Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me muzikën e këngëtarit Stanisllav Sllanev – Stenli

Foto: BGNES
Karriera krijuese e Stenlit filloi në grupet “Takt” dhe “Paralel 42”. Stenli ka mbaruar në degën e muzikës zbavitëse të Akademisë Muzikore në kryeqytet. Ka qenë gjithashtu solist i grupit “Tangra” dhe i grupit “Sprint”, kurse në vitin 1990 filloi karrierë më vete. Stenli ka një stil origjinal, i cili e dallon nga interpretuesit e tjerë bullgarë. Gjatë vitit të njëjtë, më 1990, doli në treg albumi i parë i këngëtarit “Lotët e endacakut”. Dy vjet më vonë, në vitin 1992 muzikanti nxori në treg akoma një album – “Rruga drejt tempullit”.

Më 1992 dhe 1994 Stenli mori çmimin “Këngëtari i vitit”, nga Akademia kombëtare rock. Në të njëjtën kohë ishte gati dhe kënga “Lja lja lja”, me të cilën këngëtari mbeti dhe në historinë muzikore botërore – në albumin “Europodium 92”, bashkë me Annie Lenox, U2, Zucchero. Stenlit i pëlqen të eksperimentojë në kompozimet e tij duke e gërshetuar stilin rock me folklorin bullgar. Në festivalin për muzikë zbavitëse “Orfeu i artë” në vitin 1998 ai mori çmimin e tretë për këngën e tij “Njeriu nga lagja”.

Stenli vazhdoi karrierën e tij aktive krijuese gjatë viteve 90 dhe përgatiti akoma një album – “Si e ke emrin” (1994). Këngëtari ka punuar edhe për disa pjesa teatrale si “Stuhia” në Teatrin dramaturgjik “Konstantin Veliçkov” – Pazarxhik. Për të mori nominim për “Askeer”. Muzika për pjesën “Nata e Kardinalit” në Teatrin “Sëllza i Smjah” (“Loti dhe të Qeshurit”) gjithashtu është vepër e Stenlit .

Stenli ka marrë pjesë dhe në disa projekte të kolegëve të tij. Ka krijuar muzikë për albumin e këngëtares Irra Albumi i ngjyrshëm” nga viti 2002, si dhe për të shoqen Ljudmilla Sllaneva – Loko. Ai është autori i muzikës dhe i orkestrimeve të këngëve të përfshira në albumin e saj “Ti mundesh” nga viti 2005.

Në vitin 2004 Stenli nxori albumin “Më e mira”, ku janë grumbulluar hitet e tij të mëdha. Pas një pauze shumëvjeçare, në fund të 2012-ës ai u kthye me këngën “Rikthimi”. Muzika përsëri është vepër e tij, teksti është shkruar nga Dani Rashev, kurse regjia e spotit të këngës është e Nikollaj Mutafçievit. Kështu Stenli shënoi jubileun e vet të 30-të krijues.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Sibila Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD