Rosen Gergov ka lindur në qytetin Vraca gjatë vitit 1981 dhe filloi t’i bjerë pianos akoma në moshën 5 vjeçe. Si nxënës në Shkollën Muzikore “Ljubomir Pipkov” të Sofjes ai fitoi konkurse bullgare dhe ndërkombëtare. Në moshën 15 vjeçe Rosen Gergov tregoi interes edhe ndaj dirigjimit... dhe tani emri i tij shumë shpesh është i pranishëm në afishet e orkestrave elite nga e gjithë Evropa.
Po të doni të mësoni më tepër rreth karrierës së mrekullueshme të Rosen Gergovit dhe të dëgjoni ekzekutime të orkestrave nën dirigjimin e tij klikoni AUDIO.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaDuke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy..