Në qendrën e lagjes prestigjioze “Lozenec” në Sofje dhe në afërsi të rezidencës qeveritare gjendet lokaliteti Kryqi. Dikur në këtë vend janë organizuar ndeje të mëdha. Emri i lokalitetit ka të bëjë me një kryq guri i cili u vendos pas Çlirimit të Bullgarisë më 1878. Sipas historianëve, ky është monumenti i parë memorial në kryeqytetin e Shtetit të Tretë Bullgar.
Kryqi u vendos falë ndihmës financiare të banorëve të “Lozenec”-it në përkujtim të dëshmorëve. Patriku i atëhershëm Ekzarh Josif ia dha monumentit bekimin e vet. “Kryqi dallohet për nga forma dhe mbishkrimi, duke personifikuar një mendim modern. Ky monument duket ndryshe në raport me kryqet karakteristike për shek. XIX-të”, komentoi znj. Katelina Saltirova-Pavllova. Ajo është eksperte në ndërmarrjen bashkiake “Sofja e vjetër”.
“Disa vite me radhë në lokalitetin Kryqi kryeqytetas dhe banorë të fshatrave përreth janë mbledhur për të festuar Ditën e Çlirimit. Dikur në Ditën e Ngjitjes së Jezusit në qiell në këtë vend janë organizuar festa të ndryshme lidhur me kryqin – sqaroi ekspertja. – Të ardhurit e parë janë vendosur në Lozenec me tufë delesh dhe dalëngadalë kanë filluar të ndajnë tokën. Pas viteve të 80-ta nuk kishte ndeje më. Praktika e mbledhjes së njerëzve dhe e festimeve u prish krejtësisht gjatë viteve 20-ta të shek. XX-të, kur në Lozenec filluan të vendoseshin të ardhurit nga lufta.”
© Foto: Darina Grigorova
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..