Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryqi në lagjen e Sofjes “Lozenec”

Foto: Darina Grigorova

Në qendrën e lagjes prestigjioze “Lozenec” në Sofje dhe në afërsi të rezidencës qeveritare gjendet lokaliteti Kryqi. Dikur në këtë vend janë organizuar ndeje të mëdha. Emri i lokalitetit ka të bëjë me një kryq guri i cili u vendos pas Çlirimit të Bullgarisë më 1878. Sipas historianëve, ky është monumenti i parë memorial në kryeqytetin e Shtetit të Tretë Bullgar.

Kryqi u vendos falë ndihmës financiare të banorëve të “Lozenec”-it në përkujtim të dëshmorëve. Patriku i atëhershëm Ekzarh Josif ia dha monumentit bekimin e vet. “Kryqi dallohet për nga forma dhe mbishkrimi, duke personifikuar një mendim modern. Ky monument duket ndryshe në raport me kryqet karakteristike për shek. XIX-të”, komentoi znj. Katelina Saltirova-Pavllova. Ajo është eksperte në ndërmarrjen bashkiake “Sofja e vjetër”.

“Disa vite me radhë në lokalitetin Kryqi kryeqytetas dhe banorë të fshatrave përreth janë mbledhur për të festuar Ditën e Çlirimit. Dikur në Ditën e Ngjitjes së Jezusit në qiell në këtë vend janë organizuar festa të ndryshme lidhur me kryqin – sqaroi ekspertja. – Të ardhurit e parë janë vendosur në Lozenec me tufë delesh dhe dalëngadalë kanë filluar të ndajnë tokën. Pas viteve të 80-ta nuk kishte ndeje më. Praktika e mbledhjes së njerëzve dhe e festimeve u prish krejtësisht gjatë viteve 20-ta të shek. XX-të, kur në Lozenec filluan të vendoseshin të ardhurit nga lufta.”

© Foto: Darina Grigorova

Kisha “Metamorfoza e Shpëtimtarit”

Në fakt, kështu lindi lagja e re “Lozenec” në Sofje – mbi tokat e dikurshme të mbjella me hardhi, të quajtur Korubaglar. Gjatë viteve të 30-ta banorët e lagjes kanë themeluar një komitet për të ndërtuar kishë. Z. Manoll Petrov ka dhuruar një copë toke në afërsi të Kryqit. Sipas vullnetit të tij në oborrin e kishës duhej të vendosej kryqi me qëllim ruajtjen e tij. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi, sepse në fillim të viteve të 40-ta vendi u nacionalizua. Mirëpo, pronarët e tokës nuk morën kompensim, edhe pse për këtë kanë insistuar peshkopët në rajon. Çështja u zgjedh pas ndryshimeve demokratike dhe më 1992 filloi së ndërtuari kisha “Shën Minai” që kishë u mundësua nga parat e banorëve të lagjes. Financat nuk u mjaftuan për t’u përfunduar tempulli i krishterë dhe për t’u mbishkruar. Zhvendosja e kryqit sërish u shty për më vonë. Ndërkohë gjatë 2005-ës kryqi u shpall monument kulturor dhe Instituti i përmendoreve kulturore në Bullgari rekomandoi që ai të zhvendoset dhe të rinovohet. “Kështu më 18 qershor 2011 me ndihmën e Mitropolisë së Sofjes e zhvendosëm kryqin në pjesën veriore të kishës “Metamorfoza e Shpëtimtarit”, tha znj. Pavllova.

Ajo vuri në dukje se megjithëse kryqi është zhvendosur disa herë me radhë, ai gjithmonë ka qenë në rajonin ku fillimisht është ngritur. Ndaj monumentit është ngjitur një tabelë informative e cila rrëfen për historinë e tij.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD