Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vallë, a do të zhvillojë Bullgaria energjetikën bërthamore?

Hapja e projektit “Belene” u bë molla e sherrit, që provokoi referendumin kombëtar.
Foto: BGNES
Referendumi i parë kombëtar në historinë e Bullgarisë pas ndryshimeve demokratike iu kushtua energjetikës bërthamore. Ditën e diele, më 27 janar, më se 60 për qind nga të votuarit, ose 1 milion e gjysmë veta, iu përgjigjën “po” pyetjes: “A duhet të zhvillohet energjetika bërthamore në Bullgari nëpërmjet ndërtimit të centralit të ri bërthamor?”. Duhet të rikujtojmë, se Bullgaria është anëtare e klubit botëror bërthamor, në të cilin anëtarësojnë 30 shtete nga 191 vende gjithsej anëtare të OKB-së. Centrale atomike ka në 14 vende të BE-së, dhe lidere e padiskutueshme është Franca.

Mirëpo, debati për energjetikën bërthamore në Bullgari nuk ishte në nivel ekspertësh, por më tepër në nivel politik. Ai u shndërrua në një fushë betejash midis forcave kryesore politike – partisë në pushtet GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare në opozitë. Ekspertët komentojnë, se rezultatet e këshillimit popullor mezi do të ndikojnë mbi ndërtimin e centralit të ri atomik dhe mezi do të zgjidhin fatin e energjetikës bërthamore bullgare. Ky akt më tepër do të bëhet pjesë e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare gjatë verës. Molla e sherrit, që provokoi referendumin, ishte ndërtimi i Centralit të dytë Elektrik Atomik “Belene”. Projekti, që kaloi përmes dy rifillimeve nga dy kryeministra dhe nga rimëkëmbja e tij në vitin 2002 deri në ngrirjen nga qeveria e tanishme, gëlltiti 700 mln euro. Dhe kur të gjithë menduan, se faqja u mbyll, ai prapë u vu në një stres test, por kësaj radhe jo ekspert, por politik. Partia në pushtet dhe kabineti Borisov janë të bindur, se projekti i centralit të dytë atomik është i dëmshëm për vendin, sepse do të kushtojë më se 10 mlrd euro, ndërsa ekonomia bullgare nuk është në gjendje të përfshihet në realizimin e tij. Për më tepër, se kamatat vjetore do të jenë më se 1 miliard leva, ose gjysmë miliard euro. Mirëpo qeveria nuk është kundër energjetikës bërthamore në përgjithësi, ajo ka në plan të zhvillojë kapacitete bërthamore në Centralin e parë Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Nismëtarët e referendumit, që përkrahën ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”, janë nga Partia Socialiste Bullgare në opozitë. Sipas tyre ndërtimi i centralit të ri atomik është me rëndësi të madhe për Bullgarinë, ndërsa realizimi i projektit të Centralit Atomik Elektrik “Belene” do të kushtojë afro 6.3 miliard euro. Argumentet janë, se energjetika atomike është më e lirë, ndërsa në Bullgari dhe në mbarë rajon pritet një deficit i energjisë elektrike.

Çfarë ndodhi në referendumin ditën e diele?

Siç pritej, bullgarët treguan një aktivitet të ulët dhe pak më se 20 për qind votuan. Kështu çështja për centralin “Belene” do të rikthehet për diskutim në Parlament. Sipas të dhënave të sociologëve numri i bullgarëve të rinj, që votuan me “po” i është baras numrit të atyre, që votuan me “jo”. Në këtë sfond rezultati te më të moshuarit tregon në mënyrë kategorike një epërsi të përkrahësve të centralit të dytë atomik. “80 për qind nga shtetasit bullgarë nuk votuan, gjë që vjen të sugjerojë, se ata thonë “jo”, komentoi zëvendës kryeministri Cvetan Cvetanov. “Afro një milion e gjysmë bullgarë shprehën pozitën në referendumin e parë në Bullgari brenda 23 viteve të fundit – përgjithësoi rezultatet lideri i Partisë Socialiste Bullgare Sergej Stanishev. – Është kategorike përkrahja e shtetasve bullgarë, të cilët morën pjesë në votimin, për ndërtimin e centralit të ri bërthamor në Bullgari.”

Drejtori i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, z. Valentin Nikollov është i mendimit, se me referendumin u vu fillimi i një procesi, në të cilin të kërkohet dhe të dëgjohet mendimi i popullit. Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, z. Deljan Dobrev shpjegoi, se është më e logjikshme dhe me efektivitet më të madh ekonomik të ndërtohet një bllok i ri në sheshin e centralit të vjetër, për shkak të infrastrukturës ekzistuese. “Ne jemi një parti me pozitë konsekuente dhe kemi miratuar ndërtimin e reaktorit të shtatë të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Aktualisht Bullgaria është një forcë bërthamore, ajo disponon reaktorë bërthamor dhe do të ndërtojë një reaktor të ri në sheshin e centralit “Kozlloduj”, deklaroi kryeministri Bojko Borisov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD