve do të jenë kursimet personale. Familjet bullgare duket se frenohen prej borxheve suplementare, mbështeten më tepër te paratë personale, ku kreditë e hipotekave ndërmerren si një shumë plotësuese. Kjo periudhë është rrjedhojë nga pasiguria e përgjithshme ekonomike.

Investimet e huaja të cilat u pakësuan po kështu ndikojnë mbi tendencat e reja. Më në veçanti në pronat pushimore dhe të biznesit, ku deri përpara 3-4 vjetëve derdhej një sasi e madhe kapitalesh. Ekspertët ekonomikë janë optimistë, se vëllimi i qëndrueshëm i rrogës mesatare për vendin, si dhe çmimet më të ulëta të banesave janë premisë për aktivizimin e tregut dhe kjo mes pjesës aktive të popullsisë. Sepse vitet e fundit të krizës, të shënuar me pritje dhe pak frikësim, i kanë adaptuar njerëzit me të ardhura stabile ndaj kushteve të reja të tregut. Kështu ata përsëri fillojnë të planifikojnë blerjen e banesës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD