Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dritë e gjelbër” për pistat e reja të skijimit në malin Pirin

Foto: BGNES
Në sfondin e protestave në masë kundër faturave të larta të rrymës dhe një ditë para kabineti Borisov të japë dorëheqje, Ministria e Mjedisit dhe Ujërave në Bullgari lejoi ndërtimin në malin Pirin. Mirëpo, në planin e menaxhimit të malit nuk janë të parashikuara pista të reja të skijimit në vendpushimin dimëror Bansko. Megjithëse mbrojtësit e natyrës u hodhën në protestë, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh.

Pse ua dha aq shpejt “dritë të gjelbër” ndërtimit të malit Pirin? U miratuan ndryshime në planin e menaxhimit pak kohë para se ai të skadojë dhe jo kur duhet të diskutohet plani i ri. Kjo ishte një strategji e menduar mirë. U lejua ndërtimi i pistave të reja të skijimit në Bansko në moment kur shteti është përfshirë nga protesta dhe kur qeveria dha dorëheqje. Në fakt, forca e kundërshtarëve u dobësua sepse aktualisht askush nuk interesohet për malin Pirin, komentojnë mbrojtësit e natyrës nga Koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari”.

Çfarë ndodhi? Për herë të parë në historinë e Këshillit të Lartë të Ekologjisë nuk u lejua vota e përfaqësuesve nga Akademia Bullgare e Shkencave, institutet e tjera shkencore, universitetet dhe nga organizatat joqeveritare. Për herë të parë u miratuan ndryshime në planin e menaxhimit pa u bërë vlerësimi i detyrueshëm i ekologëve dhe pa u bërë vlerësimi për pajtim me rrjetin evropian “Natura 2000”. Mbrojtësit e natyrës në vend kujtojnë se vlerësime të parqeve bëhen bile kur këto të fundit pajisen me karrige, tavolina e tualete etj.

Koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari” vë në dukje se ndërtimi në Parkun Kombëtar “Pirin” është i lejuar në një sipërfaqe prej 2188 akrash. Mirëpo, Këshilli i Lartë i Ekologjisë e pesëfishoi këtë sipërfaqe, duke lejuar ndërtimin në 8951 akra. Bëhet fjalë për 600-800 mijë drurë shumëshekullorë, të cilët do të asgjësohen.

Leja për ndërtimin e pistave të reja të skijimit u kërkua nga Bashkia Bansko. Mirëpo, bashkia ende nuk ka përkufizuar propozimet konkrete të zhvillimit të zonës së skijimit. Sipas ligjit pa u hartuar një plan i tërë i menaxhimit, nuk vijon të jepet leja.

Mbrojtësit e natyrës komentojnë se shkelen tri direktiva evropiane – e habitateve, e shpendëve dhe e vlerësimit ekologjik. Gjithashtu shkelen edhe tri ligje bullgare – i territoreve të mbrojtura, i larmisë biologjike dhe i mbrojtjes së mjedisit. Për herë të radhës do të kërkohet ndihma e Brukselit. “Do të insistojmë për tri procedura penale për shkeljen e legjislacionit evropian nga ana e qeverisë bullgare”, deklaruan mbrojtësit e natyrës.

Në qoftë se Evropa e gjobojë Bullgarinë për asgjësimin e malit Pirin, kush do të paguajë – populli, ndërmarrësi i cili përfton ose qeveria e cila e lejon këtë të fundit që të shkelë legjislacionin evropian?

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD
Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD