Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qytetarët e kanë fjalën për të ardhmen e energjetikës bërthamore në Bullgari

Pyetja e referendumit më 27 janar është “A duhet të zhvillohet energjetika bërthamore në Republikën e Bullgarisë përmes ndërtimit të centralit të ri bërthamor?”
Foto: BGNES
Më 27 janar do të zhvillohet referendumi i parë kombëtar gjatë periudhës demokratike të Bullgarisë. Qytetarët do të mund të deklarojnë pozitën e vet “pro” apo “kundër” zhvillimit të energjetikës bërthamore nëpërmjet ndërtimit të një centrali të ri bërthamor.

“Çfarë do të jetë vendimi i njerëzve të zakonshëm dhe sa prej tyre do të votojnë ditën e diel”, kjo mund të thuhet me siguri pas përfundimit të referendumit. Shkaqet për këtë janë dallimet e mëdha midis prognozave të sociologëve. Sipas studimeve më të hershme, më shumë se gjysma e shtetasve, që e kanë të drejtën e votimit do të votojnë në referendum. Mirëpo sipas një studimi të “Alpha Research”, që u zhvillua para pak kohe, bullgarët që kanë në plan të votojnë në referendum janë nga 25 deri më 35 për qind. Në qoftë se këto prognoza realizohen, kjo do të thotë se numri i votuesve nuk do të jetë i mjaftueshëm, që të merret parasysh rezultati i votimit. Ka të ngjarë që aktiviteti të tejkalojë 20 për qind dhe kjo do ta ngarkojë automatikisht parlamentin me marrjen e vendimit. Rreth 62 për qind e votuesve do ta përkrahnin zhvillimin e energjetikës bërthamore nëpërmjet ndërtimit të një centrali të ri atomik, kurse 38 për qind janë kundër kësaj ideje, tregojnë të dhënat e “Alpha Research”.

Darin Maxharov, 25 vjeçar, i cili ka mbaruar në degën e elektronikës dhe të shkencave kompjuterike në Gjermani, dhe Sllavi Panajotov, ekonomist për nga profesioni janë nga bullgarët, të cilët do të votojnë në referendumin ditën e diel. Ja se çfarë thanë ata para mikrofonit të Radio Bullgarisë për motivet, të cilat i kanë provokuar, që të jenë me pozitë aktive mbi këtë çështje:
“Mendoj se për njerëzit e zakonshëm, të cilët nuk kanë aspak përfytyrim për projekte të tilla, do të ishte shumë vështirë për të zënë ndonjë pozitë – mendon Darin. – Projekti për ndërtimin e Centralit Atomik “Belene” është shumë i shtrenjtë. Përveç kësaj jemi dëshmitarë se si vende të zhvilluara si Gjermania për shembull e ndalojnë zhvillimin e energjetikës bërthamore. Unë do të votojë me “jo”, sepse po të thuash “po”, ti duhet të ndërmarrësh një përgjegjësi të madhe për vendin tënd. Mjetet financiare për këtë projekt janë shumë të mëdha. Kjo do të thotë se të gjithë ne duhet të punojmë shumë, që t’i paguajmë huat e marra.”

Për Sllavi Panajotovin pjesëmarrja në referendum është një mundësi për ta ushtruar të drejtën e tij të votimit për të ardhmen e Bullgarisë në fushën e energjetikës bërthamore. “I ndjek me vëmendje deklaratat e politikanëve dhe ekonomistëve dhe tani për tani jam më tepër “pro” sesa “kundër”. Për mendimin tim energjetika jokonvencionale dhe e gjelbër nuk mund të zhvillohet mirë në Bullgari në të ardhmen e afërt. Prandaj mendoj se do të jetë më mirë në qoftë se kemi një central të ri dhe modern, i cili të kontribuojë për vendin stabil të Bullgarisë në fushën e energjetikës në Ballkan dhe në Evropë në përgjithësi.”

Ndër argumentet kryesore të kundërshtarëve të ndërtimit të centralit të ri atomik është çmimi i lartë i projektit, i cili do ta ngarkonte brezat e ardhshëm me pagimin e tij.

“Ndoshta është kështu, por nga ana tjetër çfarë do t’i lëmë brezit të ardhshëm, në qoftë se pas 5 ose 19 vitesh jemi një vend i varfër nga pikëpamja e energjetikës dhe fëmijët tanë paguajnë rrymë elektrike dy, ose tri herë më shumë – komenton Sllavi Panajotov. – Ose po të kthehet regjimi i rrymës elektrike nga përpara 20 vitesh. Prandaj mendoj se është më mirë ta ndërmarrim këtë risk, që të kemi një ekonomi dhe energjetikë më të mirë në të ardhmen, sesa të shpresojmë tek zhvillimi i paqartë i energjetikës së gjelbër.”

Ja se si e sheh të ardhmen e politikës energjetike të Bullgarisë Darin Maxharov: “Gjëja e parë që duhet të bëjmë është lidhur me përmirësimin e efikasitetit tonë energjetik. Së pari duhet të merremi me gjërat më të vola, për shembull me sanimin e pallateve. Tani ka programe shumë të mira për këtë qëllim. Me sa e di, ne disponojmë kapacitete të mjaftueshme, që të prodhojmë energji elektrike për vetveten. Kështu qe sipas meje kërcënimet se do të jemi të varur nga vende të treta, janë të tepërta.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD